Nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojiçiq nuk është i përfshirë vetëm në ngjarjet e fundit terroriste në veri. Ai edhe më parë ka udhëhequr atje grupe kriminale të cilat në vazhdimësi kanë shkaktuar destabilizim në komunat veriore të vendit. RTK mëson nga burimet e saj në veri të Republikës, se Radojiçiq dhe grupi i udhëhequr nga ai kanë dhënë deri në 15 mijë euro për t`i djegur veturat e qytetarëve që i regjistronin me targa RKS.