Gjenerali shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, ka reaguar në lidhje me terroristët serbë të arrestuar nga policia e Kosovës. Ai përmes një postimi në Facebook tregoi një nga skenarët që Vuçiq po përgatit për t’i liruar këta terroristë. Maralusha tha se një nga mënyrat është grabitja e policëve të Kosovës dhe përdorimi i tyre në një shkëmbim të mundshëm. Kësisoj, gjenerali kërkoi nga pjesëtarët e policisë sonë që të jenë të kujdesshëm, transmeton “Bota sot”. Postimi i plotë Vuçiq i ka dhënë direktiva Njësive Diversante që të bëjnë çmos që terroristët e zënë robër me 25 shtator 2023, të lirohen me përdorimin…
Author: Jeta almakos
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës tha se ka nisur hetimet për sulmin në Banjskë dhe se, aktualisht, është në proces të mbledhjes së informatave dhe dëshmive në lidhje me këtë rast. Hetime paralele u paralajmëruan edhe nga Prokuroria e Serbisë, por nuk është e qartë nëse dy institucionet do të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën. Nga Bashkimi Evropian – që ndërmjetëson përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi – thanë se Kosova ka mandat për ta hetuar sulmin në Banjskë dhe se Serbia e ka obligim të bashkëpunojë me të, pa kushte. Më 24 shtator, grupe të armatosura sulmuan policinë e Kosovës…
Sot (02.10.2023) rreth orës 19:00 në rrugën rajonale Stojakovë-Bogdanci, zyrtarët policorë të Njësitit kundër emigracionit në Bogorodica kanë privuar nga liria shtetasin M.S. (63) nga Shkupi, i cili me një kamion të tipit “Man” me targa të Shkupit transportonte 11 emigrantë nga Siria. Pas ndalimit të automjetit, efektivët e policisë kanë vënë re një dhomë të fshehtë midis kabinës dhe hapësirës së ngarkesave, ku pas ekzaminimit të detajuar janë gjetur 11 emigrantët. Pas dokumentacionit të plotë të rastit do të bëhet kallëzim penal përkatës.
Organizuar nga platforma “Përgjegjësia”, është mbajtur sot një protestë para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut lidhur me rastin e Klinikës së Onkologjisë. Darian Petrov, aktivist, aktor i teatrit, i cili është pjesë e organizatës, në prezantimin e tij tha se arsyeja e protestës është mosbesimi në sistemin dhe institucionet gjyqësore. Ai shtoi se pakënaqësia është e lartë, sidomos ndaj agjendave politike. Ai tha se nuk do të lejojnë të harrohen njohuritë e Onkologjisë. Organizatori Petrov njoftoi se të hënën e ardhshme në orën 18:00 do të mbahet një protestë tjetër.
Përmes një ceremonie solemne, sot Universiteti i Tetovës e filloi zyrtarisht vitin e ri akademik 2023/2024. Në sheshin e Rektoratit të Universitetit, një numër i konsiderueshëm studentësh të rinj, rreth dy mijë, u mirëpritën nga stafi udhëheqës i Universitetit, të cilët u uruan suksese në procesin arsimor-shkencor. Të pranishmëve mirëseardhje u uroi Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli. Ai fillimisht i shprehu ngushëllime familjes Zenuni nga fshati Çegran i Komunës së Gostivarit, për ndarjen nga jeta të djalit të tyre, Erion Zenunit, student i vitit të parë në Fakultetin e Shencave të Mjekësisë të Universitetit të Tetovës,…
Më 30.09.2023, në periudhën nga ora 10:00 deri në ora 13:30, në fshatin Gajre, Tetovë, zyrtarë policorë nga Departamenti për Krime Ndërkufitare kanë ndaluar Z.K.(44), L.N.(53), S.M.(43), XH.H.(57), M.H.(33) dhe S.O.(59), të gjithë nga Republika e Shqipërisë. Pas kontrolleve u konstatua se personat qëndronin në zonë të padeklaruar ose qëndronin në kundërshtim me qëllimin e deklaruar të qëndrimit. Ndaj personave janë parashtruar kërkesa për inicimin e procedurës, ndërsa Gjykata Themelore e Tetovës u ka shqiptuar sanksione përkatëse, ndërsa Departamenti për krime ndërkufitare Tetovë ka nxjerrë aktvendime për largim nga territori i shtetit me një ndalim ligjor për hyrje në vend…
Pas nesh është një sezon ngrohjeje në kushte krize, në të cilën kemi hyrë me pasiguri, por treguam se shteti dhe institucionet kanë kapacitete, sezoni kaloi pa rritje të çmimit të energjisë elektrike dhe pa kufizime, ndonëse kishte pritshmëri dhe komente të tilla, tha anëtari i KQ të LSDM-së, Dario Nikollovski. Nikollovski për “TVM” theksoi se qytetarët mund të jenë të qetë sa i përket furnizimit me rrymë dhe çmimit të rrymës. “Shteti kujdeset për qytetarët dhe krijon kushte që rryma të mos rritet”, tha Nikollovski, duke shtuar se tarifa e lirë ditore do të kthehet nga 1 dhjetori. Nikollovski…
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka dënuar sulmet ndaj familjes Muharremi në Medvegjë. Për këtë, të dielën kishte alarmuar deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi. Bislimi ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar që ta monitorojë këtë situatë. “Qeveria dënon ashpër aktet e vandalizmit dhe frikësimit ndaj familjes Muharremi në Medvegjë. Është shqetësuese dhe e papranueshme. Me sa duket për Vuçiqin çdo ditë pa ndonjë incident është një ditë e humbur. Serbia duhet të përmbahet nga aktet e dhunës ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës”. ”Edhe deputeti i vetëm shqiptar në Serbi Shaip Kamberi kërkoi rend, paqe dhe që qytetarët…
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, gjenerali Milan Mojsiloviç, mohoi të hënën akuzat e zyrtarëve në Prishtinë se ushtria serbe kishte planifikuar pushtimin e Kosovës, ndërsa nënvizoi se tashmë është ulur prania e ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovën. Ai i bëri këto komente në një konferencë me gazetarë në Beograd së bashku me ministrin serb të Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, në të cilën mohuan përfshirjen e Serbisë në sulmin e 24 shtatorit në fshatin Banjskë në veri të Kosovës. “Forcat e Armatosura të Serbisë janë një organizatë serioze, e fortë që nuk lejon asnjë improvizim apo gënjeshtër.…
Kryeministri Edi Rama paraditen e sotme gjatë vizitës në Kroaci ka zhvilluar një konferencë për shtyp i shoqëruar nga homologu i tij kroat Andrej Plenkoviç. Gazetarët kroat i nisin pyetjet e tyre të fokusuar tek çështja e Serbisë dhe Kosovës. Ata i drejtuan pyetjen të dy Kryeministrave se çfarë qëndrimesh mbanin mbi veprimet e Serbisë. Ajo që ra sy ishte përgjigjia e Kryeministrit Rama për ushtrinë serbe në kufi, një lajm ndaj të cilit Rama nuk kishte bërë asnjë reagim. Pyetje: Si e shihni gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe a e shihni përgjegjësinë e Vuçiç në këtë çështje? Po Kroacia…
Në Banjskë të Zveçanit ka pasur lëvizje të njësiteve policore. Derisa Njesia Speciale është reduktuar në numër, atje kanë shkuar Njesiti Për Ndërhyrje të Shpejtë. Zëvendëskomandanti i drejtorisë rajonale të policisë në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani ka thënë se këto ndryshime kanë ndodhur për shkak të uljes së nivelit të rrezikshmërisë në atë vend. “Kjo është bërë për shkak të nivelit më të ulët të rrezikshmërisë, pasi ka zbritur niveli i rrezikshmërisë dhe është i vogël. Po ashtu, është kontrolluar pothuajse e gjithë ajo zonë që të mos rrezik për mjete shpërthyese”, tha Elshani për Telegrafi. Ai bëri të…
Ministria e Mbrojtjes në Maqedoni ka filluar procedurën për ndërtimin e përmendoreve të “branitellave” të rënë në lokalitetin Luboten, Karpallak dhe Vicë. “Në përpjekjen e kryetarëve të komunave të cilave u është dorëzuar iniciativa për ta politizuar këtë iniciativë, ministrja e mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, duke dashur të ruajë imazhin, veprën dhe sakrificën e “branitellave” të rënë, filloi një procedurë që nuk kërkon pëlqimin e komunave dhe do të mundësojë ndërtimin e këtyre monumenteve në lokacionet e përmendura”, njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes. Me përfundimin e seancës së Qeverisë të mbajtur më 28 shtator, siç sqarojnë Ministria e Mbrojtjes, Qeveria ka…

