Universiteti i Evropës Juglindore zhvilloi mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta e prof. dr. Nazmi Maliqit. Rektori i universitetit Abdulmenaf Bexheti duke iu referuar kujtimeve dhe profesinonalizmit që i ndjeri prof. Maliqi ka shfaqur gjatë veprimtarisë së tij tha se që nga kohërat kur ishte në fushën e politikës e deri në fund të jetës së tij ka qenë jashtëzakonisht i palodhshëm, insistues deri në fund dhe zakonisht këto njerëz të cilët e kanë kryer me kaq përkushtim besimin që ua ka dhënë populli mbesin në kujtesën e përhershme .
ABDULMENAF BEXHETI, REKTOR I UNIVERSITETIT TË EUROPËS JUGLINDORE
“Si ai karakter, ishte po ai i njejti që silleshte në politikë, ashtu silleshte edhe në klasë. I dashur me studentë, një zë ëmbël dhe i butë. Në asnjë mënyrë nuk dëgjova ta ngre zërin, në asnjë mënyrë në komunikim me studentët nuk pashë që ti thotë siç dimë ne tu themi studentëve se nuk është ashtu apo se e ke gabim. Ai edhe kur nuk e kishin studentet të saktë pergjigjen ai i miratonte me shumë motivim. Më ka lënë shumë përshtypje kjo se para se gjithash ka qenë njeri”.
Drita Maliqi, e bija e prof Maliqit tha se ai si profesor ka qenë shumë i dashur për gjithë studentët. Ajo shtoi se virtytet e larta njerëzore që i ka pasur si prind, si profesor, si koleg apo në çfarëdo kuadri i kanë korrur shumë suksese gjatë gjithë jetës së tij.
DRITA MALIQI , VAJZA E PROF. NAZMI MALIQI
“Sot me krenari e nostalgji po flas në universitetin kun ë fillimet e tij babai ynë filloi karierën e tij universitare, aty ki ishin edhe shumë bashkëveprimtarë të tij që më parë kishin ndërtuar shtetin e tani po ngritninn një rilindje të re shqipëtare. Në universitetin ku babai ynë po bënte një storje të veçantë, ku studentët nguteshin ta zgjedhnin lëndën e tij sa sishte mbushur numri e të zhgënjeheshin ku zyrja e tij ishte përherë e hapur për studentët e tij aq sa edhe unë si bija e tij mezi e takoja”.
Ish zëvëndës kryeministri i Kosovës Lutfi Haziri në cilësi të mikut shprehu mirënjohje dhe falemnderime për kontributin e prof. Maliqit në lidhje me angazhimin e tij politik në rezistencën e Kosovës për liri dhe pavarësi.
LUTFI HAZIRI, ISH ZËVËNDËS KRYEMINISTËR I KOSOVËS (02:04-02:50)
“Më lejoni që në këtë akademi për profesorin Nazmi para jush të them falemnderit shumë prej neve të gjallëve që ai ka qenë mësues, ka qenë këshilltar dhe ka qenë njëri prej antarëve politik në rezistencën e Kosovës për liri, për pavarësi dhe për demokraci. Për nga profesioni ne e kemi vlerësu, për nga dija ne e kemi ndëgju por për nga veprimi natyrisht kemi qenë të diciplinum se ka qenë një ushtarak civil i cili na ka mësu se si duhet të punohet dhe si duhet të arrihen qëllimet pa u zbulu”.
Të pranishmit ndanë kujtime dhe fjalë të mira për prof. Nazmi Maliqin dhe thanë se veprimtaria e tij do ngelet në kujtimet e tyre të përjetëshme.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/