Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, duke komentuar hapjen e lëvizjes së re nga ish nënkryetari i kësaj partie, Izet Mexhiti, tha se ata si BDI, shprehin keqardhje të thellë për rrugën që kanë zgjedhur dy deputetët e tyre. Ademi thotë se ata janë trajtuar me përkëdhelje nga Ali Ahmeti. ARBËR ADEMI, DEPUTET I BDI-së “Shprehim keqardhjen tonë të thellë për rrugën të cilën e kanë zgjedhur dy deputetët tanë për arsye se prej mediumeve dje kemi qenë të informuar se janë përcaktuar për ndonjë rrugë tjetër politike. Por, opinioni e di, ju e dini, është notere që…
Author: Jeta almakos
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Byroja Kombëtare e Hetimit publikuan të martën bilancin e kontrollit dhe sekuestrimeve të pasurive të ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Sipas njoftimit në zbatim të vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, kontrolli u ushtrua në 7 (shtatë) banesa. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dokumente me interes për hetimin, si dhe kompjuter lap – top, telefona celularë, USB etj të cilët do ti nënshtrohen verifikimeve të mëtejshme. Në respektim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin…
Shumicës parlamentare mbetet pa tre deputet, Izet Mexhitin, Merita Koxhaxhikun dhe Kastriot Rexhepin. Njëherësh këto janë edhe deputetët të cilët nuk votuan për zgjerimin e Qeverisë kur pjesë e saj u bë Aleanca për Shqiptarët. Mexhiti mbrëmë gjatë promovimi të lëvizjes së re demokratike tha se do ta njofton kreun e Kuvendit zyrtarisht për veprimin e tij dhe të Koxhaxhikut e Rexhepit. BDI, parti nga e cila dolën dy deputetë thonë se shumica është stabile dhe se shprehin keqardhje për veprimin e Mexhitit me shokë. “Kjo shumicë aktuale parlamentare është në të njëjtat numra që nga momenti i formimit të…
MPB ka parashtruar kallëzim penal ndaj shkupjanëve I.I. 45 vjeç dhe D.Sh. 33 vjeç, pasi të njëjtit dyshohen për falsifikim të patentë shoferit, përcjell TV21. “Përkatësisht, I.I. ka marrë patentë shoferi të falsifikuar të Maqedonisë, për drejtimin e mjeteve motorike nga kategoritë “A”, “B”, “F”, “G” dhe “M”, ndërsa D.Sh. për kategoritë “B”, “F”, “G” dhe “M” dhe e përdornin atë gjatë drejtimit të automjeteve në Mbretërinë e Belgjikës. Për shkak të kundërvajtjeve të trafikut të kryera në Belgjikë, të dy personave iu është marrë patenta dhe iu është dorëzuar shërbimeve kompetente në vend, pas çka u konstatua se ishin…
Me Kosovën, jo një kufi – por janë dy! Një në Bllacë – te policia, dhe tjetri të tuneli!K a gati gjashtë muaj që ky tunel assesi të lëshohet në qarkullim, siç ishte para se me nis rekonstruimi. Dhe si pasojë e punimeve që nuk po përfundojnë dhe as që duket ndonjë punëtorë të tuneli, kolonat e veturave po bëhen shumë të gjata dhe pritjet për të kaluar tunelin po zgjasin deri 40 minuta. Sidomos tani gjatë sezonit të verës dhe kur mërgimtarët kanë ardhur si në Maqedoni, ashtu edhe në Kosovë, lëvizjet dhe pritjet e mëdha po shqetësojnë udhëtarët,…
Konferederata e sindikatave të lira të Maqedonisë (KSM) nuk do ta nënshkruajë Marrëveshjen e përgjithshme kolektive për sektorin publik, të propozuar nga Qeveria, për të cilin pasdite sërish seancë do të mbajë Këshilli qeveritar ekonomik-social. Kryetari i KSM-së, Bllagoj Ralpovski në konferencë për shtyp tha se gjatë bisedave me ministrat nuk janë pajtuar me paragrafin 2 nga neni 14 nga propozim marrëveshja e përgjithshme kolektive, për të cilën tha se është pengesë. Mosmarrëveshjen deri tani nuk e kumtuar publikisht, pasi kanë pritur që Qeveria ta ndryshojë qëndrimin me mospërfshirjen e tij nga teksti, i cili, siç tha, fshihet nga opinioni,…
“Tani hapet mundësia për zgjerimin e BE-së e cila është e hapur. Kërkesa e një mundësie të tillë me vendosmëri dhe liderizëm tregon një ndjenjë të lartë përgjegjësie për të ardhmen dhe prosperitetin e popullit në Maqedoni të Veriut. Ju inkurajoj që të vazhdoni me sukses rrugën e reformave. Reformat janë në interes të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Ata e avancojnë sundimin e ligjit, çrrënjosin korrupsionin, promovojnë prosperitetin dhe investimet dhe përmirësojnë kushtet e jetesës në Maqedoninë e Veriut”, ka thënë ministrja gjermane për Evropë, Anna Luhrmann. Ajo së bashku me Sekretarin shtetëror përgjegjës për Evropë në Këshillin e…
Policia e Maqedonisë së Veriut është duke realizuar kërkime ndaj një 29-vjeçari nga fshati Dabillë e Strumicës, pasi i njëjti nuk doli nga ujërat e pendës në afërsi të fshatit Dërvosh, transmeton TV21. “Më datë 16.07.2023 në ora 13.30 në SPB Strumicë, nga Ndihma e Shpejtë është denoncuar se rreth 13:00, M.P.(29) nga fshat Dabillë e Strumicës, ka hyrë në ujërat e pendës në afërsi të fshatit Dërvosh të Strumicës dhe nuk ka dalë. Për ngjarjen është njoftuar Qendra për menaxhimin e krizave, kurse ekipet e MPB anë duke kontrolluar terrenin dhe ndërmerren masat për gjetjen e personit”, qëndron në…
Kryeminsitri Albin Kurti, po merr pjesë në edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, që po mbahet në Greqi. Gjatë këtij simpozumi, Kurti ka takuar edhe të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak. Në një postim në Twitter, kryeministri njoftoi se me Lajçakun është biseduar për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. “Pata një bisedë të gjatë me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, në margjinat e Simpoziumit të 25-të të SYMI në Kretë. U bisedua për uljen e tensioneve dhe normalizimin…
Fatmir Limani, i cili në publik u bë i njohur si nipi i Ali Ahmetit, por u shkëput nga partia BDI dhe kaloi në BESA, në një intervistë për numrin e fundit të të përjavshmes “Fokus” thotë se kanë marrëveshje me Alternativën për bashkëpunim të ndërsjellë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe njofton se do të fitojnë së bashku me “Grupin e Zjarrit” dhe votuesit e Aleancës për Shqiptarët. Intervistoi: Frosina FAKOVA-SERAFINOVIQI FOKUS: BDI ka qenë në pushtet për më shumë se 20 vjet dhe asnjë parti opozitare shqiptare nuk ka arritur t’i rrëzojë ato, përkundër të gjitha dyshimeve për…
Një e punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, e cila ka punuar në Sektorin për lëshimin e dokumenteve personale, qytetarëve u ka kërkuar para kesh – në duar për dokumente personale, ndërkaq nuk ka përdorur SIM-kartelë për pagesë elektronike, transmeton TV21. Paratë e mara kesh nuk i ka futur në buxhetin e MPB-së, por i ka përdorur për nevoja personale. Kësisoj ajo ka përfituar 600 mijë denarë. “Sot (17.7.2023), Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale deri te Prokuroria përgjegjëse ka ngritur kallëzim penal kundër N.L., e punësuar në Sektorin për punë administrative në Shtip për…
Një rrahje ka ndodhur në një bastore të Çairit, bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton TV21. “Më datë 16.07.2023 në ora 18.00 në SPB Shkup është denoncuar se në bastore sportive në rajonin e Çairit, pas një mosmarrëveshje paraprake, është prishur rendi dhe qetësia publike me rrahjen fizike mes J.Q.(60) dhe A.M.(38), të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzim përkatës”, qëndron në buletinin e MPB-së.

