Zyrtarët shtetërorë sot kanë hapur zyrtarisht centralin më të madh privat fotovoltaik në Ballkan “FEC Novaci” me kapacitet prej 55 megavat dhe prodhim të projektuar vjetor prej 85.000 megavat-orë rrymë elektrike. Centrali, siç u tha, do t`i kënaq nevojat vjetore me rrymë elektrike për 30.000 familje. Kryeminsitri i vendit Dimitar Kovaçevski deklaroi se impianti i ri fotovoltaik në Novaci është më i madhi në Ballkan. Sipas tij, me mbi 280 ditë me diell dhe me potencialet e ujit dhe të erës, mundësuan pavarësinë energjetike të vendit. Në këto dy vite ai thot se kanë krijuar pothuajse 450 megavat energji të rinovueshme.
DIMTIAR KOVAÇEVSKI,KRYEMINSITËR I MAQEDONISË SË VERIUT
“Stabiliteti në sigurimin e energjisë elektrike nëpërmjet të gjitha resurseve të disponueshme është prioriteti ynë. Kemi potencialet natyrore; ujë, erë, mbi 280 ditë me diell cdo vit, që është mbi mesataren evropiane dhe nga vendi nisim të krijojmë qendër të gjelbërt energjetike në Evropë”
Kovaçevski shtoi se Maqedonia e Veriut ka një plan ambicioz për kalimin në teknologji të pastra, dhe braktisjen e prodhimit të energjisë elektrike nga qymyri, që aktualisht është më e përhapura, nëpërmjet konceptit të investimeve strategjike.
I pari i qeverisë gjithashtu foli edhe për benifitet që fitojnë qytetarët me antarsimin në NATO. Sipas tij, hyrja në NATO konfirmon se numri dhe sasia e investimeve në vend janë në rritje në të gjitha industritë, veçanërisht në fushën e energjisë. Kjo siç thot Kovaçevski, është arsyeja pse ne kemi nevojë për një rajon paqësor, të qëndrueshëm, të bashkuar që një ditë së shpejti do të bëhet pjesë e tregut evropian prej 500 milionë banorësh.
Samir Mustafa /SHENJA/