Author: Jeta almakos

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Dimitar Kovaevski, se do të dërgojnë amendamente në Ligjin për Amnisti. Ai ka pyetur se çfarë pune bënë Kovaçevski në mbledhjet e Qeverisë kur vijnë propozimet të tilla. “Shpresoj se Kovaçevski nuk është turist në mbledhjet e Qeverisë dhe kur vijnë tekstet e propozim-ligjeve fiton informacion të detajuar se çfarë përmbajnë ato ligje, posaçërisht ligje të këtilla specifike, dhe ai i lexon. Nëse nuk e  ka bërë këtë, atëherë duhet një orë e më parë të largohet nga vendi që është. Ligji ende nuk është sjellur në Parlament, po flasim…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetik njofton se ka marrë vendim për uljen e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,44%. Nga atje thonë se çmimi i shitjes me pakicë i benzinës ЕUROSUPER BS-98 ulet për 2,00 denarë/litër, ndërsa çmimi i derivateve tjera nuk do të ndryshojë. Nga mesnata derivatet e naftës do të shiten me këto çmime: ЕUROSUPER BS – 95 – 87,00 (denarë/litër) ЕUROSUPER BS – 98 – 89,00 (denarë/litër) ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 85,50 (denarë/litër) Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 85,00 (denarë/litër) Mazut М-1 SU – 48,715 (denarë/kilogram).

Lexo më Shumë

Më 21 shtator në Maqedoni janë importuar mbi 20 ton qumësht nga Serbia, me afat përdorimi deri më 3 shkurt 2024 dhe I njëjti është lëshuar në qarkullim edhe pse është detektuar amflatoksin M1 mbi nivelin e lejuar maksimal. Akuzat vijnë nga VMRO-DPMNE-ja duke kërkuar përgjegjësi nga kompetentët. “Kush dhe pse ka lejuar që qumështi ku është detektuar amflatoksin M1, nga Serbia të lejohet për përdorim në Maqedoni. Sa janë sasitë e qumështit të importuar që kanë përfunduar nëpër marketet e vendit dhe nëse Agjencia për Ushqim dhe Veterinari ka vepruar sipas gjetjeve të testimit” – tha Cvetan Tripunovski, VMRO-DPMNE. Përhapje…

Lexo më Shumë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka njoftuar se me urdhër të Gjykatës, në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in, njësia speciale e Policisë së Kosovës, ka zhvilluar sot aksion për bastisje në pesë (5) lokacione të ndryshme në komunat e pjesës veriore të Kosovës, kryesisht në pronat të cilat tanimë janë të evidentuara si prona të të dyshuarve për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, Milan Radoiçiq dhe Vladimir Radojeviç “Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se operacioni policor ndërlidhet me sulmin terrorist të datës 24.9.2023, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, si dhe urdhër kontrolli është zhvilluar…

Lexo më Shumë

Avokati Goran Petronijeviq ka lexuar para pak minutash një letër të nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Rajodiçiq. Në atë letër, Radojiçiqi pranoi se ka qenë organizator i sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Por, ku është Petronijeviq? Radio Evropa e Lirë raporton se Goran Petronijeviq ka qenë “vëzhgues” në zgjedhjet e mbajtura javë më parë nga autoritetet ruse në territoret e pushtuara ukrainase. Një vëzhguese në një qendër votimi gjatë zgjedhjeve lokale të organizuara nga autoritetet ruse në Donjeckun e kontrolluar nga Rusia, Ukrainë, më 9 shtator 2023. Përgjatë regjimit…

Lexo më Shumë

Millan Radoiçiç e ka pranuar se ka qenë në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 Shtator dhe se i ka bërë të gjitha përgatitjet logjistike për ngjarjet e asaj dite. Ai e ka bërë këtë deklaratë përmes një letre të lexuar nga avokati i tij Goran Petronijeviq për publikun nga Beogradi. Si pasojë e përleshjeve të Policisë me një grup të armatosur në këtë pjesë në veri të Kosovës – të banuar me shumicë serbe – kanë vdekur një zyrtar policor dhe tre sulmues. “Arsyeja e kthimit tonë ishte inkurajimi i serbëve, popullit të asaj zone, për t’i rezistuar terrorit…

Lexo më Shumë

Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së në Click Plus në TV21 shprehu pretendime se personi që ia ka dhënë USB-në kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi i ka sjell edhe “kërkim falje” nga ish kryeministri dhe ish lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski. Kërkim falja e Gruevskit i cili për momentin gjendet në Budapest të Hungarisë, ka të bëjë sipas Mickoskit për incidentin me gotën e ujit në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Sipas Mickoskit, edhe pse thotë se Xhaferi do ta demantojë këtë, ai ka thënë: “Mirë pra, nuk është problem, me ujë më ka gjuajtur, jo me acid” “E gjitha kjo…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot nga foltorja e kuvendit duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve tha se grupi parlamentar i LSDM-së do të parashtrojë amandament nëse ekziston mundësia që të amnistohen persona të dënuar nga vrasja në Liqenin e Smillkovës. “Sapo ligji të hyjë në procedurë kuvendore, nëse ka raste të tilla të cilat i përmendni, grupi parlamentar i LSDM-së do të parashtrojë amandament me të cilin të njëjtët do të përjashtohen nga mundësia për amnisti”, tha Kovaçevski. Deputeti Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE e pyeti kryeministrin nëse si prind është i gatshëm që t’i aministojë ndihmësit në vrasjen në Liqenin…

Lexo më Shumë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, bëri thirrje për tërheqjen e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës. Kjo thirrje e liderit serb vjen në kohën kur autoritetet e sigurisë kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se është rritur prania e njësive speciale të Policisë së Kosovës në pjesën veriore. Gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Danimarkës, Lars Rasmussen, në Beograd më 28 shtator i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrë të gjitha masat për të parandaluar “lëvizjet e rrezikshme dhe të papërgjegjshme të Prishtinës” dhe “të mbrojnë popullatën serbe”, njoftoi Presidenca serbe. Vuçiç e cilësoi…

Lexo më Shumë

Gazetari Ilir Mirena, i ka reaguar publicistit Veton Surroi i cili ka krahasuar “Grupin Kumanova”, me grupin terrorist i cili vrau policin Afrim Bunjaku. “Organet e njësisë paraushtarake shqiptare etnike që sulmuan N.Maqedoninë (2015) u çmuan si heronj në Kosovë. Pjesëtarët e njësisë paraushtarake etnike serbe që sulmuan Kosovën (2023) u çmuan si heronj në Serbi. ” dyja gabim! Dy gabime nuk bëjnë një të drejtë!” – shkroi Surroi. Mirena e ka pyetur Surroin, se si mund ta krahasoj Beg Rizajn, i cili u vra në Maqedoninë e Veriut, me Milan Radojiçiq Postimi i plotë: Qysh bre Beg Rizajn e…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga sot njoftoi se do të ndërtohet objekt i ri për burgun e Idrizovës, shkruan TV21. Lloga tha se deri sa të zgjidhet çështja kushteve përmes objekti të ri, duhet të miratohet Ligji për amnisti, në mënyrë që të lirohen vendet në burgje. “Janë kryer procedurat për ndërtimin e burgut të ri dhe besoj se deri në fund të nëntorit do të fillojë tenderi publik dhe besoj për afat prej 6 muajve, sepse deri në 9 muaj mund të marre masa, do të fillojë në vitin 2024 edhe me gurthemelin e burgut të Idrizovës, me çka…

Lexo më Shumë

“Prania e fëmijëve në rrjete sociale të zyrtarëve të lartë të pushtetit qendror dhe atij vendor, është e patolerueshme pasi kërcënon të drejtat dhe dëmton imazhin e tyre, madje edhe në rastet kur marrin leje nga prindërit”. Kështu theksojnë organizatat merren me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Maqedoninë e Veriut. Ky reagim u bë pasi gjatë promovimit të aktiviteteve të tyre, zyrtarët e lartë të shtetit në forma të ndryshme përfshijnë edhe praninë e fëmijëve të moshës nën 16-vjeçare, megjithëse të gjithë theksojnë se kanë autorizim nga prindërit. Në gusht, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në…

Lexo më Shumë