Me fillimin e vitit të ri akademik 2023-2024 të hënën, studentët të cilët kanë plotësuar kushtet konform Thirrjes Publike fillojnë të shfrytëzojnë të drejtën për subvencionimin e racionit për studentë. Me shumën e shtuar prej 140 denarë, e cila do të paguhet në baza ditore, studentët do të mund të blejnë në markete, restorante, furra dhe persona të tjerë juridikë që prodhojnë, përgatisin ose shesin ushqime. Mjetet mund të përdoren ekskluzivisht përmes kartelës së dedikuar të pagesës të lëshuar nga Banka Shparkase, partnere në zbatimin e kësaj mase me të cilën Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka lidhur marrëveshje jofinanciare.…
Author: Jeta almakos
Pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilat janë pjesë e forcave multinacionale të NATO-s në Bullgari janë në nivel të detyrës, të motivuar, të përkushtuar dhe tejet profesionistë në realizimin e qëllimit të vetëm të përbashkët – të jenë garancë për sigurinë e çdo pjese të territorit aleat, tha ministrja Sllavjanka Petrovska pas vizitës së togut të ARM-së, që është pjesë e forcave të NATO-s në Bullgari. Vizita, siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, është në kuadër të aktiviteteve të zgjuarsisë së rritur të Aleancës, të vendosura në Samitin e jashtëzakonshëm të NATO-s në Bruksel në mars…
Drejtori i Drejtorisë Doganore, Stefan Bogoev paralajmëroi se në kuadër të doganës, do të fillojë të funksionojë Sektori për masa të posaçme hetuese, e cila në pajtim me ligjin, siç thotë, do të ketë kompetenca për ndjekjen e komunikimeve dhe ndjekje fizike. Sektori, siç thotë Bogoev, do të riekipohet. “Drejtoria e doganave ka edhe pajisje që nuk është vendosur në funksion. Kriminelët i shfrytëzojnë të gjitha mjetet teknologjike për mashtrime, që kërkon përgjigje adekuate, respektivisht vendosjen në funksion të të gjitha kapaciteteve teknologjike dhe kuadrot profesionale, të cilët do të japin përgjigje adekuate në pengimin e veprave kriminele”, thotë Bogoev.…
VMRO-DPMNE alaramoi se në treg ka prodhime ushiqmore nga Serbia, që sipas tyre ka nivel të lartë të alfatoksinës M1. Nga kjo parti kërkojnë shkarkimin e Nikolçe Babovskit nga posti i drejtorit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. “Ky është njëri nga rezultatet që po ua prezantojmë, bëhet fjalë për kos proteinik të importuar nga Republika e Serbisë dhe tregon një nivel të rritur të alfatoksinës, dokumenti i dytë është një raport laboratorik për qumështin nga një qumështore nga Republika e Maqedonisë, e cila tregon poashtu edhe praninë e alfatoksinës mbi kufirin e lejuar”, tha Cvetan Tripunovski nga VMRO-DPMNE.
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MPBS) njoftoi të shtunën se Millan Radoiçiq i është përgjigjur thirrjes së saj dhe se ka dhënë deklaratë në cilësinë e qytetarit për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri të Kosovës. Të premten, Radoiçiqi e mori përgjegjësinë për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë një zyrtar policor, dhe dha dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë. “Ftesës së autoriteteve shtetërore të Republikës së Serbisë, Millan Radoiçiq i është përgjigjur dhe sot…
Pasi pranoi se organizoi sulmin terrorist në Banjskë të Kosovës, Milan Radoiçiq është shfaqur për herë të parë në publik. Ai i është përgjigjur ftesës së autoriteteve shtetërore të Republikës së Serbisë dhe sot në orën 10:00, i shoqëruar nga avokati i tij, Goran Petrnijevq ka hyrë në ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ish-nënkryetari i Listës Serbe raportohet se ka dhënë deklaratë në cilësinë e qytetarit për rrethanat e sulmit të armatosur në Banjskë, herët në mëngjesin e së dielës, 24 shtator 2023. Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka raportuar se do të ndërmarrë masat dhe veprimet…
Provat e siguruara nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës janë pjesërisht të mjaftueshme për të pretenduar përfshirjen ruse në sulmin në Banjskë, thotë për Radion Evropa e Lirë Nuredin Ibishi, njohës i çështjeve të sigurisë. Sipas tij, sulmuesit mund t’i kenë siguruar armët ruse nga ndonjë furnizim i mëhershëm i kontraktuar nga Serbia me Rusinë, por jo pa dijeninë e shtetit serb. Në variantin tjetër, thotë Ibishi, armët dhe pajisjet ruse mund të kenë ardhur drejtpërdrejt nga furnizimi i rusëve për operacionin e grupit në Banjskë. Në rast se ky supozim vërtetohet si fakt, ai thotë se një…
Pas sulmit terrorist në veri të Kosovës, ku përgjegjësinë e ka marrë i sanksionuari i SHBA-së, Milan Radoiçiq, Serbia ka grumbulluar trupat ushtarake në kufirin me Kosovën. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian i kanë kërkuar urgjentisht shtetit serb që të largojnë ushtrinë nga kufiri me Kosovën. Kjo kërkesë ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare, të cilat kanë raportuar për kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare. Shtëpia e Bardhë paralajmëron ushtrinë serbe të largohet nga kufiri i Kosovës, shkruan gazeta amerikane thenewyorktimes. NATO rrit forcën e saj në Kosovë ndërsa SHBA shqetësohet për grumbullimin e trupave serbe në zonë, raporton…
Në datën e sotme, më 30 shtator 2018 u mbajt referendumi me pyetjen: “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”. Nëse referendumi ishte i suksesshëm apo jo, varet kë pyesni. Kryeministri i atëhershëm Zoran Zaev dhe qeveria thanë se ka qenë i suksesshëm, gjegjësisht shumica e atyre që kanë shkuar për të votuar janë përgjigjur pozitivisht, ndërsa VMRO-DPMNE ka kritikuar se referendumi ka qenë i pasuksesshëm sepse më shumë se gjysma e qytetarëve të regjistruar në listën zgjedhore nuk votuan. “I përgëzoj të gjithë qytetarët. Sot arritëm…
Profesori Enver Bytyçi ka reaguar pas deklaratave të fundit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në lidhje me zhvillimet e fundit të veri. Ai kritikoi disa politikabë, analistë të cilët po i mbrojnë qëndrimet e Ramës, që sipas tij janë pro-serbe. Bytyçi tha se nuk kishte se çka të keqkuptohet Rama, ai formuloi një kërkesë fjalë për fjalë çfarë e pati formuluar Aleksandër Vuçiç. Postimi i plotë:PER GJYNAQARET E EDVIN RAMES Enver Byttyçi Eshtë vërtetë e dhimbshme që në Kosovë guxojnë jo pak politikanë, analistë dhe njerëz ta mbrojnë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në qëndrimet pro-serbe të tij! Ata që…
Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi në një prononcim me shkrim për indeks.mk ka zbuluar se deri më sot 600 persona kanë aplikuar për tu punësuar në konzorciumin “Bechtel Enka”, kompani kjo e angazhuar nga Qeveria për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D. Rexhepi thotë se aplikimi do të vazhdojë të jetë i hapur dhe njofton se javëve në vazhdim, do të ketë panaire punësimi nga “Bechtel Enka” edhe në Shkup, Kumanovë dhe Kërçovë. “Deri më sot, janë paraqitur rreth 600 CV, aplikime të personave të interesuar për tu punësuar në ndërtimin e projektit shekullor, Korridorit 8 dhe 10d.…
Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Al Jazeera, ka thënë se sulmi i së dielës në veri të Kosovës s’ka qenë rezistencë civile apo vepër e bandave, por një sulm i formacioneve të armatosura paraushtrake të pajisura e të përgatitura nga Beogradi. Kurti ka thënë se një sulm i tillë u krye me urdhër të Serbisë, transmeton Express. I pyetur nëse autoritetet e Kosovës kanë ndonjë informacion të inteligjencës për sulmet e reja, Kurti u përgjigj se ka shumë informacione dhe se këto “grupe të armatosura”, të cilave, siç shtoi ai, Forcat e Armatosura të…

