Author: Jeta almakos

Sot (31.08) rreth orës 8:10 të mëngjesit, zyrtarë policorë nga policia kriminale dhe sektori për drogë dhe armatim si dhe njësia special antiteror “Tigrat” kanë arrestuar S.A (34) vjeçar nga Haraçina, përcjellë Klan M, i cili ishte arratisur nga burgu i Idrizovës ku duhej ta vuante dënimin me 12 vite burg për vrasje. Në autostradën “Prijatelstvo” ku paraprakisht janē marrë informacione, ndalohet vetura “Ford” e drejtuar nga B.R (47) nga Haraçina, i cili gjithashtu person i dënuar që vuan dënimin në Idrizovë, por kishte qenë i angazhuar të punojë jashtë burgut. Në veturë si bashkëudhëtar ka qenë S.A i cili…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme policia ka privuar nga liria 39 vjeçaren M.R. nga një fshat i Gostivarit e cila dyshohet për sulm fizik ndaj vjehrrës së saj 80 vjeçe. “Dje (30-gusht) në ora 15:30, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 39-vjeçaren M.R. nga një fshat i Gostivarit, e cila një ditë më parë në shtëpinë e tyre familjare ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj 80-vjeçare. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar dhe ndaj të denoncuarës do të përgatitet kallëzim përkatës”, njoftojnë nga MPB-ja. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski i pyetur sot rreth firmës Eurovia e cila ka fituar tenderin për kryerjen e punëve ndërtimore në Qendrën Sportive Boris Trajkovski, deklaroi se do të ishte e dyshimtë në raste se tenderin do ta fitonte firma e cila ofron çmim më të lartë. “Do të ishte e dyshimtë nëse dikush fiton tender a ndërkohë është donator i ndonjë partie politike dhe ka ofruar çmimin më të lartë. Do të ishte edhe më e dyshimtë nëse dikush fiton tender, a është donator i ndonjë partie politike por që nuk është i evidentuar si donator”, u përgjigj Kovaçevski. Ndërkohë…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski mbrëmë në Shtip tha se këto janë kohë të vështira me shumë sfida, goditje për Maqedoninë dhe maqedonasit. Mickoski tha se ikja nga zgjedhjet do të përfundojë dhe se do të ketë përgjegjësi për çdo krim. Sipas tij, e vetmja gjë që qeveria dëshiron të flas është për ndryshimet kushtetuese, pasi që ajo është e vetmja temë që ka mbetur sepse çdo gjë tjetër është “fatkeqësi”. “Ndryshimet kushtetuese, janë imponuar nga jashtë dhe populli është kundër dhe për këtë arsye edhe VMRO thotë jo”, tha Mickoski. Mickoski tha se kryeministrat e vendeve tjera janë që…

Lexo më Shumë

Viti i ri shkollor 2023/24 në RMV fillon nesër (1 shator), dhe do të zgjasë deri më 17 qershor, konfirmoi Ministri i Arsimit dhe Shencës, Jeton Shaqiri. Ai tregoi se për herë të parë këtë vit shkollat fillore dhe të mesme do të kenë pushim pranveror, i cili do të nga 29 prill deri në 05 maj, ndërsa ky program do të aplikohet edhe në disa vende në Evropë, dhe pretendohet se mund të sjell rezultate më të mira. “Në të kaluarën janë bërë përgatitje intensive me shkollat vetëqeverisen lokale për një fillim të suksesshëm të vitit shkollor”, tha ministri.…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau, përcjell KlanM. Kryeministri Kovaçevski, siç thonë nga qeveria, ka shprehur kënaqësinë që ministrja e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Melanie Jolie, sot po viziton Maqedoninë, e cila flet për dialogun aktiv dhe të vazhdueshëm ndërmjet dy vendeve. “Në bisedë u trajtuan disa tema që synojnë thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, si dhe bashkëpunimin brenda NATO-s dhe skenën shumëpalëshe. Kryeministri Kovaçevski theksoi se interesi afatgjatë i Maqedonisë së Veriut është zhvillimi i përgjithshëm i marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me Kanadanë, e cila…

Lexo më Shumë

Hoteleritë e Maqedonsië kërkojnë që një pjesë të subvencioneve për turizëm të shkojnë drejtpërdrejt për hoteleritë. Në këtë mënyrë do të përmirësojnë shërbimet që i japin, do t’i modernizojnë hotelet, por edhe do të kenë paga më të larta. Në takim me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, hotelerierët janë ankuar për mungesë të kuadrit. Edhe kryetari i Asociacionit të Hotelerierëve, Krste Bllazhevski shprehet se disa vite punësojnë nxënës të shkollave të mesme, por edhe shteti duhet t’i mbulojë kontributet. Ministri Bekteshi dëgjoi kërkesat e tyre duke premtuar se ka mundësi të ndërhyet te subvencionet.

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë Dr. Fatmir Mexhiti u takua me grupin e punës që do të punojë në përditësimin e udhëzimeve për praktikën e mjekësisë së bazuar në prova (MBP). Siç kumtojnë nga Ministria e Shëndetësisë, ministri krijoi këtë grup me qëllim që t ‘u ofrojë mjekëve dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor përmbajtje mjekësore të përditësuar dhe të rishikuar në mënyrë të pavarur të bazuar në prova, si një nga mënyrat për të rritur cilësinë dhe efikasitetin e kujdesit ndaj pacientit. “Kam krijuar këtë grup me qëllimin për t’u ofruar mjekëve dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor përmbajtje mjekësore të përditësuar dhe…

Lexo më Shumë

Sot në Tetovë një veturë e Policisë është parkuar për më shumë se një orë e gjysëm në parkingun e shënuar për invalid, ndërsa Ndërmarrja Parkingu i qytetit e cila menaxhon me parkingjet nuk ka reaguar gjë e cila nuk ndodh në rastet tjera kur e njejta ndodh nga ana e qytetarëve, shkruan Top24 Në një foto të ardhur nga qytetarët duket qartë se si vetura e policisë është parkuar në parkingun e shënuar për personat me ivaliditet.

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në Maqedoninë e Veriut, po heton keqpërdorimet e mundshme gjatë ndarjes së një tenderi prej 1.8 milion eurosh për adaptimin e sallës sportive “Boris Trajkovski” në Shkup, për një konferencë të këshillit të ministrave të OSBE-së. Sipas sistemit elektronik për furnizime publike, tenderi është shpallur nga Ministria e Punëve të Jashtme, ndërsa është fituar nga kompania “Eurovia” nga Tetova. Ministër i Punëve të Jashtme është Bujar Osmani, nënkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) ndërsa kompania “Eurovia” është në pronësi të Elmedin Ademit, njërit prej donatorëve kryesorë të BDI-së në ciklet e fundit zgjedhore…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot ka pritur në takim Ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Melani Zholi, e cila ndodhet për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut. Homologët  shqyrtuan mundësitë për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe me theks në bashkëpunimin ekonomik, marrëdhëniet e biznesit dhe shkëmbimin tregtar, ndërsa përshëndetën rolin dhe kontributin e rëndësishëm të diasporës sonë në Kanada në këtë kontekst BUJAR OSMANI MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME  “Kanadaja, si mik dhe partner i sinqertë, e mbështet fuqimisht perspektivën tonë europiane dhe anëtarësimin tonë në Bashkimin Europian dhe dua t’ju…

Lexo më Shumë

Në mbledhjen e Këshillit Gjyqësor u theksua se anëtarët sipas detyrës zyrtare, ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, dhe kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, edhe pse të ftuar në mënyrë të rregullt, nuk marrin pjesë dhe nuk e raportojnë mungesën e tyre në seanca. Kjo, siç theksuan ata, ka qenë një praktikë prej kohësh. Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev, theksoi se prania e anëtarëve sipas funksionit në seanca mund të jetë veçanërisht e rëndësishme për shqyrtimin dhe gjetjen e zgjidhjeve për situatat në gjyqësor, për dallim nga komunikimi më i madh përmes mediave për disa çështje. Sashko Georgiev, Kryetari…

Lexo më Shumë