Author: Jeta almakos

Drejtori i policisë, Gazmend Hoxha ka prezantuar pamje të vendit ku terroristët serbë u përgatitën për sulmin në Banjskë. Ai gjithashtu ka prezantuar edhe momentin e sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku. “Vrasja e tij ka ndodhur me detonim të minës antikëmbësorike të detonuar nga afërsia me teledirigjues dhe me bateri elektrike që është përdorur nga grupi terrorist”, u shpreh ai.

Lexo më Shumë

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe drejtori i policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha sot në një konferencë me mediat në Mitrovicë  kanë dal me të dhëna pë sulmin e së dielës së kaluar  në manastirin Banjskë në afërsi të Zveçanit, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku nga grupi i organizuar terro rist  serbë. Sveçla, mes tjerash potencoi se sulmi terrorist nga ana e Serbisë kishte për qëllim aneksimin e veriut të Kosovës. “Çdo ditë kemi dëshmuar me fakte me lidhjen e shtetit serb, Aleksandar Vuçiqit, me sulmin në Basnjskë të Zveçanit, ky organizim terrorist kishte vetëm një qëllim, aneksimin e veriut…

Lexo më Shumë

VMRO po e manipulon dhe frikëson opinionin, jogurti është kthyer në Serbi. Kështu deklaroi sot drejtori i Agjensicë për Ushqim dhe Veterinari Nikollçe Babovski. Ai hodhi poshtë edhe pohimet e fundit të Ctefan Tripunovskit nga VMRO-DPMNE se jogurti me proteina me prani të madhe të amflatoksinit nga Serbia është plasuar në tregun vendas. Sipas tij, bëhet fjalë për dy dërgesa me jogurt probiotik. Më tej, ai pranon se këto produkte, kanë hyrë në vendin tonë, por thotë se të njejtat janë kthyer në Serbi. Nikollçe Babovski, drejtori i Agjensicë për Ushqim dhe Veterinari “Me publikimin e të ashtuquajturave fakte, duke…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami thotë se nuk do ti votojnë ndryshimet kushtetuese, derisa nuk zgjidhet çështja e formulimit të gjuhës shqipe në kushtetutë. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai tha se, nuk kanë dyshime rreth ndryshimeve kushtetuese sepse ata përshpejtojnë rrugën e vendit drejt BE-së, megjithatë sipas tij, derisa Qeveria nuk shpreh interesim për të dëgjuar zërin e tyre, nuk do të votojnë për ndryshimet kushtetuese. BILALL KASAMI “Ne si lëvizje kemi lëshuar kërkesë formale por edhe qëndrimi i përbashkët i opozitës shqiptare është se në pjesën e ndryshimeve kushtetuese, duhet të hyjë edhe ndryshimi…

Lexo më Shumë

Një vrasje makabër dhe më pas një zjarr për të fshehur gjurmët ka ndodh para një jave më parë në Shkup, ku një person ka vrarë pronarin e banesës, ndërsa e ëma ia ka vënë flakën për të fshehur gjurmët. Ministria e Punëve të Brendshme  informoi se bëhet fjalë për një vdekje, që sipas dyshimeve të policisë është vrasje me paramendim dhe për këtë tashmë dy persona janë të dyshuar. Një grua është arrestuar, ndërkaq një mashkull kërkohet me fletarrest.  “Sot, nga ana e SPB Shkup është ngritur kallëzim penal me procedurë të shpejtë kundër A.D.(39) nga Shkupi, për shkak…

Lexo më Shumë

Fillon ulja e çmimit për të dhënat me roaming në Maqedoninë e Veriut, me vendet e BE-së. Qytetarët dhe bizneset në Maqedoninë e Veriut, do të paguajnë mesatarisht një të tretën më pak nga çmimi që paguajnë aktualisht për të dhënat përmes roaming-ut kur udhëtojnë në vendet evropiane. Ulja e çmimeve për të dhënat me roaming vlen edhe për qytetarët nga diaspora dhe Evropa, kur do të qëndrojnë në Maqedoninë e Veriut. Ulja e çmimeve për të dhënat me roaming është një përmbushje e Deklaratës për Roaming të nënshkruar në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, i cili u mbajt në dhjetor të…

Lexo më Shumë

Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski njoftoi sot, se kanë mbyllur edhe 10 markete të tjera në Shkup, Kumanovë, Gostivar, Kavadar, Tetovë dhe Strugë, përcjellë Klan M. Ai tha se, për 10 ditë janë kryer mbi 550 mbikëqyrje, janë lëshuar mbi 32 urdhërpagesa dhe janë shqiptuar dënime në vlerë prej mbi 6 milionë denarë, për shkak të mosrespektimit të vendimit të Qeverisë për çmimet e produkteve bazë, por edhe për zbatimin e praktikave tregtare të pandershme. “Në çmimet e zbritura të produkteve duhet të qëndrojë shënimi “çmim i garantuar”, ndërsa tek ata që janë liruar në mënyrë shtesë…

Lexo më Shumë

Telefonat e serisë iPhone 15 kanë mbërritur edhe në Ballkanin Perëndimor. Çmimet e modeleve të reja janë mjaft të larta, ndërkohë që kemi llogaritur se sa pagë mesatare mujore ju nevojitet qytetarëve të gjashtë vendeve dhe krahasuam këto të dhëna sipas vendit dhe rajonit, shkruan gazeta KOHA. Në Serbi, modeli më i lirë – iPhone 15 (128GB)- kushton rreth 1200 euro (130.900 dinarë), iPhone 15 Pro Max 256GB kushton 1700 euro (200.600 dinarë), dhe më i shtrenjti është iPhone 15 Pro Max 1TB, çmimi i të cilit është 2200 euro (269.400 dinarë). Të dhënat më të fundit të disponueshme nga…

Lexo më Shumë

Prokuroria ka dalë me detaje në lidhje me vrasjen makabre që ka ndodhur në Shkup. Sipas tyre, në bazë të dëshmive të siguruara, japin dyshime të bazuara për një të dyshuar si kryerës i veprës penale – vrasje makabre. I dyshuari veprën e ka kryer pas një zënke të shkurtër me viktimën (36 vjeç), duke e privuar nga liria me më shumë se 45 goditje në qafë dhe trup. “Pas ngjarjes ai disa herë ka i është paraqitur nënës së tij, e cila në një pompë benzine kishte blerë 1.5 litër karburant dhe së bashke me të birin kanë shkaktuar…

Lexo më Shumë

BABOVSKI: AKUZAT E VMRO-DPMNE-së PËR PIKË POLITIKE Qytetarët nuk duhet të shqetësohen, ushqimi që importohet në vendin tonë është i sigurtë – thotë Drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Nikolçe Babovski. Sipas tij, siç njofton Klan M, të gjitha prodhimet që janë në marketet e vendit I kanë kaluar kontrollet e detyrueshme të sigurisë. Nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari i kanë hedhur poshtë pohimet e VMRO-DPMNE-së, se në vend kanë hyrë prodhime kancerogjene të qumështit apo aflatoksin. Sipas tyre bëhet fjalë për dy dërgesa të jogurtit probiotik që tashmë janë kthyer në Serbi. “Po, kishte dy dërgesa, me…

Lexo më Shumë

Ndaj Kosovës, “jo gjithmonë vullneti i qytetarëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut reflektohet në politikat e bartësve të institucioneve të vendit”, kështu konstatoi në një intervistë për “Programi 200” ambasadori i Kosovës në Shkup, Florian Qehaja, e cila do transmetohet sot në ora 18.00. Ai flet pas zhvillimeve të para një jave në veri të Kosovës, ku pati një përplasje mes policisë së Kosovës dhe një grup terrorist. Sipas ambasadorit Qehaja edhe pse ka një bashkëpunim të nivelit të lartë mes Prishtinës dhe Shkupit, serish ai thotë se bartësit e institucioneve duhet të dëgjojnë më shumë storjen e Kosovës, aq…

Lexo më Shumë

Paralelet në gjuhën shqipe në shkollat fillore në Ohër kanë mbetur me shumë pak nxënës. Me këtë zvogëlohet edhe mundësia e hapjes së klasave në gjuhën shqipe në arsimin e mesëm. Filloristët shqiptarë mësojnë në shkollën “Vëllazërim-Bashkimi”, e vetmja shkollë fillore në qytet ku mësimi zhvillohet edhe në gjuhën shqipe. “Nëse gjeneratat kanë qenë rreth 30 nxënës për gjeneratë, gjenerata e fundit ka qenë 15, ndërsa viti i paraprak me 23. Këtë vit kemi 14 nxënës të regjistruar për mësim në gjuhën shqipe, ndërsa në vitin shkollor 2022/2023 kemi pasur 34 semimaturantë. Kjo është një rënie e drejtpërdrejtë prej rreth…

Lexo më Shumë