Author: Jeta almakos

Sipas statistikave të Eurostat, në vitin 2020 një e treta deri një e katërta e njerëzve në RMV, kanë mundur të ngrohin kënaqshëm shtëpitë e tyre. Në prezantimin e sotëm të Manualit për varfërinë energjetike në vend, u tha se midis 25 dhe 30 për qind e popullsisë së RMV-së është në varfëri energjetike. Por këtu nuk përfshihen vetëm ata persona që sipas definicionit janë nën kufirin e varfërisë, por edhe ata që jetojnë në një familje me aktivitet të ulët ekonomik për shkak të mungesës së parave për shërbimin e pagesave që lidhen me energjinë në shtëpi. Siç theksoi…

Lexo më Shumë

Mersel Bilalli, profesor i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin FON në Shkup, thotë se duke marrë parasysh zhvillimet konfliktuoze në rajon dhe “talentin” e shteteve për të shpikur probleme nga e kaluara dhe duke shkelur mbi të ardhmen, “BE-ja me të drejtë kërkon mekanizma për të mos i importuar problemet në union”. “Bashkimi Evropian me të drejtë frikësohet pasi në të ardhmen e afërt mund të ndodhin kushtëzime të tilla mes shteteve tjera të rajonit siç janë Kosova, Serbia, Mali i Zi, Bosnja… Maqedonia [e Veriut] ishte një shembull tipik, që nuk arriti me kohë ta zgjidhë problemin [me Greqinë]…

Lexo më Shumë

Shitësi gjerman i me pakicë Lidl ka filluar të punësojë staf për dyqanet e tij të ardhshme në Kosovë, tha një përfaqësues i njësisë së shërbimeve të burimeve njerëzore në Shqipëri (HR) The Headhunter Group. “Mundësi të reja rekrutimi për dyqanet e shitjes me pakicë Lidl tani janë të hapura”, tha kreu i operacioneve të rekrutimit në The Headhunter Group, partneri lokal i rekrutimit të Lidl, në një postim në mediat sociale të mërkurën, raportoi SeeNews. Lidl qershorin e vitit të kaluar u zotua të hapë dyqane me pakicë në Kosovë, pas një takimi me prodhuesit vendas të ushqimit dhe…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka dërguar letër me shkrim deri te Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut në të cilën kërkohet që Këshilli të veprojë në përputhje me kompetencat ligjore në lidhje me mendimin e dhënë nga Instituti për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike në Shkup, që gjyqtarja Snezhana Manev të ketë të drejtë sërish t’i nënshtrohet testit psikologjik të personalitetit dhe testit të integritetit. “Në mendimin e dhënë nga ana e Institutit, thuhet se Snezhana Manev, kandidate për kryetare të Gjykatës, është testuar më 04.07.2023. Për shkak të lodhjes së shfaqur gjatë testimit, ajo nuk ka mundur…

Lexo më Shumë

Në 23 fakultetet në përbërje të Universitetit “Shën Kirili e Metodi” në Shkup sot dhe nesër janë datat zyrtare nga afati i parë i paraqitjes së kandidatëve për regjistrim në vitin e parë për vitin e ardhshëm akademik, ndonëse edhe deri tani ishte mundësuar dhe është në vijim aplikimi elektronik përmes sistemit për shërbime studentore iKnow   https://www.iknow.ukim.edu.mk/ Sipas Konkursit të USHKM-së,  për vitin akademik 2023/2024 të lira janë 10.475 vende, nga të cilat 5074 për studentë të rregullt të financuar nga buxheti shtetëror, 4439 për studentë të rregullt me bashkëfinancim të studimeve dhe 960 për studentë të çrregullt, ndërsa mund të regjistrohen…

Lexo më Shumë

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kanadasë, Mélanie Joly, sot do të jetë për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut, gjatë së cilës do të ketë takim me Ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Në fokus të bisedimeve do të jenë marrëdhëniet dypalëshe në kuadër të partneritetit strategjik mes dy vendeve, aleanca në kuadër të NATO-s, sfidat e kryesimit të vendit me OSBE-në, si dhe ngjarje të tjera aktuale në fushën e politikës së jashtme. Ministrja Joly, gjatë qëndrimit në Shkup do të ketë takime me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, si dhe me ministren e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.

Lexo më Shumë

Sindikata e Pavarur e Arsimit dhe Shkencës (SPASH) paralajmëroi grevë në shkolla gjatë shtatorit për shkak të kërkesave të tyrepër rroga më të larta të të punësuarve në arsim dhe për respektimin e marrëveshjes kolektive. Kryetari i SPASH-it, Tomisllav Gievski deklaroi se po punojnë aktivisht në terren dhe janë në negociata me shkollat për konsolidimin e anëtarësisë në mënyrë që të arrijnë reprezentim dhe të nisin grevë. Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK), ndërkaq, nuk është për grevë dhe me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës tashmë po negocion për rritje të rrogave. Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkovski deklaroi se…

Lexo më Shumë

Mbështetje e fortë nga Mbretëria e Bashkuar për zhvillimin e mëtutjeshëm të vendit tonë, në përputhje me synimet integruese strategjike shtetërore, është shprehur në takimin e sotëm në Shkup ndërmjet kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut në vend, Metju Loson. Në takim, informojnë nga shërbimi për shtyp i qeverisë, është konstatuar se qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë një mundësi konkrete, më të qartë se kurrë, për të përmirësuar cilësinë e jetës, ndërsa vendin për përparim ekonomik dhe se rrethana të tilla kërkojnë guxim politik dhe pjekuri në vendosjen…

Lexo më Shumë

Një 22 vjeçar është plagosur me thikë në Shuto Orizarë të Shkupit mbrëmjen e kaluar, përcjell KlanM. “Nga Spitali i Përgjithshëm i qytetit ‘Shën Naumi i Ohrit’ është raportuar se tek ta është sjellë S.B.(22) nga Shkupi me lëndime nga mjet i mprehtë. Ngjarja sipas kallëzimit ka ndodhur në Shuto Orizarë dhe lëndimet i ka shkaktuar Z.B”, thonë nga MPB. Po merren masa për zbardhjen e rastit./KlanMacedonia

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonsië së Veriut në seancën e sotme e miratoi Infromacionin për formimin e grupit të punës për realizimin e projektit “50 fshatra, 50 tregime”. Sipas Qeverisë, me këtë projekt sunohet zhvillimi rural dhe targeton fshatrat me potencial për agroturizëm, turizëm, zhvillim socio-ekonomik etj. “Pritjet nga ky projekt është rritja e numrit të turistëve, revitalizimi i infrastrukturës turistike në mjediset rurale, rritja e investimeve turistike në vendet rurale, promovimi i formave alternative të turizmit si dhe agroturizmi, gastroturizmi, turizmi aventurë, etno turizmi, eko turizmi, turizmi i gjahut si dhe pengimi nga migrimi nga këto vende rurale”, thuhet në njoftimin…

Lexo më Shumë

Drejtuesit e institucioneve të Maqedonisë së Veriut, fjalimin e presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, në Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë, më 28 gusht, e vlerësojnë si një “kthesë serioze” në politikën e Bashkimit Evropian drejt zgjerimit. Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, tha se për herë të parë pas zgjerimit të fundit, shtetet kandidate kanë marrë një afat kohor të mundshëm për anëtarësim nga një zyrtar i lartë i BE-së. “Bëhet fjalë për zgjerimin e radhës me anëtarë të rinj në vitin 2030. Është një sinjal shumë i rëndësishëm nga Bashkimi Evropian, të cilin duhet ta shfrytëzojmë. Ne…

Lexo më Shumë

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet t’i përmirësojnë raportet përpara se aleatët të preokupohen me zgjedhjet në SHBA dhe Bashkimin Evropian. “Ka një ndjenjë urgjence për zbatimin e marrëveshjes dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të përqendruara në njohjen reciproke de-facto, më së voni deri në pranverën e vitit të ardhshëm”, tha kryeministri Albin Kurti në një intervistë për Bloomberg nga Sllovenia, transmeton Klankosova.tv. Atje, shefi i ekzekutivit kosovar po merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit ku në një panel që u mbajt të hënën pati përballje me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq rreth…

Lexo më Shumë