Në rrugën ‘Azem Hajdari’në Durrës, mbetjet në koshat e mbeturinave nuk mblidhen prej ditësh, duke shkaktuar masakër mjedisore.
Mbetjet hidhen dhe në kanalin e hapur duke rrezikuar bllokimin e tij, teksa kjo është kthyer në një rrezik serioz për jetën e banorëve të cilët vazhdimisht kanë denoncuar se situata është e përsëritur, por nga Bashkia e Durrësit nuk është marrë asnjë masë për normalizimin e gjendjes.
Era e pakëndshme dhe ndotja, rrezikojnë shpërthimin e ndonjë epidemie te qytetarët e zonës, edhe pse Bashkia përdor miliona euro për incinerimin e mbetjeve.
Qytetarët kanë sinjalizuar mediat për këtë problematikë të përsëritur, por asnjë lëvizje nuk ka ardhur nga Bashkia Durrës për pastrimin e mbeturinave.
Problematika është denoncuar edhe në lagjen numër 15 në Spitallë, ku banorët kanë protestuar për ndotjen e shkaktuar nga grumbullimi i mbetjeve. Ata kërkojnë ndërhyrjen e Bashkisë për zgjidhjen e situatës.
Por situata me menaxhimin e mbetjeve raportohet edhe në zona të tjera të Durrësit. Pak ditë më parë, banorë të lagjes numër 15 në Spitallë protestuan për grumbullimin e mbetjeve pranë zonës së banuar. Banorët ngritën shqetësimin për ndotjen e mjedisit dhe pasojat që sjell grumbullimi i mbetjeve pranë banesave, duke deklaruar se pastrimi nuk është kryer për javë të tëra dhe se problematika nuk është e kufizuar vetëm në Spitallë, por është e pranishme edhe në lagje të tjera të Durrësit.
Për situatën e rënduar me mbetjet, banorët e Durrësit kërkojnë ndërhyrjen e Bashkisë dhe zgjidhjen e problemit të grumbullimit të tyre.
Krahas kësaj, në qendër të shqetësimit është edhe kostoja e menaxhimit të mbetjeve. Bashkia Durrës përdor fondet publike për shërbimin e menaxhimit dhe depozitimit të mbetjeve në landfillin e Sharrës, por edhe pse milionat shpenzohen, plehrat nuk pastrohen nga lagjet e Durrësit.
The post VIDEO/ Masakër mjedisore në Durrës, Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente e Bashkia me pushime, fondet shkojnë për incineratorët! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


