Në Kuvend sot në kuadër të seancës së 126-të është miratuar Propozim-vendimi për rishpërndarjen e mjeteve në Buxhet për vitin 2023 për të cilin 62 deputetë votuan “pro” dhe 10 abstenuan. Me Vendimin rishpërndahen 18.2 milionë për pagesën e pagave më të larta, pensionet e rritura, rekurs për pushimet vjetore për të gjithë punonjësit në sektorin publik, të drejtat sociale, subvencionet për fermerët, për kujdesin shëndetësor, gjegjësisht për medikamentin “Trikafta” dhe matëset për personat me diabet, si dhe mjete për pakon e re të masave antikrizë. “Me këtë vendim rialokojmë mjete në interes të aspektit social, përkatësisht rialokimet kryesore janë…
Author: Jeta almakos
Procesi i ndryshimeve kushtetuese është vendimtar për rrugën e integrimit evropian të vendit dhe nuk duhet të kushtëzohet, u shpreh Kryeministri Dimitar Kovaçevski pas njoftimeve të bllokut opozitar shqiptar se nuk do të mbështesin ndryshimet kushtetuese nëse nuk hiqet formulimi “20 për qind” dhe nëse nuk pranohen amendamentet për luftë kundër korrupsionit. Sipas Kovçaevskit, heqja e “20 për qind” kërkon konsensus të gjerë dhe pëlqim të të gjitha palëve nënshkruese të Marrëveshjes së Ohrit, sepse marrëveshja është miratuar në kushte të vështira dhe me kompromis, garantues të së cilës janë SHBA-të dhe BE-ja. “Edhe unë kam një përvojë sa i…
Me 96 vota “pro” dhe asnjë “kundër” apo “abstenim”, deputetët miratuan sot vendimin për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Hetimor në lidhje me skandalin e abuzimit me ilaçe nga Klinika e Onkologjisë. Deputetët votuan për propozimin e përbërjes të përcaktuar më herët nga Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime, sipas të cilit kryetare e Komisionit të votimit u zgjodh deputetja e opozitës OBRM-PDUKM, Rashela Mizrahi, ndërsa anëtare e partisë. Zëvendës i saj u zgjodh Aleksandar Veljanovski. Komisioni anketues ka 12 anëtarë dhe po aq deputetë. Anëtarë të Komisionit do të jenë deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Antonio Milloshoski, Gordana…
Presidenti serb Vuçiç dha një intervistë për CNN, të cilën e ka realizuar gazetarja legjendare Christiane Amanpour. E gjithë intervista u fokusua në situatën në Kosovë pas zhvillimeve të përgjakshme të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Amanpour i kërkoi Vuçiçit të komentojë raportin e Shtëpisë së Bardhë, ku thuhet se Serbia po grumbullon trupa në kufirin me Kosovën. Vuçiç u përgjigj se i respekton raportet nga SHBA, por se kjo nuk ishte plotësisht e saktë. “Në vitin 2001 ne nënshkruam një marrëveshje me NATO-n për hyrjen në Zonën e Sigurisë Tokësore dhe u ra dakord që të përdorim ushtrinë…
Milan Radojiçiq është intervistuar sot për vepra që kanë të bëjnë me krime si “shoqatë me qëllimin për të kryer akte kriminale”, “prodhimi, mbajtja dhe trafikimi ilegal i armëve dhe substancave eksplozive” dhe “krime serioze kundër sigurisë së përgjithshme”.Sipas mediumi “Kossev”, ish-nënkryetari i Listës Serbe që mori përgjegjësinë si organizues i sulmit terrorist në Kosovë, ka mohuar këto akuza. Zyra e Prokurorit në Beograd, raportohet se ka konfirmuar se Radojiçiq është marrë në pyetje sot.“Ai është intervistuar nën dyshimet që, tani për tani, me disa persona të panjohur, ka kryer krimin e “shoqatëës për qëllim të kryerjes së veprave kriminale”,…
Numri i punëtorëve në industri në muajin gusht është rritur për 1,3 për qind krahasuar me muajin e njejtë të vitit të kaluar, por ulje shënohet në sektorin e minierave për 1,7 për qind dhe në Furnizimin me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 5,9 për qind. Sipas Entit Shtetëror për Statistikë, rritje shënohet në sektorin e Industrisë së përpunuar për 1,9 për qind. Sipas grupeve kryesore industriale, numri i punëtorëve në industri shënon rritje te prodhimet kapitale për 13,5 për qind, ndërsa rënie ka te Energjia për 4,6 për qind. Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 3,9…
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut gjithnjë e më shumë përdorin kartelat për pagesa madje edhe gjatë blerjeve në vlerë të ulët. Tode Jovanovski, rreth të pesëdhjetave, shprehet i habitur kur shitësi në një dyqan në qendër të Shkupit i kërkon që ujin dhe cigaret t’i paguajë me para të gatshme, në të kundërtën nuk do të mund t’i marrë ato. “Nuk është siç duhet asgjë në këtë shtet. Nuk e kuptoj pse duhet të anuloj blerjen pasi insistoj të paguaj me kartë dhe jo me para të gatshme. Nuk e kuptoj se pse më thotë se nuk e leverdis shitësin…
“EVROPA TË MOS LEJOJË QË INTERESAT RUSE TË BËHEN REALITET NË BALLKAN” Pas diktatit bullgar qëndrojnë interesat ruse – tha sot gjatë një aktiviteti partiak në Ohër, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Ai i ka bërë thirrje faktorit ndërkombëtar që të mos lejojnë që interesat ruse të bëhen realitet në Ballkan, përcjellë KlanM. “Bëj thirrje që Evropa të mos lejojë në shekullin 21 interesat ruse në Ballkan të bëhen realitet dhe të mos ndodh asimilimi I popullit maqedonas. VMRO-DPMNE nuk do ta pranojë dikattin bullgar. Kërkojmë të respektohen të drejtat e maqedonasve në Maqedoninë e Pirinit njëjtë sikurse me Marrëveshjen…
Zhurma politike ndaj propozim ligjit për amnisti është e panevojshme, vlerëson Avokati i Popullit Neser Zyberi. Qëllimi parësor i propozuesit është tejkalimi i problemit me mbipopullimin nëpër burgje, shprehet Zyberi, ndonëse shton se kjo nuk do të ishte zgjidhja afatgjatë. “Politizimi është bërë edhe për këtë fakt që e thatë, që të mos eventualisht të amnistohen kategori të cilat supozohet të cilat nuk duhet të përfshihen në amnisti dhe një pjesë e opozitës këtë e bën për qëllime politike në kuptimin që të mos merr mbështetje gjithë popullore një iniciativë e këtillë dhe pastaj kjo të reflektohet në procesin zgjedhor.…
Naser Pajaziti Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audivizive në Maqedoninë e Veriut nuk merr masa ndaj kanalit televiziv “Arena Sport”, që ditëve të fundit gjatë transmetimeve lëshonte një material reklamues propagandues që kishte të bëj me ngjarjet e 24 shtatorit në Banjskë të Kosovës. Reklama që transmetohej “Pamticemo” (do ta mbajm mend) ishte irituese për publikun shqiptar dhe kjo ndikonte edhe në bashkëjetesën, pasi që përmes saj përhapej gjuha e urrejtjes që është vepër penale dhe se përmes kësaj porosie bëhej thirrje për hakmarrje dhe luftë. Unë përmes një ankese në emrin tim personal, ia drejtova kësaj Agjencie si…
Millan Radoiçiq i cili pranoi se ishte i pranishëm dhe ishte organizatori i sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit është arrestuar, raporton N1. Sipas raportimit të N1 dhe mediave të tjera serbe si “Danas”, “RTS”, Radoiçiq është arrestuar dhe është ndaluar nga policia për 48 orë. Madje në banesën e tij dhe disa objekte të tjera është kryer edhe një kontrollë nga ana e policisë. N1 raporton se Radoiçiq është dërguar në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd. Milan Radoiçiq ka pranuar zyrtarisht me anë të një letre se ka qenë mbrapa sulmit terrorist të 24 shtatorit…
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot pati takim me konsultantët ndërkombëtarë Xhon Ims (gjykatës nga Mbretëria e Bashkuar) dhe Viktor Zaharia (kryetar i Këshillit për ndihmë juridike në Moldavi) dhe përfaqësuesit nga Zyra programore e Këshillit të Evropës në Shkup. Në takim, para ministres u prezantua propozimi për vendosje të – Trupit të vetëm për menaxhim me sistemin e ndihmës juridike pa pagesë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kumtoi MPPS. Në takim u bisedua për rëndësinë e përforcimit të sistemit për ndihmë juridike pa pagesë. Nga ana e të prnaishmëve u cek se me sistem më…

