Author: Jeta almakos

Ish kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev i uroi mirëseardhje në Strumicë ish kryeministrit grek Aleksis Cipras. “Mirë se erdhe në Strumicë miku im Aleksis Cipras i cili sot është mysafiri im për vizitë private. Ne i kujtojmë përpjekjet dhe kontributet tona të përbashkëta ndaj paqes dhe stabilitetit të Ballkanit dhe diskutojmë sfidat me të cilat po përballet rajoni sot. Është një nder i veçantë për mua  që miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë dhe miqësia ime me Aleksisin shndërrohen në vlera të qëndrueshme dhe të çmuara”, shënoi pasdite Zaevi në Fejsbuk. Korrespondentja e MIA-s nga Athina sot raportoi se…

Lexo më Shumë

Lotaria Shtetërore e Maqedonisë hedh poshtë akuzat e partive opozitare duke i cilësuar si të pavërteta dhe në dëm të procesit që sipas tyre ndalon organizimin ilegal të lojërave të fatit. Në reagimin e Lotarisë Shtetërore të Maqedonisë thuhet se procedura bëhet me qëllim kontrollin e përgjegjshëm të lojërave të fatit dhe se kushtet janë të përcaktuara në mënyrë të qartë se kush mund të ketë qasje dhe kush jo. Tenderi është në proces e sipër për përzgjedhjen e kompanive apo shoqërive aksionare që do të ndajnë mbikëqyrjen dhe organizimin 51 me 49 për qind në favor të Lotarisë Shtetërore…

Lexo më Shumë

Projektligji për amnisti që ndodhet për miratim në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ka shkaktuar mospajtime ndërmjet Aleancës për Shqiptarët (ASH) dhe Lidhjes Social-Demokrate (LSDM), ndonëse se ai ka kaluar në Qeveri me mbështetjen e të gjitha partive të koalicionit qeverisës. Deklarata e ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski se “tani nuk është koha për miratimin e një ligji të tillë”, për faktin se nuk do të jepte efekte sa i përket qëllimit për shpopullimin e burgjeve, është kundërshtuar nga propozuesi, ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, nga Aleanca për Shqiptarët. Madje, ai deklaratën e Spasovskit e quajti “qëndrim për…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, edhe sot e ka përsëritur qëndrimin e tij se me tekstin ligjor për amnisti nuk do të arrihen efekte.  Spasovski mbetet në qëndrimin se propozim-ligji për amnisti nuk e zgjidh  as problemin e burgjeve, përkatësisht shpopullimin e tyre dhe krijimin e kushteve më të mira. Për këtë, Spasovski tha se bëhet fjalë për qëndrim personal, ndërsa subjekti të cilit ai i takon do ta shpreh qëndrimin gjatë procedurës në Kuvend, nëse ligji propozohet deri tek ligjvënësi. OLIVER SPASOVSKI,MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME “Unë e shpreha mendimin tim dhe thashë se ishte mendimi im.…

Lexo më Shumë

I paralajmëruar që nga viti 2015, sot u bë hapja zyrtare e kampusit të Universitetit “Nënа Terezе”. Rektori prof. dr. Izet Zeqiri, tha se 864 studentë të rinj do nisin mësimet në këtë objekt të ri, që është 25 për qind rritje e numrit të studentëve nga viti i kaluar. Ai theksoi se univeristeti ofron studime cilësore, ku studentët mund të inkuadrohen në punë sipas përgatitjes së tyre profesionale. Izet Zeqiri, rektor i Univeristetit “Nëna Tereze” “Dita e parë e juaj është e veçantë sepse ju filloni mësimin në kampusin më të bukur të UNT-së në Shkup. Ne më si…

Lexo më Shumë

Universiteti i Evropës Juglindore zhvilloi mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta e prof. dr. Nazmi Maliqit. Rektori i universitetit Abdulmenaf Bexheti duke iu referuar kujtimeve dhe profesinonalizmit që i ndjeri prof. Maliqi ka shfaqur gjatë veprimtarisë së tij tha se që nga kohërat kur ishte në fushën e politikës e deri në fund të jetës së tij ka qenë jashtëzakonisht i palodhshëm, insistues deri në fund dhe zakonisht këto njerëz të cilët e kanë kryer me kaq përkushtim besimin që ua ka dhënë populli mbesin në kujtesën e përhershme . ABDULMENAF BEXHETI, REKTOR I UNIVERSITETIT TË EUROPËS JUGLINDORE…

Lexo më Shumë

Fronti opozitar i përbërë nga Alternativa, Lëvizja Besa dhe Lëvizja Demokratike sot drejtuan kritika lidhur me Ligjin për Lojërat e Fatit. Sipas tyre, prapa bizneseve të kazinove qëndron zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi. Këto akuza i artikuloi deputeti Fandil Zendeli, i cila tha se është marrë një vendim për krijimin e një kompanie tjetër për lojërat e fatit, e quajtur Viedo Lotaria e Re Shtetërore, si dhe vendime shtesë edhe për tre zinxhirë të rinj të shtëpive të lojërave të fatit online. Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes Besa  “A do të guxojë Arbër Ademi dhe Talat Xhaferi të pranojnë para…

Lexo më Shumë

Votimi i ndryshimeve kushtetuese do të bëhet atëherë kur do të ketë shanse të sigurta për 80 vota. Kështu tha zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bojan Mariçiq i cili vlerëson se ka mjaftueshëm kohë që vendi ta kryej këtë obligim edhe pse afatet janë që të njejtat të ndodhin në fund të nëntorit deri në fillim të dhjetorit. Më tej shtoi se vazhdimisht kanë bisedime me deputetë dhe politikanë. Bojan Mariçiq, zëvendëskryeministër për eurointegrime “Ka filluar procedura. Votimi do të bëhet në atë moment kur do të jemi të sigurtë se ka mundësi të mira për 80 vota, më herët nuk ka…

Lexo më Shumë

Opozita shqiptare deklarohet se nuk do t’i votoj ndryshimet kushtetuese. Deputeti i Lëvizjes Besa Fadil Zendeli përsërit se pa u plotësuar kushti i tyre, që në vend të termit “20%”, të shkruhet “etnia shqiptare”, nuk do të mbështes ndryshimin e Kushtetutës. Fadil Zendeli, Lëvizja Besa “Kam thënë që në qoftë se 20 % nuk bëhet pjesë e ndryshimeve kushtetuese, nuk do të votoj ndryshimet kushtetuese, të cilat janë në procedurë parlamentare. Këtu nuk ka ndryshim të qëndrimit as timit as të kryetarit tim”. Në të njëjtën vijë ishte edhe qëndrimi i Lëvizjes Demokratike.  Merita Koxhaxhiku, Lëvizja Demokratike “Edhe ne si…

Lexo më Shumë

Aleksandar Koceski nga Shkupi, në emisionin “25 minuta” në TV SHENJA, ka treguar për nënën e tij të cilën e ka humbur një muaj më parë në onkologji.  Ai thotë se pas dozës së parë të hemoterapisë, gjendja përnjëherë ju përkeqësua dhe pas 4-5 ditëve ka vdekur. “Sqarim nuk më dhanë. Realisht, shëndetësisë e kemi në kaos, jo vetëm në onkologji. Ditën para se të vdes ju përkeqësua gjendja, dhe ne shkuam deri tek mjeku amë i cili na dërgoi në onkologji, unë e lajmërova ndihmën e shpejtë të cilën e kemi pritur dy orë, nga thanë se po ndërrohet…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti në emisionin “25 minuta” në TV SHENJA, duke folur për rastin në onkologji, ka deklaruar se pacientët gjithmonë kanë të drejtë dhe ashtu do të mbetet. “Jam pjesë e sistemi shëndetësore, vij nga neurologjia, kam 23 vite përvojë. Këtu kam qenë gjithmonë me pacientët dhe e di si duhet me pacientët. Sa i përket onkologjisë, tash më një muaj nga hyrja e prokurorisë dhe MPB në klinikën për Onkologji, si do që të jetë, ajo çfarë unë garantoj, pyetja juaj ishte si mund të garantoni, gëzohem shukmë se edhe para ardhjes time në atë klinikë…

Lexo më Shumë

Anisa Bahiti…. 1. Në një darkë informale Presidenti Vuçiç i drejtohet Presidentit të Maqedonisë para disa javëve si me “shaka” dhe i thote ‘mora vesh se i ke zbrazur depot dhe ia ke dhënë të gjitha armët Ukrainës bashkë me tanke dhe helikopterët’. Të sugjeroj vijon Vuçiç që t’i japësh edhe Bandën Frymore të ushtrisë sepse kur të të duhen ty armët, sepse herët a vonë do të të duhen, atëhere do te t’i dhuroj Unë (Serbia). Ty (Maqedonisë) per t’u mbrojtur nënkuptohet (këtu pa i përmendur mendon shqiptarët). Të gjithë të pranishmit qeshën me këtë “shaka” sa për…

Lexo më Shumë