Institucionet e Maqedonisë së Veriut vazhdojnë të jenë në shënjestër të sulmeve kibernetike. Për t’iu kundërvënë atyre, autoritetet kanë bërë hapa, duke forcuar softuerët. Nga Qendra nacionale për përgjigje ndaj incidenteve kompjuterike – që funksionon në kuadër të Agjencisë për Komunikime Elektronike – bëjnë të ditur se gjatë shtatorit një institucion shtetëror ka njoftuar se ka qenë cak i sulmeve kibernetike. Por, kjo qendër nuk dha detaje se për cilin institucion bëhet fjalë. Nga Qendra nacionale për përgjigje ndaj incidenteve kompjuterike thanë për Radion Evropa e Lirë se vizitat intensive të ueb faqes të institucionit të sulmuar kanë bërë që…
Author: Jeta almakos
Ministri i Punëve të Jashtme, njëherë kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani thotë se ka kontaktuar ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq, për të shprehur shqetësimin për vendosjen e trupave shtesë të ushtrisë së Serbisë në kufi me Kosovën, shkruan TV21. Osmani thotë se si OSBE, do të kontribuojnë që palët t’i rikthehen bisedimeve. “I shqetësuar për rritjen e ushtrisë përgjatë kufirit të Serbisë me Kosovën, kontaktova ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq këtë mëngjes. Përshëndes qëndrimin për tërheqje si hapi i parë drejt de-eskalimit. Mirëpres vendimin e NATO-s për trupa shtesë të KFOR-it. OSBE është pranishme dhe e gatshme…
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast të rëndë që ka ndodhur në Shkup, më datë 22 shtator 2023. Bëhet fjalë për një vdekje, që sipas dyshimeve të policisë është vrasje me paramendim dhe për këtë tashmë dy persona janë të dyshuar. Një grua është arrestuar, ndërkaq një mashkull kërkohet me fletarrest, transmeton TV21. “Sot, nga ana e SPB Shkup është ngritur kallëzim penal me procedurë të shpejtë kundër A.D.(39) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer dy vepra penale dhe atë “vrasje” dhe “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” dhe kundër…
Kim Mehemti Nuk është aspak e vështirë të dëshmosh se frika nga fryma anti-krim që solli me vete ‘albinizimi’, se zilia e urrejtja ndaj Kurtit, janë ato që aq e kanë verbëruar Kryeministrin e sotëm të Shqipërisë, sa nga ajo verbëri ai nuk mund ta sheh që është bërë bashkëpunëtori dhe shërbëtori më i neveritshëm i Vuçiçit. Për ta dëshmuar këtë, mjafton të shohësh se si edhe në ditën e aktit terrorist serb ndaj Kosovës, ai nuk u ngrit dot të bënte as atë që e bënë serbët e arsyeshëm: ta dënonte këtë akt të dirigjuar nga Beogradi. Apo…
Qeveria e Kosovës i ka bërë thirrje presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe institucioneve të Serbisë që menjëherë të tërheqin të gjithë trupat ushtarake nga vija kufitare me Kosovën. Po ashtu, qeveria i ka bërë thirrje Serbisë të mbyllin dhe demilitarizojnë 28 bazat e përparme ushtarake dhe 20 bazat e xhandarmërisë, për të cilat thuhet se paraqesin kërcënim të përhershëm për Kosovën. “Shumë herë kemi ngritur shqetësimin për ekzistencën e këtyre 48 bazave të përparme të ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe dhe kemi theksuar faktin, tashmë të vërtetuar që këto baza shërbejnë për mbështetje të agresionit të mundshëm ushtarak kundër Republikës së…
Largimi i të rnjëve është një nga dukuritë shqetësuese me të cilat po përballet vendi prej vitesh. Madje në mesin e atyre që po largohen nga vendi janë edhe të punësuarit në administratën publike dhe shtetërore. Këtë e konfirmon edhe Ministri i Administratës, Azir Aliu, i cili thekson se migrimi ka shkaktuar mungesë të kuadrit si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. “Është problem, është sfidë që cdo institucion tani e ka, jo vetëm në sektorin publik, por edhe në atë privat, edhe jo vetëm në shtetin tonë, por gjithandej, kjo është një fenomen. Pra për atë shkak…
Para pesë viteve më 30 shtator në vend u mbajt referendum, ku votohej për Marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë. Më 30 shtator të vitit 2018, nga gjithsej 1.806.336 qytetarë, në referendum kanë dalë 666.743, prej të cilëve 609.813 kanë votuar “për”, 37.700 votuan “kundër”, ndërsa 19,230 fletvotime janë shpallur të pavlefshme. Vendimi i referendumit nuk u miratua, për shkak se nuk votuan më shumë se gjysma e qytetarëve të regjistruar në listën zgjedhore. Pyetja në referendum ishte: “Nëse jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e Marrëvehsjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”. Marrëveshja e Prespës…
Albanian Post ka siguruar pamje të reja nga ikja e terroristëve në Banjskë të Zveçanit, pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës, të dielën e 24 shtatorit. Në pamjet e publikuara nga AP, shihen disa terroristë duke vrapuar në përpjekje për t’u larguar nga ambienti i Manastirit të Banjskës – ku ishin ngujuar. Ajo çka bie në sy në këto pamje të siguruara nga AP, është se në momnetin kur njëri nga terroristët e plagosur rrëzohet, të tjerët as që e marrin mundin që të ndalojnë për ta ndihmuar, duke e lënë kështu të shtrirë në tokë. Terroristi i plagosur…
Goran Bogdanoviq, ish ministër në qeverinë e Serbisë, ka thënë se gjatë kohës sa ishte asamblist në Komunën e Leposaviqit ka parë se sa paratë janë derdhur në veri dhe se kush i ka kontrolluar ato. Ai në një intervistë për emisionin #KallxoPërnime me Jeta Xharrën, ka shtuar se paratë që kanë ardhur nga buxheti i Kosovës në komunat veriore të Kosovës, janë keqpërdorur. “Vetëm shikoni pushtetet lokale në veri të Kosovës, para të mëdha vijnë nga buxheti i Kosovës, i ka kontrolluar dikush ato para? Unë kam qenë asamblist në Kuvendin e Komunës së Leposaviqit, nga viti 2013 e…
Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla, ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin Revieë në Euroneës Albania ku foli në lidhje me situatën në veri të Kosovës. Kulla tha se shtimi i forcave të ushtrisë serbe në kufi me Kosovën, është thjesht një shoë, pasi Serbia e ka provuar disa herë luftën dhe ka humbur. Sipas tij nëse Serbia sulmon Kosovën, atëherë ajo do të ndahet akoma më shumë në territore më të vogla. “Pas kësaj që pësuan para një java ata nuk çojnë dot rininë e tyre në luftë. Rinia e sotme e Serbisë nuk është më ajo e…
Policia e Kosovës njoftoi se ka gjetur sërish armë, municion dhe pajisje të ndryshme ushtarake gjatë një kontrolli më 30 shtator në veri të vendit, rreth një javë pasi u sulmua nga një grup i armatosur. Sipas Policisë, sot është bërë kontrolli i terrenit që përfshin fshatin Brezne – Zveçan, pjesën malore të cilën e kanë shfrytëzuar sulmuesit, i cili ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të armëve të rënda, municionit e pajisjeve të ndryshme ushtarake. “Sendet e gjetura dhe sekuestruara janë evidentuar sipas gjetjes në terren, e të cilat janë si në vijim: antiplumb,…
Maqedonia e Veriut edhe gjatë vjeshtës dhe dimrit të këtij viti do të përballet me ndotjen e ajrit, bazuar në mungesën e masave të institucioneve për përballje me të. Shkupi dhe Tetova, viteve të fundit kanë qenë në krye të listave botërore sa i përket ndotjes së ajrit, respektivisht pranisë së grimcave PM-10 shumë herë më të larta mbi normat e lejuara. Pavarësisht kësaj, nga buxheti i vitit 2023 për Ministrinë e Ambientit Jetësor janë ndarë 30.4 milionë euro, shumë kjo më e ulët se ajo e vitit të kaluar, ndërsa është zvogëluar edhe numri i të punësuarve në Inspektoratin…

