Author: Jeta almakos

Ministria e Punëve të Brendshme, sot ka dalur me Apel për të gjithë qytetarët , pasi sipas tyre,  shfaqja e sulmeve fishing, është tentativë mashtrimi me qëllim marrjen e paautorizuar të të dhënave personale nga qytetarët. Nga MPB informojnë se Sektori  për krimin kompjuterik dhe forenzikën digjitale pranë Byrosë së Sigurisë Publike të Ministrisë së Punëve të Brendshme gjatë kësaj periudhe ka konstatuar një dukuri të shpeshtë të të ashtuquajturave sulme fishing ndaj qytetarëve, me qëllim marrjen e paautorizuar të të dhënave personale prej tyre. MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME “Sulmet fishing janë një përpjekje për të mashtruar përdoruesit duke…

Lexo më Shumë

Ne nuk mund të kemi ndërhyrje politike në shkrimin e librave. Këtë e bënë Komisioni Kombëtar për Miratimin e Librave, autorët, recezentët. Kështu u përgjigj kryeministri Dimitar Kovaçevski, për mungesën e disa teksteve shkollore, edhe krahas faktit që viti shkollor ka nisur prej më shumë se një muaj. Sipas tij, ajo që ka qenë nën kompetencë të Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është kryer. Dimitar Kovaçevski, kryeministër “Gjithëçka që ka qenë në kompetencë të Qeverisë dhe të Ministrisë së Arsimit lidhur me sigurimin e procesit për botimn dhe shtypjen e librave, është kryer. Pra, të gjitha ato libra…

Lexo më Shumë

Rrugët e Shkupit u përgjakën sërish, si rezultat i një aksidenti i cili la të vdekur një 10-vjeçar. Një fëmijë i mitur ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në bulevardin “Nikolla Karev” në Shkup. 21 vjeçari Z.SH, i cili voziste automjetin e pasagjerëve “Mercedes” goditi të miturin i cili kishte tentuar të kalojë bulevardin pranë kryqëzimit, pranë ambasadës amerikane, ndërkaq Mercedesi ka qenë duke lëvizur nga drejtimi i Bit Pazarit me shpejtësi të madhe. Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i aksidentit ndërsa kalimtarët e rastit kanë tentuar të ndihmojnë viktimën. Nga MPB thanë se pasi është…

Lexo më Shumë

Presidenti i vendit Stevo Pendarovski e konteston tezën se ndryshimet në Kodin Penal janë bërë për të kthyer ish kryeministrin, Nikolla Gruevskin,  në vend. I pari  i shtetit thotë se “në asnjë rrethanë” nuk do të jepte amnisti si ish presidenti Gjorge Ivanov, por konfirmoi se i janë qasur me kërkesë për amnisti të Gruevskit nga kryesia e partisë më të madhe opozitare. Ai në emisionin “VIN VIN” në Televizionin Tellma, shtoi se  edhe po të ketë ndonjë plan për kthimin e Gruevskit, nuk do të kalojë përmes tij. STEVO PENDAROVSKI,PRESIDENT I MAQEDONISË SË VERIUT “Nuk kam plan A apo…

Lexo më Shumë

Shoqata qytetare për zhvillimin e politikave rinore “Novi Zraci-Shkup”, me mbështetjen e Komunës së Kisella Vodës, do të realizojë një projekt multimedial që do të bashkojë dashamirët e fotografisë, pikturës, letërsisë apo truket magjike. Të pranishmit në event do të kenë mundësinë të njihen praktikisht me teknikat, metodat dhe kushtet e nevojshme për këto disiplina. Ata që dëshirojnë të vazhdojnë dhe thellojnë më tej përvojën e tyre në këto disiplina, kanë mundësinë t’i bashkohen klubeve kulturore virtuale të krijuara rishtazi që do të udhëhiqen nga punonjësit e kulturës.

Lexo më Shumë

Në Kisella Vodë, shkolla fillore “Krume Kepeski” së shpejti do të ketë një fushë të re futbolli dhe kënd lojërash për fëmijë me pajisje moderne urbane. Investimet në infrastrukturën sportive janë investime në ndërtimin e brezave aktivë dhe të shëndetshëm që do të jenë themeli i së ardhmes sonë, prandaj ne vazhdojmë me ritme të pandërprera në të ardhmen. Ky projekt, si dhe të mëparshmit, është jashtëzakonisht i rëndësishëm sepse ka në fokus shëndetin fizik dhe mendor të banorëve më të rinj, thekson Gjorgjievski.

Lexo më Shumë

Gjorgjievski nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me të cilin konfirmon përkushtimin e tij për nxitjen e një shoqërie paqësore dhe gjithëpërfshirëse. Ky event organizohet nga Shoqata për Veprim Kundër Dhunës dhe Trafikimit me Njerëz “Porta e hapur/La Strada” dhe Shoqata për Mbështetje dhe Zhvillim “Humanost”, kurse financohet nga Bashkimi Evropian në bashkëpunim me komunat Kisella Vodë, Gazi Babë dhe Kumanovë. Ekstremizmi ekstrem paraqet një rrezik serioz për shoqërinë tonë, duke sjellë me vete pasoja shkatërruese, duke shkatërruar cilësinë e jetesës sot dhe duke krijuar një të ardhme të pasigurt për ne dhe për të gjithë brezat në vijim. Le të jetë…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës Orce Gjorgjievski vizitoi SHMK “Partenija Zografski”. Në objektin e kësaj shkolle ka filluar rikonstruksioni i fushës për qëllime të ndryshme dhe basketbollit, e cila do t’u japë nxënësve kushte më të mira dhe më moderne për sport dhe rekreacion. Investimi në rindërtimin e infrastrukturës sportive në shkolla përfaqëson një investim në brezat e shëndetshëm dhe aktivë që janë themeli i së ardhmes.

Lexo më Shumë

“Kinemaja e hapur” që komuna e Kisella Vodës e filloi vitin e kaluar, vazhdoi edhe këtë vit nën qiell të hapur në shfaqje filmash falas. Në organizim të komunës Kisella Vodë në bashkëpunim me “Avard Film dhe Video”, “Banana Film”, si dhe me MRTV dhe “Vardar Film”, të shtunën u transmetuan dy episode të serialit “Fundjava e të vdekurve”, vijon nga filmi “Kajmak” me regji dhe skenar të Milço Mançevskit. Dashamirëve të filmit u shfaq episodi i ri i “Fundjava e të vdekurve”, filmi dokumentar “Qeif”, si dhe “Ah dashurija ime” me regji të Kolë Angelovskit. Shfaqjet e filmave pa…

Lexo më Shumë

Në bazë të vendimit të marrë sot nga ana e Qeverisë, është organizuar transport ajror falas me fluturim çarter, në relacionin Tel Aviv – Shkup, për shkak të evakuimit të të gjithë shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët duan të largohen nga Izraeli, dhe të cilët kanë kërkuar që të kthehen në Maqedoninë e Veriut, informan sot pasdite nga shërbimi për informim i Qeverisë. Në kushte të anulimit të të gjitha fluturimeve dhe transport ajror të bllokuar me Izraelin, sfida për organizimin e këtij fluturimi çarter është tejkaluar përmes bashkëpunimit me “Air Serbia” për transport të qytetarëve…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i VMRO-DPMNE, Aleksandar Nikoloski, i cili në fjalimin e tij në Këshillin e Evropës për keqpërdorimin e përgjimeve. Ai tha se parlamenti duhet të dënojë përdorimin e spyware nga autoritetet shtetërore për qëllime politike, që është shkelje e së drejtës për respektimin e jetës private dhe të drejtave të tjera të garantuara me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Nikoloski thotë se ekziston një mundësi se qeveria në mënyrë të pa ligjshme përdor softuer për të përgjuar komunikimin e opozitës, duke përfshirë këtu atë, liderin e opozitës Hristijan Mickovski, dhe politikanë të tjerë të nivelit të lart. Gjithashtu…

Lexo më Shumë