Author: Jeta almakos

Në Ministrinë e Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës (MSHIA), vetëm një kompani paraqitet për mbi 80 për qind të procedurave publike. Nga viti 2021 deri në vitin 2023, disa kompani shfaqen në disa tendera. Të njëjtat kompani figurojnë në disa kontrata me operatorë ekonomikë: një kompani shtatë herë, një kompani tjetër katër herë, një kompani e tretë dy herë, dhe shumat janë të mëdha. Këtë e ka treguar auditimi i brendshëm dhe siç ka thënë sonte ministri i MSHIA, Azir Aliu të premten do të jetë në dispozicion të të gjithë qytetarëve përmes ueb-faqes së MSHIA-s, ku edhe do të…

Lexo më Shumë

SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër B.M. (23) nga fshati Studeniçan, Shkup, për shkak të dyshimit për veprën penale “kontrabandim me imigrantë”. “Me datë 13.10.2023, në pjesën e autostradës nga vendkalimi i pagesës Ramanli deri në vendkalimin kufitar Tabanoc, punonjësit e policisë kanë kryer kontroll në veturën “Volkswagen Bora”, me të cilën ai e drejtonte, gjatë të cilit janë zbuluar 12 imigrantë nga Siria, katër prej të cilëve ishin të mitur”, thuhet në njoftimin e MPB-së.SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër B.M. (23) nga fshati Studeniçan, Shkup, për shkak të dyshimit për veprën penale “kontrabandim me imigrantë”. “Me…

Lexo më Shumë

Sot, Departamenti i Njësive të Aviacionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pas kërkesës së marrë nga Qendra për Menaxhim me Kriza për shuarjen e zjarrit në fshatin Kondovë të Shkupit, si dhe zjarrit në Veles në mes të fshatrave Ivankovci, Mamutçevë dhe Milevë, ka dërguar helikopterin Bel-412ep në aksion të koordinuar me zjarrfikësit nga Reparti Territorial Zjarrfikës, ka arritur të lokalizojnë dhe shuajnë zjarret. Helikopteri Bel-412ep ka hedhur mbi shtatë tonë ujë në zjarrin e Kondovës dhe mbi 55 tonë ujë në zjarrin në Veles.

Lexo më Shumë

Studentët e Fakultetit të Shkencave të Zbatuara, të programit studimor të Arkitekturës, morën pjesë në konkursin ndërkombëtar me studentët e arkitekturës “Riciklo Kreativ”, të organizuar nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës (FAU) i Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT). Fituesit u shpallën me 13.10.2023, ku studentët tanë, Fortuna Ismaili, Venera Ziba dhe Fjolla Halili me projektin “Ecolamp” – Llambë nga materialet e riciklueshme, e fituan vendin e parë. Ky punim prezanton ndriçimin e jashtëm duke shfrytëzuar potencialin e materialeve të ricikluara. Ndërkaq llamba sjellë një qasje të re për reduktimin e mbeturinave duke shtuar bukurinë në hapësirat e jashtme. Tubat PVC…

Lexo më Shumë

Moment kyç për integrimin e Ballkanit, mos e lini mundësinë të ikë. Kjo është porosia e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, gjatë Samitit të Berlinit në Tiranë. Von Der Leyen apeloi për vendet e rajonit që ta shfryëzojnë këtë mundësi dhe të punojnë së bashku me BE-në për të finalizuar procesin e integrimit. Ursula Von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian “Hera e parë që kjo ndodh në rajon. Ne jemi dëshmitarë të një lufte të tmerrshme që ka nisur Rusia mbi Ukrainën. Ne kemi parë edhe një sulm të tmerrshëm të Hamasit, I cili ka vrarë…

Lexo më Shumë

Akoma nuk është konkretizuar pajtueshmëria e arritur mes krerëve të LSDM-së e VMRO-së që data e zgjedhjeve të dakordohet në nivelin e grupeve të punës në Kuvend. Për këtë çështje, kreu i opozitës Hristijan Mickoski kërkoi një takim liderësh, por kryeministri Dimitar Kovaçevski u përgjigj me një ofertë për një grup pune, që do të përfshinte përfaqësues nga partitë, dhe një propozim i tillë për opozitën ishte i pranueshëm. Në koordinimin e sotëm të kryetarëve të grupeve parlamentare, i cili u thirr nga kryetari Talat Xhaferi, tema u ngrit përsëri. Siç informuan nga Kabineti i kreut të Kuvendit, Xhaferi sqaroi…

Lexo më Shumë

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, i ka përsëritur thirrjet për pranimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian (BE) sa më shpejt që të jetë e mundur. Duke folur në samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë të hënën, Scholz tha se “Është shumë e qartë se 20 vjet pasi këtyre vendeve iu premtua pranimi, kjo duhet të ndodhë shumë shpejt”. Vendeve të Ballkanit Perëndimor u është premtuar perspektivë evropiane prej vitit 2003, në një samit në Selanik. Nga ajo kohë, vetëm Kroacia nga vendet e rajonit është anëtarësuar në BE, në vitin 2013. Negociatat për anëtarësim ka…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në ditarin e ditës së djeshme në TVM, në storien në еmisonin “Tema e ditës”, e përkushtuar Departamentit të Njësiteve të Aviacionit pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, foli edhe për efikasitetin e helikopterëve Bell-412 dhe Bell-212, si dhe Bell-206, të aftësuar për shuarjen e zjarreve, të cilët janë pjesë e Njësitit të Helikopterëve pranë MPB-së. “Sot ndodhemi në Departementin e Njësiteve të Aviacionit në Idrizovë ku gjendet edhe Njësiti i Helikopterëve për Çështje Policore dhe kjo praktikisht është baza e këtij Departamenti. Prej këtu operon i tërë personeli, pilotët edhe të gjithë…

Lexo më Shumë

Data 2030 është datë ambicioze, por e arritshme, bashkë punojmë në atë qëllim. E ardhmja e politikës së zgjerimit është qëllim i hapur dhe i vendosur për të cilin duhet edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së të përgatitemi dhe ta arrijmë, njoftoi në Facebook zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq pas pjesëmarrjes në takimin e kryeministrit Dimitar Kovaçevski me komisarin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi. “Te vendet anëtare të BE-së ka vullnet politik dhe unitet për perspektivën evropiane të të gjithë rajonit. Varheji na tha të mbajmë fokusin në procesin e negociatave me BE-në dhe në…

Lexo më Shumë

Më datë 15.10.2023, në SPB Shkup është raportuar se V.K.(68) nga Shkupi është gjetur i vdekur në shtëpinë ku jetonte si qiramarrës, në zonën e Qendrës. Një mjek nga urgjenca ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.

Lexo më Shumë

Gjykata kushtetuese informoi se janë formuar dy lëndë pas nismave të parashtruara, në të cilat është kontestuar Ligji për tatimin solidar në tërësi. Kjo, siç thonë nga Gjykata, do të thotë se Gjykata kushtetuese fillimisht do ta nisë procedurën dhe do t’i hetojë thëniet rezultatet në të dy nismat. Nismat janë parashtruar nga Finmak SHPK, Shkup, përmes shoqatës së avokatëve Debarliev, Dameski dhe Qeleshovska dhe nga Oda ekonomike e RMV-së përmes avokatit Igor Spirovski. “Në pyetjen nëse Gjykata kushtetuese do të sjellë masë të përkohshme për ta stopuar zbatimin e ligjit, informojmë se në pajtim me Rregulloren për punë në…

Lexo më Shumë

Ministri i drejtësisë i RMV-së, Krenar Lloga përmes një postimi ka njoftuar se gjatë qëndrimit të tij në SHBA ka vizituar Departamentin e Shtetit Amerikan ku takoi Nicole Chulick, zëvendës ndihmës sekretaren kryesore për Zyrën e Çështjeve Publike Globale, Noah Krystel nga zyra për demokraci dhe të drejta e njeriut (DRL) dhe Benson Siwek, desk officer për RMV ku bisedua për zhvillimet aktuale në RMV, ndryshimet kushtetuese, procesin e reformave në drejtësi si dhe situatën në gjyqësor dhe prokurori. “Në takim u bisedua për zhvillimet aktuale në RMV, ndryshimet kushtetuese, procesin e reformave në drejtësi si dhe situatën në gjyqsor…

Lexo më Shumë