Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në procedurë të rregullt parlamentare e dorëzoi Projekt-rregulloren e Kuvendit, i cili është produkt i punës shumëvjeçare të përkushtuar të pjesëmarrësve në procesin e dialogut Jean Monnet, që është një proces i përbashkët i Parlamentit Evropian me Kuvendin e RMV-së. Në Rregulloren e propozuar parashikohet që dispozitat të fillojnë të zbatohen nga përbërja e ardhshme parlamentare, e cila në fakt kontribuoi shumë në marrjen e vendimeve të paanshme me konsensus si për deputetët e qeverisë ashtu edhe për deputetët e opozitës. Propozimi tashmë i është dorëzuar deputetëve në formë…
Author: Jeta almakos
Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se kartelat e dedikuara të pagesës për shfrytëzimin e mjeteve financiare për racionin e subvencionuar të studentëve, studentë që plotësojnë kushtet për realizimin e kësaj të drejte, do të mund t’i mbledhin në filialet e Bankës Sparkase gjatë ditës së nesërme, të shtunën (30.09.2023). MASH ju bën apel të gjithë studentëve që ende nuk kanë vepruar në përputhje me udhëzimet e dhëna, që ta bëjnë këtë dhe të shkojnë në filialin që janë njoftuar se do t’u lëshojnë kartelën. Shfrytëzimi i mjeteve financiare për blerjen e ushqimeve në markete, furra buke, restorante dhe persona…
Drejtuesit e institucioneve të Maqedonisë së Veriut për herë të parë nuk e kanë përjashtuar mundësinë që Bullgaria të paraqesë kërkesa të reja në procesin e integrimit të saj në Bashkimin Evropian. Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, thotë se “politika bullgare është aq e pasigurt sa që nuk dihet se çfarë do të sjellë e nesërmja”. “Fatkeqësisht, shpesh kemi qenë të zhgënjyer pasi dinamika në politikën bullgare është aq e pasigurt sa që nuk dihet se çfarë do të sjellë e nesërmja. Jam shumë i sigurt se Bullgaria do të vazhdojë të formulojë kërkesa të reja. Por, për…
Rektori i Universitetit të Tetovës, Jusuf Zejneli, sot në kabinetin e tij e priti në takim ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Norvegji, ekselencën e tij Driton Kuçi. Fillimisht, Rektori Prof. Dr. Jusuf Zejneli, ambasadorin Driton Kuçi e njoftoi me zhvillimet aktuale në universitetin tonë, si dhe me agjendën e aktiviteteve që janë paraparë të realizohen gjatë semestrit dimëror në universitetin tonë. Ndërsa ambasadori Driton Kuçi e uroi Rektorin Jusuf Zejneli për zgjedhjen e tij Rektor i Universitetit të Tetovës. Ai tha se, kjo është një dëshmi se tanimë Universiteti i Tetovës, kuadrot e veta i ka të…
Deputetja Rashela Mizrahi, është propozuar për kryetare të Komisionit Anketues për rastin e Klinikës së Radioterapisë dhe Onkologjisë. Propozimi është bërë nga grupi i deputetëve të VMRO-së në Komisionin Parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime, i cili duhet të përcaktojë përbërjen e komisionit anketues, nga ku u propozuan që Aleksandar Veljanovski të jetë nënkryetar dhe anëtarët Antonijo Milloshoski, Gordana Siljanovska – Davkova, Ivanka Vasilevska, Ljupço Prenzov, Petar Risteski, për zëvendës anëtarë Dajanço Eftimov, Dafina Stojanoska, Dragan Kovacki, Toni Jarevski dhe Zoran Kocevski. Nga grupi parlamentar i LSDM-së dhe koalicionit, për deputetë janë propozuar Daniela Markovska, Nenad Kociq, Martin Kostovski dhe Marija…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përgënjeshtroi pohimet se në marketet tona shitet qumësht kancerogjen. Ky reagim i tyre erdhi pasi VMRO-DPMNE doli me deklaratë ku tha se në vend importohen dhe lëshohen në përdorim më shumë se 20 ton qumësht kancerogjen, të importuar nga Serbia. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë “Që të mos ketë spekulime tjera dhe mashtrim të opinionit, se qytetarët në vend pijnë qumsht jo të sigurt me aflatoksin, me përgjegjësi vërtetojmë se me qëllim ndalimin e rrezikut të shëndetit publik, përshkak të pranis së zmadhuar të aflatoksin M1, në fuqi është Vendimi për sigurinë e masave të…
Zyrtarët shtetërorë sot kanë hapur zyrtarisht centralin më të madh privat fotovoltaik në Ballkan “FEC Novaci” me kapacitet prej 55 megavat dhe prodhim të projektuar vjetor prej 85.000 megavat-orë rrymë elektrike. Centrali, siç u tha, do t`i kënaq nevojat vjetore me rrymë elektrike për 30.000 familje. Kryeminsitri i vendit Dimitar Kovaçevski deklaroi se impianti i ri fotovoltaik në Novaci është më i madhi në Ballkan. Sipas tij, me mbi 280 ditë me diell dhe me potencialet e ujit dhe të erës, mundësuan pavarësinë energjetike të vendit. Në këto dy vite ai thot se kanë krijuar pothuajse 450 megavat energji të…
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski thotë se shumë shpesh e ka thënë se Sofja zyrtare do të ketë kërkesa të reja në procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut. Sipas tij, kjo është si pasojë e keqmenaxhimit të procesit nga ana e politikanëve tanë, ku për momentin vendi ynë ndodhet në një situatë që duhet të përmbushë kërkesat e Bullgarisë, diktatet e tyre pa marrë asnjë garanci, ose përndryshe do te ngecë në proces negociatash shekullore me BE-në. Hristijan Mickoski “Unë personalisht e kam thënë disa herë, se ky është vetëm fillimi dhe hapja e kutisë së pandorës, pasi nga e…
Familjarët janë interesuar që të marrin trupat e pajetë të tre sulmuesve të vrarë serbë të grupit të armatosur, i cili mëngjesin e së dielës më 24 shtator 2023 kreu akt terrorist mbi Policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Këtë e kanë konfirmuar në një përgjigje për KALLXO.com, Ministria e Drejtësisë e Kosovës. Sipas ministrisë, trupat e tyre mund të lirohen vetëm më urdhër të Prokurorit. Familjaret kanë shfaqur interesim për t’i marrë trupat, mirëpo trupat mund të lirohen vetëm me urdhrin e Prokurorit”- thuhet në përgjigjen e tyre. MD ka bërë të ditur se autopsia e trupave…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot përgëzoi investitorët “Mej Enerxhi”, “ATS Group” për ndërtimin e parkut solar më të madh në rajon në Novaci të RMV-së, me kapacitet prej 55MW. Bekteshi tha se së shpejti, vendi do të prodhojë energji edhe për nevojat e rajonit, e jo vetëm të vendit tonë. “Ne jemi vend dhe anëtar i NATO-s dhe ne në mënyrë të pavarur do të prodhojmë jo vetëm për nevojat e shtetit tonë, por edhe për nevojat e gjithë rajonit. Ka pasur shumë njerëz skeptik edhe në atë se në vendin tonë nuk mund të zbatohet agjenda e gjelbër,…
Në bazë të konkluzioneve të arritura në një seancë e jashtëzakonshme të këshillit të komunës së Mavrovës dhe Rostushës, Komuna i ka dorëzuar Qeverisë informacion me kërkesë për shpalljen e gjendje krize në territorin e Komunës së Mavrovës dhe Rostushës. Kjo është kërkuar pasi në gjashtë muajt e fundit është shpallur një prani e madhe e arinjve në territorin e kësaj komune. Nga atje thuhet se i kanë marrë të gjithë të gjitha aktivitetet dhe masat të cilat janë nën kompetencat e tyre, me qëllim që të mbrojnë qytetarët e tyre. Është regjistruar prania e 160 deri në 180 kafshëve…
Pavarësia e përforcon shpërnguljen masive të të rinjve jo vetëm nga vendi ynë, por edhe nga i tërë rajoni i Ballkanit Perëndimor. Me atë humbim kapital të çmueshëm njerëzor dhe social nga i cili varet rritja afatgjate ekonomike dhe zhvillimi i shteteve tona dhe i tërë rajonit. Janë të domosdoshme reforma në segmentet vitale kyçe për zhvillimin ekonomik, siç janë investimet, produktiviteti i punës, dimensionimi i arsimit sipas kërkesave të tregut të punës dhe krijimi i vendeve të punës, porositi presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin në Konferencën e nëntë ndërkombëtare hulumtuese që e organizojnë Banka Popullore dhe Komiteti për ndërlidhje…

