Author: Jeta almakos

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, në cilësinë e Kryesuesit të OSBE-së, nesër sërish do të qëndrojë për vizitë pune në Ukrainë. Vizita në Ukrainë, bënë të ditur nga MPJ-ja,  është në kuadër të realizimit të një prej angazhimeve kryesore nga Programi i Kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023. “Për OSBE-në, si organizata më e madhe rajonale e sigurisë në botë, Ukraina dhe populli i saj janë në krye të agjendës”, qëndron në kumtesë. Osmani në Kiev do të zhvillojë takime me kreun e shtetit të Ukrainës. Përveç takimit, Osmani me Ministrin e Punëve të…

Lexo më Shumë

Kryerja cilësore, në kohë dhe transparente e funksionit statistikor të Bankës Popullore është e një rëndësie jetike për sigurimin e stabilitetit ekonomik, zhvillimin e politikës monetare dhe marrjen e vendimeve të bazuara në informacionin e politikëbërësve, për ekonominë dhe për qytetarët. Banka Popullore, në përputhje me standardin më të lartë statistikor për shpërndarjen e të dhënave të FMN – SDDS plus, rregullisht mbledh, përpunon dhe publikon të dhëna dhe vazhdimisht punon në zhvillimin dhe përmirësimin në fushat e veçanta statistikore. Së shpejti, Banka Popullore do të fillojë publikimin e llogarive financiare tremujore, duke rrumbullakuar të gjithë treguesit sipas SDDS plus…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në emisionin “21 Analiza” theksoi se ish-kryeministri Nikolla Gruevski duhet të jetë në Maqedoni dhe të përballet me drejtësinë. “Nga pikëpamja politike, është një çështje që e di që do të abuzohet, por nga pikëpamja e sigurisë, të kesh një kryeministër që ishte kryeministër yt për më shumë se 10 vjet dhe kishte të gjitha informacionet e shtetit, e tani janë në dorën e një shteti tjetër, që nuk është gjë e mençur për asnjë vend”, tha Bujar Osmani në emisionin Analiza me Borjan Jovanovskin në 21, që do të transmetohet sonte në…

Lexo më Shumë

LSDM-ja vazhdon të pretendojë se politikat ekonomike të Qeverisë po japin rezultate dhe se ekonomia e vendit i reziston krizës globale. Socialdemokratët siç njofton Klan M, thonë se “ngrirja” e çmimeve të produkteve themelore të ushqimit, kanë mbrojtur standardin e qytetarëve dhe se kanë ulur inflacionin në 6.6%. “FMN-ja ka përmirësuar projeksionet për ekonominë maqedonase dhe parashikon shkallë të rritjes prej 2.5% për këtë vit dhe 3.2% për vitin 2024. Projeksionet e FMN-së janë se rritja e BPV-së do të jetë më I madh se I Serbisë, Bullgarisë dhe Sllovenisë si dhe për 1.8% më I lartë se mesatarja e…

Lexo më Shumë

Sezoni i ngrohjes në Shkup fillon sot dhe do të zgjasë deri më 15 prill të vitit të ardhshëm, ndërsa çmimi për energjinë termike të konsumuar për momentin mbetet i njëjtë. Nga Komisioni Rregullator për Energji informojnë se sipas rregullave për furnizim me energji termike dhe Sistemit tarifor për shitjen e energjisë termike, sezoni i ngrohjes në Shkup fillon më 15 tetor 2023 dhe përfundon më 15 prill 2024 me mundësi zgjatjeje edhe për 15 ditë, varësisht nga temperaturat e jashtme.

Lexo më Shumë

Në një prononcim për Gazetën Lajm, kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti në lidhje me deklaratën e ministrit të punëve të jashtme Bujar Osmani se ish kryeministri Nikolla Gruevski duhet të kthehet në RMV dhe të përballet me drejtësinë, mes tjerash tha:”Fatkeqsisht po vërtetohen dyshimet tona që i parashtruam si opozitë në profilet tona zyrtare, ku publikisht kemi bërë pyetje a e ka vizituar Bujar Osmani në Budapest Nikolla Gruevskin dhe se në atë takim a ka qenë privatisht apo zyrtarisht, dhe në atë rast përgjigjet ishin diplomatike dhe jo të sinqerta, edhepse personalisht kam menduar që në vitin 2016…

Lexo më Shumë

Arben Taravari, kryetar i ASh-së, i qendron idesë së tij të mëparshme që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të mbahen bashkë me ato presidenciale. Sipas tij, dy janë arsyet pse duhet të mbahen zgjedhje të dyfishta, e para për shkaqe financiare dhe e dyta që mos nxirret popullata brendas disa muajsh dy herë për të votuar. “Unë e kam thënë edhe më para se si shtet i vobektë nuk na duhen dy pale zgjedhje. Unë jam ithtarë i asaj që në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare. Nuk mendoj se ka edhe populli, por edhe partitë…

Lexo më Shumë

Në qendër të Beogradit është shfaqur një grafit përmes të cilit kërkohet vdekja e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill. Grafiti “Vdekje për Chripher Hillin” është shkruar në objektin që ndodhet në cep të Bulavardit despoti  Stefan dhe Rrugës “Cetinjska”. Siç shkruajnë mediat serbe, nuk dihet se kush dhe kur e ka shkruar këtë mesazh, por ky është i dyti në serinë e kërcënimeve që i drejtohen ambasadorit amerikan. Ndryshe, S.B. nga Beogradi është ndaluar dy ditë më parë për kërcënime ndaj ambasadorit Hill. I arrestuari, siç dyshohet, ka shkruar në rrjetin social “Facebook”, ndër të tjera, “Koha për një goditje…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ka arrestuar 21 vjeçarin A.D gjatë hyrjes në Maqedoni nga pikëkalimi kufitar Qafë Thanë, raporton SHENJA. Arsyeja e arrestimit është se i riu është kërkuar me flet arrest për shkak përleshjes në rrugën “Cvetan Dimov” me tifozët e Levskit. “Sot (14.10.2023) rreth orës 08.20 në pikë kalimin kufitar Qafë Thanë, në hyrje në RMV, është privuar nga liria A.D (21) nga Shkupi, i cili është kërkuar me flet arrest për shkak dyshimit se ka bërë vepër penale dhunë më 27.07.2023 në rrugën ‘Cvetan Dimov’ në Shkup mbi tifozë të Levskit. Pas dokumentit…

Lexo më Shumë

Pas marrjes së detyrës së komandantit të KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş është pritur në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton Anadolu. Siç njofton Zyra e Presidentes, Osmani e uroi Ulutaş-in për marrjen e detyrës së komandantit të KFOR-it, duke shprehur besimin e plotë për bashkëpunim të ngushtë në funksion të përmbushjes së synimeve të përbashkëta për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon. “Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e koordinimit në përballjen me sukses ndaj sfidave e kërcënimeve të hapura nga Serbia që tentojnë të cenojnë sigurinë, stabilitetin dhe integritetin territorial të vendit, veçanërisht pas sulmit terrorist të 24…

Lexo më Shumë

Pas operacionit të sotëm të bastisjes në veri të vendit, ku policia ka konfiskuar një sasi të armatimit, ka reaguar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se armatimi i sekuestruar deri tani zbardh planin e Serbisë për aneksimin e veriut. Sveçla, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “vijon zbardhja e planit të strukturave terroriste të Serbisë për aneksimin e veriut të vendit tonë”. “Armatimi i zbuluar sot bën pjesë në arsenalin e Zveçanit dhe Banjskës. Në kuadrin e aktivitetit policor, sot u zhvilluan bastisje në shtatë lokacione në veriun e vendit tonë”, ka…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka folur sërish për sulmin terrorist më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ku si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku, raporton Gazeta Sinjali. Kurti në një intervistë për mediumin francez “Liberation”, ka thënë se nuk i beson ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili mori përgjegjësinë për sulmin, teksa është shprehur se ky ishte akt agresionit nga Serbia. Duke komentuar akuzuat e tij drejtuar autoriteteve serbe për sulmin, plan për aneksimin e veriut, Kurti ka thënë se sulmuesit kishin harta dhe plane për të sulmuar në…

Lexo më Shumë