Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje të grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës në orët e para të mëngjesit të së dielës. Në këto pamje shihet nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radojiçiq, për të cilin Sveçla ka thënë se është udhëheqësi i grupit terrorist dhe i sulmit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Pamjet janë filmuar nga droni i Policisë së Kosovës, derisa në pamje shihet edhe momenti kur terroristët vërejnë dronin. Radojiçiq shihet se posa e sheh dronin, ul kokën, derisa të tjerët fillojnë të vendosin kapelat për të mbuluar fytyrat, pastaj futen…
Author: Jeta almakos
Pak çaste pas përfundimit të aksionit të Policisë së Kosovës në Banjskë, është deklaruar sërish kryeministri Kurti. Përmes një postimi në “Facebook”, shefi e ekzekutivit ka hedhur akuza në drejtim të Beogradit për ngjarjet e së dielës, duke dhënë edhe detaje nga takimi i 2 majit, përcjell lajmi.net. Veç kësaj, Kurti u bëri thirrje serbëve që të çlirohen nga veglat terroriste. Më poshtë edhe postimi i plotë:
Policia e Kosovës ka përfunduar bastisjet nëpër shtëpitë dhe objektet në dhe përreth fshatit Banjskë të Zveçanit, dy ditë pas përleshjeve të armatosura me një grup personash, ku mbeti i vrarë një polic dhe tre sulmues të dyshuar. Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, tha për Radion Evropa e Lirë se ky fshat do të vazhdojë të jetë i bllokuar deri të paktën në orën 09:00 të 27 shtatorit, kur pritet që autoritetet të vendosin se si do të veprojnë në vazhdim. Ai tregoi se aksioni i bastisjeve ka përfunduar në orët e pasdites të ditës së…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, nga manifestimi “Ballë për ballë për mundësi të barabarta”, organizuar nga Sekretariati për Mundësi të Barabarta – dega e BDI-së në Çair, gjatë fjalimit të tij tha se shumë kundërshtarë të tij e kanë halë në sy, por ai nuk është fajtor që fiton prej 22 vjetësh. Ahmeti duke iu referua zhvillimeve politike tha se ai e pranon rivalitetin me kundërshtarët politikë në vend, por jo rivalitetin deri në shpifje dhe armiqësi. “Unë jam shumë i vetëdijshëm që jemi halë në sy për shumë kundërshtarë politikë që kemi krijuar për 22 vjet,…
SPB Shtip ka paraqitur kallëzim penal kundër M.Sh.(26) nga fshati Labunishtë, Strugë, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale të prodhimit dhe shitjes së paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve. “I akuzuari, i cili ishte duke vuajtur dënimin në burgun e Shtipit, ka organizuar dhe blerë heroinë, e cila i është dorëzuar në pako me produkte të tjera me postë ekspres në burg, me qëllim të shitjes së saj”. “Gjatë kontrollit nga punonjësit e burgut është gjetur dhe konfiskuar heroina”, thonë nga MPB Maqedoni.
Lotaria Shtetërore, në përputhje me Ligjin për Lojërat e Fatit, është e vetmja kompani tregtare për organizimin e lojërave të fatit në të cilën Republika e Maqedonisë së Veriut ështe themeluesja ose aksionari me 51% të principalit bazë. Vetëm Lotaria Shtetërore mund të organizojë lojërat e fatit elektronike dhe të internetit në mënyrë të pavarur ose së bashku me organizatorë të tjerë dhe ky autoritet buron nga dispozitat e nenit 7 paragrafi 3 të Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese. Për realizimin e dispozitave ligjore të lartpërmendura, Lotaria Shtetërore dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë…
Milorad Dodik, presidenti i etnitetit serb të Bosnje-Hercegovinës, Republika Srpska ka sinkronizuar vendimet me presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Në fakt, Qeveria e Republikës Srpska shpalli 27 shtatorin Ditë zie pas vrasjes së tre terroristëve serbë në Zveçan. Vendimi për shpalljen e Ditës së Zisë është marrë pas një video-mbledhjeve, njofton N1 Sarajevë. Flamujt në institucione do të ulen në gjysmështizë, ndërsa përmbajtja televizive dhe radiofonike, si dhe të gjitha aktivitetet sportive dhe argëtuese të planifikuara për atë ditë, do të përshtaten me Ditën e Zisë. Kujtojmë se Qeveria e Serbisë në seancën e sotme të jashtëzakonshme e shpalli 27 shtatorin Ditë…
Velimir Bujanec i ka dhënë mbështetje policisë së Kosovës në aksionin e fundit në Veri të vendit, përcjell agjencia e lajmeve INA. “MBËSHTETJE PËR MBROJTËSIT E KOSOVËS: Shtet të plotë dhe dhe liri përfundimtare për shqiptarët, ndërsa për agresorin serbomadh – pashallëku i Beogradit! Të dashur miq shqiptarë, mos e dhuroni pavarësinë tuaj dhe shtetin e ri të Kosovës! Jini të lirë dhe të denjë për paraardhësit tuaj trima! Zoti i dashur dhe kujtimi krenar i heroizmit të Adem Jasharit ju udhëzoftë në luftën tuaj të drejtë! Së bashku në vitet nëntëdhjetë, bashkë tani: VËLLA ME VËLLA, SHQIPTARI ME KROATIN”,…
Brukseli ka dështuar në negociata mes Kosovës dhe Serbisë dhe marrëveshja e formuluar nuk ka asnjë vlerë. Kështu shkruan e përditshmja gjermane “Die Welt” e cila përmes një artikulli të gjatë thotë se i Dërguari i Posaçëm për dialogun mes dy vendeve, Miroslav Lajcak, duhet të ishte shkarkuar, transmeton Euronews. “Është e hidhur të shohësh se si europianët – njësoj si më parë në Siri dhe Libi – edhe në rastin e Kosovës po dështojnë strategjikisht dhe politika europiane gjendet faktikisht para një grumbulli me rrënoja. Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, e formuluar nën drejtimin gjermano-francez, sipas gazetës gjermane, nuk…
Deri të premten, pritet të marrë një epilog përfundimtar rasti me 13 nxënësit shqiptarë të Idrizovës. Kështu paralajmëroi ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri duke shtuar se epilogu përfundimtar do të varet nga vendimi i Inspektoratit të Arsimit që këtyre ditëve duhet t’i dorëzohet dikasterit të Arsimit. 13 nxënësit shqiptarë akoma nuk kanë nisur klasën e gjashtë në vitin e ri shkollor për shkak se në shkollën fillore “Njegosh” të Komunës Gazi Babë nuk realizohet mësimi shqip nga klasa e gjashtë deri atë të nëntë. Ministri Shaqiri kujtoi komunën e Gazi Babës dhe prindërit e nxënësve maqedonas se zgjidhja afat shkurte…
Ndërmarrja publike “Drislla” po përballet me dënim prej 110 deri 120 mijë euro, ndërsa drejtori me dënim prej gjashtë mijë euro pas mbikëqyrjes së kryer të jashtëzakonshme inspektuese, pas paraqitjes së qytetarëve nga fshati Batincë me ç’rast është konstatuar se në “Markova Reka” ka koncentrime më të mëdha të substancave ndotëse nga sasia e lejuar. Nga Qeveria sot informuan se mbikëqyrja e jashtëzakonshme inspektuese është kryer më 4 shtator dhe se vizuelisht është konstatuar se ka ndotje në “Markova Reka” me materie të lëngshme ngjyrë kafe, por nuk është ndjerë kurrfarë kundërmimi. Ditën e njëjtë nga ana e laboratorit të…
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur se ishte i gatshëm të ndërhynte nëse kërkohej pas sulmit terrorist që ndodhi në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vdekur rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Në një komunikatë për media të martën, KFOR-i ka thënë se ishin të pranishëm në zonë duke vëzhguar aksionin e Policisë së Kosovës. Shton se kanë vepruar ngushtë me institucionet e Kosovës dhe EULEX-it. “Siç është theksuar edhe në deklaratën e KFOR-it të lëshuar më 24 shtator 2023, pas sulmit të kryer kundër Policisë së Kosovës në Banjskë, Policia…

