Qytetarët e Maqedonisë së Veriut ditëve të fundit kanë pranuar mesazhe të rrejshme, të cilat përmbajnë ueb-faqe e cila i ngjanë dhe e ka llogon e Postës. Njëri prej tyre ka mbetur pa 200 euro në llogari, pasi ka ndjekur udhëzimet e SMS-mesazhit të rrejshëm që i ka ardhur në telefon. Ky rast është raportuar në Qendrën Kombëtare për Reagim ndaj Incidenteve Kompjuterike – MKD-CIRT, e cila funksionon në kuadër të Agjencisë së Komunikimeve Elektronike (AEK). Personit që i janë “avullur” 200 euro është një nga qytetarët e shumtë të shënjestruar në fushatën më të fundit “smishing” me mesazhe false…
Author: Jeta almakos
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama fjalimin e tij në nisje të Samitit të Procesit të Berlinit, e filloi me kritika. Përpara liderëve të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, ai tha se ky proces ka 9 vite që ka nisur, mirëpo pavarësisht kësaj, shumë premtime nuk janë realizuar. Rama vijoi fjalimin e tij duke thënë se kohët në të cilët po jetojmë janë vërtetë delikate me fronte luftë që janë nisur, e ndërsa kërcënime të tjera vijojnë në Ballkan, e për rrjedhojë, sipas tij, ajo që duhet bërë është bashkimi “në një çati” të përbashkët. Edi Rama, kryeministër “Në 2014 udhëheqësit…
Maqedonia e Veriut duhet të bëhet sa më shpejt pjesë e BE-së, procesi i integrimit evropian pritet të vazhdojë. Kështu është thënë në takimin e kryeministrit Dimitar Kovaçevskit dhe Komisionerit të Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Politikë Evropiane të Fqinjësisë të Bashkimit Evropian, Oliver Varheji, në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit. Siç bëjnë me dije nga sherbimi qeveritar, bashkëbiseduesit kanë thënë se shpresojnë se të gjithë aktorët politikë do ta kenë parasysh mundësinë unike për ta çuar vendin përpara dhe do të përmbushin kërkesën e qytetarëve që vendi të bëhet anëtar i plotë i…
Integrimi i Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpunimi rajonal, ishte fokusi i Samitit të procesit të Berlinit në Tiranë, i cili këtë vit për herë të parë u mbajt jashtë kufijve të vendeve antare të BE-së. I pranishëm në Samit, kryeministri Dimitar Kovaçevski, me të arritur atje, deklaroi se pret diskutim konstruktiv, në të cilin do të nënshkruhen marrëveshje për kualifikimet profesionale. Dimitar Kovaçevski, kryeministër “Pritshmëritë janë që do të kemi diskutim konstruktiv, fillimisht për zgjerimin e bashkëpunimit rajonal për zmadhimin e investimeve për lidhjen e rajonit, pra të të gjitha vendeve të rajonit dhe veçanërisht diskutime për sigurimin e pavarsisë energjetike…
Moment kyç për integrimin e Ballkanit, mos e lini mundësinë të ikë. Kjo është porosia e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, gjatë Samitit të Berlinit në Tiranë. Von Der Leyen apeloi për vendet e rajonit që ta shfryëzojnë këtë mundësi dhe të punojnë së bashku me BE-në për të finalizuar procesin e integrimit. Ursula Von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian “Hera e parë që kjo ndodh në rajon. Ne jemi dëshmitarë të një lufte të tmerrshme që ka nisur Rusia mbi Ukrainën. Ne kemi parë edhe një sulm të tmerrshëm të Hamasit, I cili ka vrarë…
Kim Mehmeti Me asnjë grup apo akt terrorist nuk mund të mbulohet e të arsyetohet terrori shtetëror izraelit mbi popullsinë civile e të pambrojtur palestineze të Gazës. Dhe asgjë sa kjo pandjeshmëri e botës ndaj masakrës barbare mbi civilët e Gazës nuk i forcon anti-izraelitët dhe nuk e shton numrin e armiqve të hebrenjve si dhe, asgjë si ky konflikti në Lindjen e Mesme nuk i mbulon veprimet luftënxitës të Putinit në Ballkan dhe nëpër botë. Ndërkohë vetëm të eturit për gjak njeriu nuk mund ta shohin se nëse vazhdon kësaj rruge, Izraeli shumë shpejt mund të bëhet vend i…
Metin Izeti Tregojuni fëmijëve tuaj pse Palestina është kaq e rëndësishme për ne. Thuaju atyre se Palestina është vendi i pejgambereve dhe se paraardhësi i pejgambereve , Halilurrahman Ibrahim Alejhisselami, migroi në Palestinë dhe jetoi atje për një kohë të gjatë. Thuaju atyre se Palestina ishte vendi ku Luti (paqja qoftë mbi të) migroi me urdhrin e Allahut kur dënimi erdhi mbi popullin e tij dhe që quhet toka e bekuar në Kuranin e Shenjtë. Thuaj se Sulejmani , i cili sundoi botën, sundoi kudo nga Palestina dhe se historia e famshme e jetës së tij me milingonën ndodhi…
Bashkimi Evropian me sanksionet e mundshme ndaj Serbisë për shkak të sulmeve të fundit terroriste në fshatin Banjskë të Zveçanit në Kosovë nuk do ta mbushin mend shtetin serb, thotë Vuk Drashkoviq, shkrimtar serb, diplomat dhe lider i Lëvizjes Serbe për Rindërtim (LSR). “Nëse do të ndodhë, do të jetë shumë sipërfaqësore dhe simbolike, qeveria dhe regjimi as që do të shqetësohen”, thotë Drashkoviq për The Geopost. Në vend të çdo sanksioni ekonomik dhe politik, Drashkoviq i sugjeron Evropës si vijon: “Të kërkosh përfundimisht që Serbia të përballet me të vërtetën dhe nuk mund të përballet me të vërtetën pa…
OKH Merhamet organizoi seminar tre ditorë me studentë nga disa qytete të RMV-së në hapësirat e Hotel Mirage në qytetin e Strugës. Seminari nën moton “Rinia përballë sfidave jetësore” u realizua me një program të larmishëm, ku u prezentuan tema të ndryshme nga profesorë, historianë, filmologë, njerëz të mediave dhe hoxhollarë. “Ky program u shoqërua edhe me aktivitete rekreative dhe sportive që kanë për qëllim edukimin dhe ngritjen e vetëdijes së studentëve dhe rolin konstruktiv që duhet të luaj rinia në të tashmen dhe të ardhmen e afërt pasi këta të rinj do të jenë bartës të funksioneve shoqërore në…
Në tregjet e gjelbra nuk ka arritur thirrja për ulje dhe ngrirje të çmimeve. Në të gjithë vendin pazaret vazhdojnë të shesin me çmime të larta, ndonëse prodhimet bujqësore të fruta-perimeve janë nën masën e “çmimeve të garantuara”, shkruan Alsat. Specat e kuq të ajvarit kryesojnë me 100% rritje të çmimit, nga 40 sa ishin në shtator, tani në tetor po shiten me 80 denarë për kilogram. Nuk mbesin janë më lirë as perimet e tjera që janë të stinës dhe pothuajse janë të paarritshme për shumicën e konsumatorëve. Qytetarët thonë se në treg më shumë po shëtisin se sa…
Projekti i MPB-së për përshpejtimin e procesit për marrjen e dokumenteve të reja personale, të cilin e paralajmëroi ministri Oliver Spasovski, ka shkaktuar reagime të ndryshme te qytetarët. Shumë prej tyre e mirëpresin idenë e krijimit të pikave të reja ku mund të fotografohen qytetarët pa u caktuar termin për pasaportë, letërnjoftim apo patentë shoferi, ndërsa të tjerë mendojnë se tani është tepër vonë për një gjë të tillë dhe se afatet janë ende shumë të gjata. Por nga MPB janë decidë se ideja për hapjen e pikave të reja të punës po bëhet me qëllim që tu dilet në…
Sipas kalendarit të dakorduar mes pushtetit dhe institucioneve të BE-së, ndryshimet kushtetuese duhet të implementohen deri në fund të muajit nëntor, në mënyrë që të mbahet konferenca e dytë ndërqeveritare dhe të hapen kapitujt me Bashkimin Evropian. Por, edhe pse votimi i ndryshimeve kushtetuese është pezulluar nga kryetari i kuvendit pa afat, dhe, në këtë drejtim nuk ka lëvizje, pushteti akoma është optimisit se kjo çështje mund të mbyllet me kohë dhe me sukses. Ish-amabsadori Nano Ruzhin këtë optimizëm ia vesh ndonjë marrëveshjeje eventuale mes akterëve politik. “Ndoshta ka disa bisedime, marrëveshje, plotësim të disa kushteve. Kështu që, si fillim…

