Një zjarr i madh e ka kapluar malin e fshatit Kondovë para disa orëve ku banorët kanë alarmuar duke apeluar që të interevnohet pasi ka shumë pisha të cilët bëjnë që zjarri të përhapet shpejtë informon Klan M. Zjarrfikësit dhe banorët mundohen që të shuajnë, por vendi i papërshtatshëm e vështirëson këtë./ KlanMacedonia
Author: Jeta almakos
Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit gusht janë dhënë 344 leje ndërtimi, vlera e të cilëve arrin 114 milionë euro. “Gjatë muajit gusht të vitit 2023 janë dhënë 344 leje ndërtimi, që është për 9.0 % më pak se në muajin e njëjtë të vitit paraprak. Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 7 038 158 mijë denarë, që është për 23.7 % më pak krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave. Më së shumti leje janë dhënë në Tetovë (60), Shtip (60), Kavadarci (16), Manastir (15), Strumica (15),…
Një zjarr i madh e ka kapluar malin e fshatit Kondovë para disa orëve ku banorët kanë alarmuar duke apeluar që të interevnohet pasi ka shumë pisha të cilët bëjnë që zjarri të përhapet shpejtë informon Klan M. Pritet të arrijnë zjarrëfikësit dhe nga Qendra për menaxhim me Kriza që të intervenohet. Ndryshe Kondova njihet për zjarrin e madh që shkaktoi shumë dëm vitin 2017.
Presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e tij për Ditën Ndërkombëtare të Grave Rurale tha se padyshim ka shumë punë përpara për të mundësuar pavarësinë ekonomike dhe integrimin social të grave rurale. Ai shtoi se njëkohësisht, kusht i domosdoshëm është mbështetja e lidershipit të grave dhe organizatave që merren me këtë çështje. STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT “Zëri i gruas nga zonat rurale, nevojat e saj dhe problemet me të cilat përballet duhet të dëgjohen, por edhe të zgjidhen. Mbështetja e kësaj kategorie grash nuk duhet të jetë deklarative dhe e qëllimshme, siç është zakonisht, dhe jo vetëm në ditën ndërkombëtare, por thelbësore…
Pasi Sindikata e Pavarur e Punonjësve të Shëndetësisë njoftoi se të enjten do dalin në protestë paralajmëruese për rritjen e pagave, Ministria e Shëndetësisë sot deklaroi se mundësitë dhe buxheti nuk lejojnë rritje të pagave. Nga atje thonë se këtë vit pagat janë rritur 2 herë. MINISTRIA E SHËNDETËSISË “Këtë vit pagat e punonjësve shëndetësorë janë rritur dy herë. Një herë në gjysmën e parë të vitit, ato u rritën për 2000, 2,500 dhe 3000 denarë për tre grupe të ndryshme të punonjësve shëndetësorë. Tani, më 9 tetor ka pasur një rritje të re prej 10% dhe është rënë dakord…
Politikat e suksesshme ekonomike të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM-ja japin rezultate. Masat për uljen dhe ngrirjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë ndikuan drejtpërdrejt në mbrojtjen e standardit të popullit por edhe në uljen e inflacionit. Kështu ka theksuar në konferencën e sotme për media zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski. Ai shtoi se nafta dhe inflacioni u konfirmuan në nivelin më të ulët prej 6.6%. DARKO KAEVSKI, ZËDHËNËS I LSDM-SË “Edhe pse është një krizë globale, ekonomia e Maqedonisë është në rritje dhe kjo rritje do të vazhdojë. Konfirmim për masat e mira ekonomike kemi marrë nga një institucion financiar ndërkombëtar. Fondi Monetar Ndërkombëtar…
Në pikëpagesat rrugore, mbi 14,500 euro të falsifikuara Për 30€ ofrohen 400€ me nga 2€ të falsifikuara, Për 40€ ofrohen 800€, dhe për 50€ deri në 1500€ të cilat të arrijnë edhe në adresë. Dhe kjo është njëra nga ofertat e shumta online në rrjetet sociale. Një qytetar denoncoi në Alsat se ka rënë pre e këtij lloj mashtrimi. Pasi ka pranuar 2 euro të tilla e ka kuptuar se janë të falsifikuara pasi në këmbimore e kanë informuar se nuk janë origjinale. Tentuam të marrim informata shtesë nga pronaret e këmbimoreve se si mund t’i dallojmë këto dy euro…
“Nëse nuk dëshironi që të kryeni një punë, atëherë formoni komision”. Kështu thotë për Radion Evropa e Lirë ish-kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Tito Petkovski, duke komentuar vendimin për themelimin e një komisioni anketues parlamentar për hetimin e dyshimeve se janë shitur ilaçet e Klinikës s Onkologjisë në Shkup. Më 3 shtator, Prokuroria e Maqedonisë së Veriut njoftoi nisjen e hetimeve lidhur me pretendimet për shitjen e terapive të personave të prekur me kancer. Hetimet nisën bazuar në shkrimet e javores maqedonase “Fokus” në muajin maj, e cila raportoi për mungesë të terapisë imune të citostatikëve, nga të…
Ish-presidenti kroat, Stipe Mesiq deklaroi në një intervistë për Kosovapress se agresioni serb në Banjskë të Zveçanit ishte përgatitur dhe pjesë e saj ishin edhe disa institucione serbe. Nga këto të fundit, ai shton se grupi terrorist u pajis për provokim e luftë. “Pra, kur një ditë të analizohet, dhe ka arsye për të folur për të, nuk ishte ekses, kjo ishte përgatitur dhe në këtë kanë marrë pjesë disa institucione, të cilat mund të sjellin njerëz të armatosur me pajisje, domethënë pajisje për luftë, bomba, me mitraloza të rëndë, automjete të blinduara. Kështu që gjithçka ishte përgatitur për një…
Ka shkuar në 205 numri i të helmuarve nga ushqimi në një lokal në Malishevë. Kështu ka deklaruar për Klankosova.tv Afrim Krasniqi, drejtor i QKMF-së së qytetit të Malishevës. Krasniqi potencoi se gjendja e tyre është e mirë, teksa shtoi se numri i qytetarëve të Malishevës që po kërkojnë ndihmë mjekësore është vazhdimisht në rritje. “Numri ka shkuar në 205 i të helmuarve. Gjendja e tyre është e mirë, disa janë duke u trajtuar edhe QKMF dhe në shtëpi”, u shpreh Krasniqi. Përndryshe, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka marrë vendim që të mbyllet përkohësisht lokali, teksa pas marrjes së…
Kryeministri dhe kreu i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski ka theksuar dhe ka pyetur kreun e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski të tregoj se sa herë ai dhe anëtarët e kryesisë së partisë së tij në periudhën e fundit kanë kërkuar dhe kanë pasur takime me liderin e BDI-së Ali Ahmeti dhe me përfaqësues të lartë të kësaj partie. “Po ato parti që tash po e luajnë veten si luanë, kanë qenë si kotele në koalicion me të njëjtën parti politike BDI, për të cilën flasin sot, për 11 vjet. Lideri i VMRO-DPMNE-së dhe anëtarët e kësaj partie a kanë kërkuar dhe zhvilluar takime…
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq sot do të marrë pjesë në sesionin përfundimtar të Forumit të shoqërisë civile, i cili këtë vit mbahet në Tiranë, me temën “Zhbllokimi i progresit: E ardhmja evropiane e Ballkanit Perëndimor”. Siç kumtoi Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE), Mariçiq në mbyllje të forumit do të shkëmbejë ide dhe do të dërgojë mesazhe nga diskutimi tematik, “Zhbllokimi i progresit: Ç’farë më tutje?”, në të cilën folës kryesor është Mihael Roth, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut, me të cilin zëvendëskryeministri do të realizojë takim bilateral.

