Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, në tre mujorin e dytë të vitit 2023 janë lindur 4.019 fëmijë dhe në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin e kaluar ka ulje prej 8.9%. Numri i të vdekurve në tremujorin e dytë të këtij viti shënon rënie prej 0.5% në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Sipas të dhënave, rritja natyrore është negative, 711 persona, përkatësisht numri i lindjeve është më i vogël se numri i të vdekurve. Në tremujorin e dytë të vitit 2023 ka pasur 3.228 kurorëzime dhe është për 10.9% më shumë se…
Author: Jeta almakos
Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi sot u takua me delegacionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i udhëhequr nga Fric Bashmair. Siç njoftojnë nga kabinet i zv.kryeministrit, qëllimi i vizitës së delegacionit të FMN-së është të dëgjojë nga dora e parë situatën me shpenzimet buxhetore, më konkretisht për të ashtuquajturin rishikim të shpenzimeve (Spending reviews), si parathënie e misionit në terren të FMN-së në Shkup të paralajmëruar për muajin shtator. “Fric Bashmair e informoi zëvendëskryeministrin Bytyqi se FMN-ja tashmë ka punuar me disa vende në realizimin e shpenzimeve buxhetore si mjet për përmirësimin e shërbimeve të Qeverisë përmes shpenzimeve të…
Në hulumtimin e fundit për punën e deputetëve, Instituti për Demokraci vëren përkeqësim të cilësisë së debatit në Kuvend, ku në fokus ishin pikat e rendit të ditës nga fusha e sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut dhe demokracisë. Sipas hulumtimit deputetët e opozitës ishin më aktivë në pjesëmarrje në diskutime, duke marrë pjesë në 76 % të diskutimeve të vëzhguara, ndërsa deputetët e qeverisë morën pjesë në 24 % të diskutimeve. Pjesëmarrja e gjinisë femërore në diskutim është 43% dhe mbetet në një nivel relativisht të lartë, duke përfaqësuar gjithashtu pjesëmarrjen më të lartë të femrave në diskutim…
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë ditë së sotme është “arrestuar një person i dënuar me 6 vjet burg i cili kërkohej me fletarrest”, transmeton TV21. Siç bëhet e ditur, ai kërkohej me fletarrest në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore Penale Shkup për mbajtjen e dënimit me burg prej 6 vjetësh, për kryerjen e veprës penale në bazë të nenit 188 të Kodit Penal. “Sot (31.08.2023) në ora 15.00 në rrugën “Dizhon” të Shkupit, nëpunësit policorë të ekipit operativ për hetime në kuadër të SPB Shkup kanë privuar nga liria R.Gj. nga Shën Nikolla, me vendbanim…
Është jashtëzakonisht e rëndësishme që vendi të vazhdojë eurointegrimin nga pikëpamja ekonomike dhe nga pikëpamja e pozicionimit gjeostrategjik. Besoj se ne përfaqësojmë vlerat perëndimore dhe këtë duhet ta vlerësojmë me anëtarësimin në Bashkimin Evropian, në radhë të parë për hir të qytetarëve tanë tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski. Ai potencoi se për këtë arsye do të vazhdojnë bisedimet në të gjitha nivelet për të siguruar mbështetje për këtë proces jashtëzakonisht të rëndësishëm. Kryeministri tha se takimi I liderëve mund të bëhet në çdo kohë. DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR “Takimi I liderëve mund të bëhet në çdo kohë nëse ka diçka të…
Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës, Azir Aliu po qëndron në një vizitë zyrtare në Ankara ku ka takuar Ömer Özkan dhe Şhevket Ünal përfaqësues të kompanisê HAVELSAN ompani e cila ka punuar për një kohë për të zhvilluar mjete tokësore, ajrore dhe detare pa pilot për konceptin e “unitetit digjital”. Gjatë takimit diskutuam dhe për bashkëpunim në fushat që ndodhen projektet e sigurisë kibernetike, teknologjisë së informimit, sistemeve të komandës dhe kontrollit, trajnimeve dhe të teknologjive të simulimit. “Gjatë vizitës zyrtare në 🇹🇷Republikën e Turqisë, me kënaqësi zhvillova takim me Ömer Özkan dhe Şhevket Ünal përfaqësues të kompanisê HAVELSAN-…
Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi në profilin e tij në FB ka publikuar një listë ku qytetarët do të mund të kërkojnë ndihmë juridike falas në zyrat e ministrisë së drejtësisë.
Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhejli, ka thënë më 31 gusht se, nëse Këshilli Evropian do, Komisioni Evropian është i gatshëm ta kryejë punën e vet për ta realizuar përshpejtimin e zgjerimit të BE-së, transmeton REL. Ai këto komente i bëri teksa u përgjigjej në pyetjet rreth propozimit të presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, që viti 2030 të caktohet si afati deri kur edhe Bashkimi Evropian, edhe vendet kandidate duhet të jenë të gatshme për zgjerim. “Sipas mendimit tim, nëse presidenti i Këshillit dëshiron që më në fund të angazhohet dhe ta bëjë një hap të…
Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) bën të ditur se një zjarr i madh është shkaktuar në kufirin me Greqinë ndërmjet Bogdancit dhe Dojranit, ku kalon linja e frontit të parë të luftës së parë botërore, përcjellë Klan M. Drejtori Stojançe Angellov përmes një video deklarate thotë se kanë eksploduar 4 granata të pa shpërthyera që kanë shkaktuar shpërthime të fuqishme. Sipas Angellovit ajo pjesë ka shumë granata të pa eksploduara dhe kjo u vështirson e pamundëson zjarrfikësve që të hyjnë për ta shuar zjarrin. /KlanMacedonia/
Hapja e lëndës kërkon hapa konkret në veprim. Për momentin nuk mund të japim informatë tjetër përveç asaj se si edhe me të gjitha lëndët deri më tani, do t’i ndërmarrim hapat adekuat, deklaruan nga Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit lidhur me kërkesën e ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani që KSHPK ta hetojë tenderin prej 1.8 milionë eurove që e fitoi kompania “Eurovia” nga Zhelina, tender për rikonstruim dhe rregullim të sallës “Boris Trajkovski” për konferencën e OSBE-së në dhjetor. Nga Antikorrupsioni theksuan se nuk do ta komentojnë deklaratën e ministrit Osmani, se nuk e ka ditur…
Sot (31.08.2023) Zyrtarët e policisë nga njësia për tregti të paligjshme, pasi më parë morën informacione operacionale dhe një urdhër për një kontroll nga Gjykata Themelore penale Shkup, kontrolloi shtëpinë e D.J (38) nga fshati Dobri Doll, Komuna e Sopishtes. Në shtëpinë e tij policia gjeti katër çanta me rreth katër kilogramë marijuanë, me vlerë rreth 20,000 euro, përcjellë Klan M. (D.J) u privua nga liria dhe u ndalua në stacion policor dhe pas dokumentacionit të plotë ndaj tij do të paraqiten akuza penale me një procedure të shpejtë” – thuhet në njoftimin e MPB-së.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se do të ketë probleme në furnizimin me qumësht dhe për këtë ai do të realizojë takim me ministrin e Bujqësisë, përcjell TV21. Kovaçevski tha se për shkak të luftës në Ukrainë janë shtrejtuar ushqimet për bagëti. “Do të ketë probleme te qumështi, sepse po paraqitet kizë në furnizimin me qumësht dhe tashmë nesër kam takim me ministrin e Bujqësisë rreth asaj se çfarë masa do të ndërmarrim për shkak se është paraqitur mungesë e qumështit në rajone të caktuara në botë, ndërsa kjo gjithsesi se është rezultat i luftës që po bëhet në Ukrainë”, tha…

