Author: Jeta almakos

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se aksioni në Banjskë të Zveçanit po vazhdon ende teksa ka thënë se armët që janë gjetur lidhen me aksionin e Zveçanit që është zhvilluar më herët nga Policia e Kosovës. Sveçla ka thënë se Policia e Kosovës ka zbuluar një sasi të jashtëzakonshme të armatimit të rëndë. “Armët janë të llojllojshme, pas hetimeve do ta keni listën e saktë. Ka disa armë që mund të lidhen me aksionin e Zveçanit, me disa armë jemi ndeshur për herë të parë”, ka thënë Sveçla. Sipas tij, lirisht mund të thuhet se kishte…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vlerësuar lartë Policinë e Kosovës, duke theksuar se është krenar me të. “Kosova është vend i shqiponjave, nuk ka vend për Wagnerin. Krenar me Policinë e Kosovës”, ka shkruar Lladrovci. Postimi i plotë: Policia e Kosovës, e ngritur mbi vlerat më sublime të shtetit tonë, është krenaria jonë. Policia e Kosovës nuk e njeh Wagnerin as ia lë vendin këtu. Deri tash, gati gjysma e njësitit terrorist janë jashtë radhëve, disa te shefi i vet e disa të lidhur. Pres lajmin se kriminelët e përgatitur e të pajisur me armë nga Vuçiqi,…

Lexo më Shumë

Policia ka hyrë në manastirin ortodoks serb, ku ndodhen sulmuesit e armatosur. Operacioni vijon, ndërkohë që mësohet se mes sulmuesve, ka persona të arrestuar. Në objekt, janë gjetur armatime dhe municione. Sot, rreth orës 03:00 të mëngjesit në fshatin Banjska të Leposaviçit është sulmuar patrulla policore e Kosovës. Persona të armatosur i kanë bllokuar rrugën makinës së policisë me dy kamionë në aksin Mitrovicë-Leposaviç. Më pas, ata kanë qëlluar në drejtim të makinës së policisë, ku për pasojë humbi jetën efektivi Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë. Pas sulmit, 30 personat e armatosur u mbyllën në manastirin që ndodhet në…

Lexo më Shumë

Në aksionin për parandalimin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ka mbetur i lënduar edhe një polic kosovar. Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës në një njoftim të saj. ”Si pasojë e sulmeve një zyrtar policor i PK-së ka pësuar lëndime kryesisht të lehta”. Kjo ka çuar në tre, shifrën totale të policëve të lënduar nga kjo ngjarje.

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha thotë se, deri më tani policia e Kosovës ka asgjësuar 8 terroristë. “Situata e rënduar shumë në Zveçan. Policia e Kosovës asgjëson 8 terroristë qe ishin të mbyllur në Manastirin e Banjskës në Zveçan njëri plagoset dhe një tjetër dorëzohet. Edhe njëherë dënoj me ashpërsinë më të madhe lojën kriminale me grupe terroriste të Beogradit dhe mbështes të gjithë përpjekjen e policisë së Kosovës për vendosjen e ligjit dhe rendit në të gjithë territorin të Republikës”, ka shkruar Berisha.

Lexo më Shumë

Nuk ishte qëllimi im që të hyja në konflikt dhe debat publik me të, por këtë plan të ndyrë duhej ta dinte opinioni, tha kryetari aktual i partisë opozitare Hristijan Mickoski në fjalimin në konferencën vjetore të Unionit të Rinisë të VMRO-DPMNE-së që u mbajt në Veles. Duke folur para të rinjve, ai asnjëherë nuk e ka përmendur Gruevskin me emër, por gjatë gjithë kohës ka folur për të në vetën e tretë, duke e quajtur ish-kryetarë. “Më duhet të them se jam thellësisht i zhgënjyer nga sjellja e tij. Nuk mund ta kuptoj se si është e mundur që…

Lexo më Shumë

Po vazhdon të jetë situatë e tensionuar në Banjskë të Zveçanit pasi agresorët po qëndrojnë ende brenda manastirit, Sipas informacioneve të para, disa persona me rroba civile tashmë janë dorëzuar te zyrtarët e Policisë së Kosovës. Informacionet e para bëjnë të ditur se një veturë e tipit xhip me ngjyrë ushtarake dhe 2 motorra me 4 rrota kanë rënë në duart e Policisë. Po ashtu, bëhet e ditur se një sulmues i plagosur që u kap nga Policia është lutur që t’i shpëtohet jeta derisa ka deklaruar se ka edhe persona të tjerë të plagosur.

Lexo më Shumë

Silvana Begaj Sulmi i një grupi të organizuar terrorist nga Serbia në territorin e Kosovës,vrasja e një polici në Kosovë dhe plagosja e dy të tjerëve, është një ndër aktet më të rënda dhe më agresive që Serbia ka ndërmarrë qe pas mbarimit të luftës në Kosovë. Është e qartë se pas këtyre sulmeve qëndrojnë planet e Beogradit për të copëtuar një pjesë të territorit e sovranitetit të Kosovës. Sot, të gjithë shqiptarët duhet të reagojnë si një zë në mbështetje të institucioneve të Kosovës dhe Policisë së Kosovës. Terroristët nuk duhet të lejohen të dalin nga territori i Kosovës…

Lexo më Shumë

Njësia Speciale ka hyrë brenda në manastirin e Banjskës, ku është ngujuar grupi kriminal i armatosur në komunën e Zveçanit. Burime të Klan Kosovës, bëjnë me dije se ka mundësi që aksioni të përfundojë brenda orës. Kujtojmë se sot në orët e hershme të mëngjesit, një grup i organizuar dhe i armatosur ka hapur zjarr ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ku si pasojë një polic ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Lexo më Shumë

Është caktuar protestë tjetër për të hënën në ora 18 për rastin e skandalit në Klinikën e Onkologjisë, përcjell KlanM. Siç njoftojnë organizatorët, protesta do të nisë para qeverisë dhe do të vazhdojë përpara godinës së Ministrisë së Shëndetësisë, ku siç thonë ata do të kërkojnë përgjegjësi për të gjithë të përfshirët në skandalin me Onkologjinë, por edhe me rastin e zjarrit në spitalin modular në Tetovë. “Ju ftojmë edhe një herë në një protestë të hënën para Qeverisë, së bashku në një zë për të shprehur zemërimin dhe revoltën tonë ndaj gjithë krimit që zien prej vitesh në Klinikën…

Lexo më Shumë