Author: Jeta almakos

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari i është përgjigjur thirrjes së nënkryetarit të Lëvizjes BESA, Fatmir Limani që Aleanca për Shqiptarët ti bashkëngjitet frontit opozitar. “ASH është parti autonome dhe serioze, vendimet i sjell në strukturat partiake, pas analizave që i bën dhe në bazë të vullnetit të anëtarësisë. Për një gjë jam më se i sigurt, se bashkëpunimet nuk bëhen me debate televizive dhe me ftesa publike”, theksoi për TV21, kreu i ASH-së, Arben Taravari. Sipas tij, bashkëpunimet nuk bëhen me thirrje të këtilla në distancë. Limani nga Lëvizja Besa sot sërish i bëri thirrje Aleancës për Shqiptarët që t’i…

Lexo më Shumë

Ish ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska më 1 nëntor do të lirohet me kusht. Kështu ka vendosur Gjykata e Apelit në të cilin stad Jankullovska kishte ankimuar vendimin e shkallës së parë. Nën masën e dënimit me kusht, Jankullovska do të jetë deri në shtator të vitit 2024, kur edhe i përfundon masa efektive e burgut të shqiptuar në shkallën e parë. Në vitin 2020 Jankullovska u dënua me 4 vite burg për rastin “Tenk” përkatësisht prokurimin publik të Mercedesit prej 6oo mijë eurove. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Kryetarja e qytetit të Shkupit Danella Arsovska ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e NP “Higjiena Komunale” Kosana Mazneva-Nikoliq. Mazneva-Nikoliq ka konfirmuar për Sdk.mk se është shkarkuar nga pozita e saj, por nuk e di pse, transmeton Portalb.mk. “Është e vërtetë, më kanë shkarkuar nga funksioni i u.d drejtor i ndërmarrjes. Autoritetet e qytetit që marrin vendimet duhet të përgjigjen për arsyet pse u pushova. Nuk bëhet fjalë për tërheqjen time dhe as nuk kam kërkuar të largohem nga ndërmarrja. Përkundrazi, gjatë gjithë kësaj periudhe kam punuar shumë për të përmirësuar kushtet e punës së punëtorëve”, tha Mazneva-Nikoliq. Në ndërmarrje u shfaq u.d drejtori i…

Lexo më Shumë

50 piktorë nga të gjitha trojet shqipfolëse, nga dita e sotme janë vendosur nëpër lokacione të ndryshme të Çarshisë së Vjetër dhe realizojnë pejsazhe në kuadër të Kolonisë së piktorëve “Shkupi në Telajo”.  Piktorët për TV SHENJA deklaruan se atmosfera që po përjetojnë në kryeqytet po i motivon edhe më shumë që t’i shprehin në pikturë bukuritë që i ka Çarshia e Shkupit. ALEKSANDËR LLESHI, PIKTOR “Këtu kodo që t’i hedhësh sytë është piktorike. Gjë që e kemi karakteristike këtu në këtë vend, çarshitë, dhe më bën përshtypje gjithçka, këto shtëpitë e vjetra antike por mbi të gjitha kalaja më…

Lexo më Shumë

Automjetet luksoze dhe ato që lëshojnë në ajër një përqindje më të lartë të dioksidit të karbonit do të kenë një normë më të lartë tatimi. Kështu deklaroi  zëvendëskryeministri për Çështjet Ekonomike, Fatmir Bytyqi. Ai informoi se Propozim-vendimi duhet të shqyrtohet në seancën e ardhshme të qeverisë të martën. FATMIR BYTYQI, ZV/KRYEMINSITËR PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE “Nuk ka rritje të taksave për automjetet nëse e shihni vendimin e fundit që duhet të merret nga Qeveria të martën. Po flasim për taksën  e automjeteve luksoze. Tatim do të ketë edhe për ato automjete që emetojnë një përqindje më të lartë të dioksidit…

Lexo më Shumë

Të hetohet ndarja e 16 milionë eurove nga Komuna Çair një personi të vetëm. Kështu sot kanë reagur nga partia në pushtet BDI. Nga kjo parti deklarojnë se me shqetësim i kanë ndjekur raportimet mediatike për keqpërdorime flagrante me furnizimet publike në Komunën e Çairit. BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM “Raportohet që nga viti 2020 deri në vitin 2023 – komuna e Çairit ka ndarë 16 milionë euro për tenderë për dy kompani ‘Bauer BG SHPK’ dhe ‘EnergoInvest Trejd’, të cilat kanë të njëjtin pronar, Gordana Dimitrova. Sipas raportimeve, komuna Çair ka lidhur edhe 23 marrëveshje furnizimi në vlerë prej 4.113.165…

Lexo më Shumë

Pensionistët e Tetovës mëngjesin e sotëm e bllokuan hyrjen kryesore për në qytet, të cilët protestuan përsëri për rritje të pensioneve. Ata edhe njëherë ritheksuan kërkesën e tyre, respektivisht rritje lineare prej 5 mijë denarësh dhe pensioni minimal të jetë 20 mijë denarë. Pensionistët gjatë protestës, akuzuan pushtetin se nuk po i dëgjon kërkesat e tyre, ndërsa kërkuan dorëheqjen e ministers së Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, si dhe drejtuan akuza deri tek ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi për rritjen e çmimeve. Protuestuesit gjthashtu, u bënë thirrje të gjtihë qytetarëve të tjerë që t’iu bashkohen sa më shumë  protestave…

Lexo më Shumë

Një çift bashkëshortor shtetas të RMV-së ka mbetur në zonën e rrezikuar në Gaza dhe për momentin nuk mund të evakuohen. Këtë e bëri me dije ministri i Jashtëm Bujar Osmani, gjatë brifingut me gazetarë, duke shtuar se 90 shtetas tjerë pritet që në vend të kthehen nesër. Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtëm “Kemi një çift që është brenda në Gaza, në zonën  e rrezikuar dhe e dini që Gaza është e izoluar nga Izraeli. Dalja e vetme ishte përmes Egjiptit, përmes asaj pike kufitare, megjithatë çifti në momentin kur ka arritur në vendkalimin kufitar, është mbyllur pika…

Lexo më Shumë

Cila është arsyeja e ekzistimit të narrativeve paralele në mediat shqipe dhe maqedonase mbi Kosovën? Pse deklaratat e presidentit serb Vuçiq në mediat maqedonase prezantohen pa asnjë dyshim, ndërsa informacionet zyrtare nga institucionet e Kosovës me formulime që ngrenë dyshime mbi vërtetësinë e tyre? Cila ishte qasja e mediave shqipe dhe atyre maqedonase lidhur me përfshirjen e Radojçiqit në sulmin e armatosur? A vazhdon të përdoret emërtimi “Kosovë dhe Metohi” në disa media maqedonase? Shkruan: SEFER TAHIRI Që nga periudha e komunizmit, por edhe pas viteve 90–ta kur fillon procesi i pluralizmit politik në Maqedoninë e Veriut, e sidomos gjatë…

Lexo më Shumë

A është detyrë vetëm e mediave publikimi i padrejtësive që bëhen nga shteti? A duhet edhe institucionet e shtetit të jenë më shumë transparente dhe llogaridhënëse? A duhet politika të ballafaqohet me mediat, edhe kur nuk arrin “suksese mbi suksese”? Pse u miratuan ndryshimet në Kodin Penal pa debat publik dhe parlamentar dhe kush është përgjegjës për këtë anashkalim të skajshëm të opinionit publik? A do të ketë debat publik mbi Ligjin e Faljes? Shkruan: ARTA TAHIRI Si gjithkund në botën e civilizuar dhe demokratike, detyrë e mediave është të gjurmojë dhe të nxjerrë në pah padrejtësitë që i bën…

Lexo më Shumë

Gazmend Abdija: Rritje prej 52.8% në mbështetjen financiare për kompanitë shqiptare krahasuar me Vitin e kaluar. Drejtori i Agjencionit për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit, z. Gazmend Abdija, përmes një postimi në “Facebook”, ka njoftuar se këtë vit, përfitues të mbështetjes financiare për kompanitë prodhuese, janë 125 kompani shqiptare, krahasuar me 55 kompani që kanë qenë vitin e kaluar, kjo shënon një rritje prej 52.8% të kompanive përfituese. Postimi i plotë: “Për vite me rradhë, kompanitë shqiptare që kanë prodhim, nuk kanë qenë të informuar mjaftueshëm për mbështetjen financiare që ofron shteti për ta. Që nga dita e…

Lexo më Shumë

Me sektorin civil dhe mediat, vetëm mund të avancohen politikat për qeverisje të mirë dhe ju jeni partneri ynë në të gjitha përpjekjet që bëjmë si kabinet. Më vjen keq për vendimin e grupit Bluprint, por i kuptoj. Shfrytëzoj rastin t’i falënderoj dhe që krahas një vendimi të tillë, ata kanë paraqitur sugjerime për përmirësimin e tekstit të Ligjit, të cilat më së shumti janë të inkorporuara në tekst dhe të shpresoj se kjo nuk do të ndikojë në bashkëpunimin tonë të mëtejshëm. Bashkëpunimi ynë i mëtejshëm do të jetë në të njëjtin nivel të lartë si më parë. Kështu…

Lexo më Shumë