Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti ka reaguar pas vrasjes dhe plagosjes së policëve në veri të Kosovës. Mexhiti këtë veprim e ka cilësuar si një provokim të radhës nga Serbia për shtetin demokratik të Kosovës.
Sipas tij, transmeton SHENJA, tani është koha për të treguar maturi dhe gjakftohtësi.
“Akti i sulmit të mbrëmshëm ndaj Policisë së Kosovës si pasojë e të cilit kanë mbetur të vrarë një polic dhe një është i plagosur, paraqet edhe një provokim i radhës nga Serbia për shtetin demokratik të Kosovës.
Me këtë veprim të shëmtuar vërehet qartë se kush për çfarë është përcaktuar në ruajtjen e stabilitetit në Ballkan.
Duke vlerësuar rolin e faktorit ndërkombëtar si vlerë e pakontestueshme e paqes, urojmë që sa më parë të ketë normalizim të situatës e cila vazhdon të ngelet e tensionuar.
Është koha për të treguar maturi dhe gjakftohtësi.
Ngushëllime familjes Bunjaku dhe shërim të shpejtë për të plagosurit!”, ka shkruar Mexhiti.
Data 29.08.2026
Aktuale
- (VIDEO) VLEN dhe BDI shkëmbejnë akuza për konkursin e policisë
- (VIDEO) Kitanoviq e quan Mlladiqin “shpëtimtar”, partitë shqiptare kundërshtojnë
- “Pse nuk po poston?” Selin Bollati zbulon arsyen që shqetësoi fansat
- Qeveria i kërkon Kitanoviqit të tërheqë deklaratën për Mlladiqin ose të japë dorëheqje
- Gërryerja e heshtur
- Situata me zjarret në vend gjatë orëve të fundit/ 12 vatra të raportuara, më problematike në Dajt dhe Bulqizë
- Xhamia e fshatit Llacë reagon për rastin e “xhenazes” me flamur kombëtar: “Do ta demaskojmë të pavërtetën, nuk luajmë lojën e grupit të Deçanit”
- QMK: 31 zjarre në 24 orë, 5 aktive, më serioze situata në Studeniçan dhe Zelenikovë



