Author: Jeta almakos

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurit në konferencë për media, duke folur për vrasjen dhe plagosjen në veri të Kosovës, tha se policët janë sulmuar me armë të ndryshme përfshirë edhe granata dore dhe me zolla. “Sot është një ditë e rëndë për shtetin tonë, nga sot do t’i mungojë një polici i përkushtuar, ai do t’i mungojë familjes së tij dhe mbarë shoqërisë tonë”, tha Kurti, raporton SHENJA. Kurti tha se sulmet e grupeve të armatosura afër vendit ku është vrarë polici po vazhdon ende. “Ne e dënojmë këtë sulm kriminal dhe terrorist. Krimi i organizuar me mbështetje politike, financiare dhe…

Lexo më Shumë

Nga VMRO-ja opozitare thonë se përfundimisht nuk do të mbështesin ndryshimet kushtetuese, ku sipas tyre, janë nën diktatin bullgar dhe të planifikuara nga plani i treshes, Gruevski, LSDM dhe BDI. “Boshti BDI, LSD dhe Gruevski nuk ia dolën as planit të fundit, i cili me kohë u pengua dhe u ndalua, ku bëhej tregti me amnisti, me çka u mbrojtën interesat kombëtare të Republikës së Maqedonisë. Për të mos humbur kohën e qytetarëve dhe shtetit duhen zgjedhje të shpejta, ku populli të shprehë mendimin e tij për këtë çështje, kjo është e vetmja mënyrë e përgjegjshme dhe konsekuente”, thonë nga…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti ka reaguar pas vrasjes dhe plagosjes së policëve në veri të Kosovës. Mexhiti këtë veprim e ka cilësuar si një provokim të radhës nga Serbia për shtetin demokratik të Kosovës. Sipas tij, transmeton SHENJA, tani është koha për të treguar maturi dhe gjakftohtësi. “Akti i sulmit të mbrëmshëm ndaj Policisë së Kosovës si pasojë e të cilit kanë mbetur të vrarë një polic dhe një është i plagosur, paraqet edhe një provokim i radhës nga Serbia për shtetin demokratik të Kosovës. Me këtë veprim të shëmtuar vërehet qartë se kush për çfarë është përcaktuar…

Lexo më Shumë

Ky bërllok që është këtu nuk është punë e qeverisë, këto mbeturina janë nga populli, tani ka mbi 50 njerëz këtu dhe çdonjëri ka nga një qese me vete dhe do haje do pije mbeturinat i len këtu, përse të mos i merr me vete në shtëpi. Banjat e Tetovës frekuentohen shumë nga vizitorët. Mbase, për shkak të vetive shëruese të burimit të ujit mineral. Islam Deari, një pensionist tjetër i cili 50 vitet e tij i ka kaluar në Austri, ishte aty për të shijuar këtë vend të qetë. “Këtu jam për qejf, dhimbje nuk kam asgjë, gruaja ka…

Lexo më Shumë

Grindjet midis kreut aktual të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski dhe ish-drejtuesit të partisë, Nikolla Gruevski që kanë për zanafillë ndryshimet e fundit të Kodit Penal po nxisin debate edhe tek partitë tjera më të mëdha në vend, raporton VOA. Zoti Mickovski, ndërkohë po përpiqet të përfshijë partitë e pushtetit, Lidhjen Social Demokrate dhe Bashkimin Demokratik për Integrim në atë që këto të fundit e quajnë “intriga dhe sherr brenda VMRO-së”. Ndërkohë që zënkat midis drejtuesit aktual të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski dhe ish-kreut të partisë dhe ish-kryeminisër Nikolla Gruevski po shikohen në mënyra të ndryshme tek përkrahësit e opozitës maqedonase, nga ana tjetër…

Lexo më Shumë

Shërbimi sekret bullgar bëri një mbikëqyrje të madhe në atë që Arkimandriti Vasian dhe dy zyrtarët e tij të Kishës Ruse nuk u dëbuan shumë më herët, dhe gjithashtu mungesa e proaktivitetit nga ana e shërbimeve tona është evidente sepse Maqedonia nuk mund të ketë informacion më të mirë për spiunët rusë në Bullgari se shërbimet tona, thotë ish-kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov, në një intervistë për televizionin bullgar Nova. Sipas tij, përderisa shërbimet bullgare nuk punojnë në mënyrë proaktive, siguria kombëtare e Bullgarisë do të jetë e kërcënuar. “Është për të ardhur keq që shërbimet e huaja duhej të…

Lexo më Shumë

Një milion denarë janë planifikuar nga Qyteti i Shkupit për mbështetjen financiare të zejtarëve që janë afër shuarjes, transmeton Portalb.mk. “Në përputhje me Programin për aktivitetet nga fusha e zhvillimit lokal ekonomik në Qytetin e Shkupi për vitin 2023, nga Buxheti i Qytetit të Shkupit janë miratuar mjete në vlerë prej 1.000.000, 00 denarë”, bëjnë të ditur nga Qyteti i Shkupit. Qyteti i Shkupit sqaroi që për mbështetjen e aktiviteteve zejtare që çdo ditë e më pak janë duke u përdorur, do të ketë mbështetje financiare prej 10 mijë denarë. Mbështetje financiare nuk do të mund të fitojnë subjektet që kanë…

Lexo më Shumë

Pas obduksionit të kryer janë konstatuar gjurmë të dhunës dhe vdekjes së dhunshme, si pasojë e plagëve të marra me thikë nga një send i mprehtë ndaj I.J. (35) nga Shkupi i cili dje është gjetur në banesën e djegur në rrugën “Isaija Mazhovski” në lagjen Hrom në Shkup, njofton MPB. “SPB Shkup, në koordinim me PTHP Shkup ndërmorën masa për zbardhjen e rastit”, informon MPB. Zjarri dje në orën 9:47 është raportuar në SPB Shkup. Zjarri është shuar nga Brigada për mbrojtje kundër zjarreve.

Lexo më Shumë

Gjatë tubimit të mbajtur sot në Vicë të Tetovës me rastin e inaugurimit të lapidarit kushtuar veteranit të UÇK-së, Lezam Ramadani – La Xami, foli edhe ish-komandanti i UÇK-së, Ali Ahmeti. Gjatë fjalimit të tij ai tha lufta e UÇK-së ishte një rast unikat, pasi nga një anë ishte një ushtri e tërë dhe nga ana tjetër ishte populli. Por, sipas Ahmetit, suksesi i luftës së UÇK-së ka qenë pikërisht ai, sepse populli ishte me ta gjatë kohës së luftës, por sot, nga Likova e deri në Strugë. Ahmeti tha se e gëzon fakti se ata kanë dalë fitimtarë me…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, në emisionin “Politica” në TV Globi, paralajmëroi se në komunën e Gostivarit në periudhën në vijim do të ketë një “boom” të vërtetë investimesh, ku do të asfaltohen të paktën 5 rrugë, si dhe do të vazhdojë puna për ndërtimin e kanalizimeve dhe investime tjera nën tokë. “Për momentin punohet në tre rrugë që përgatiten për t’u asfaltuar: Banjicë e Poshtme – Banjicë e Epërme; rruga Zdunjë-Debresh, pastaj kemi kanalizimin Zdunjë-Debresh; së shpejti do të fillojë rikonstruktimi i plotë i rrugës nga pompa e beniznës Mak Petrol deri te restornati Ignatia. Do të…

Lexo më Shumë

Dje, kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski gjatë një intervistë për media foli për përplasjet e fundit me Gruevskin, nga ku tha se kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti kanë marrë zarfe me USB në të cilat, siç tha ai, ka pasur dëshmi për lidhjen mes LSDM-së, BDI-së dhe Gruevskit. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i BDI-së nga ku thanë se Ahmeti është takuar me Gruevskin dhe Zaevin vetëm në takime speciale për procesin e pajtimit gjatë negociatave të Përzhinës dhe askush nuk ka diskutuar për Kodin Penal. Nga BDI shtojnë se bisedimet e vetme…

Lexo më Shumë