Author: Jeta almakos

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme miratoi ndryshimet në Rregulloren për mënyrën e përllogaritjes së tatimit të automjete dhe vlerave të nevojshme për përllogaritjen e tatimit për automjetet për shkak të nevojës së aplikimit të metodologjisë së re për përllogaritjen e sasisë së shkarkimit të gazrave nga automjetet, e cila është në drejtim të mbrojtjes së mjedisit jetësor, përmbushjes së detyrimeve nga Marrëveshja  klimatike e nënshkruar në Paris për uljen e emetimit të gazeve serrë neto, si dhe harmonizimin me  standardet e reja të BE-së, njoftoi Ministria e Financave. Nga atje sqarojnë se metodologjia e…

Lexo më Shumë

Ministri i shëndetësisë, Fatmir Mexhiti sot ka qëndruar për vizitë në ISHP KU për Hematologji ku ka vizituar dhuruesen e qelizave staminale, një mjeke e re, të cilën e falënderoi për guximin e jashtëzakonshëm dhe angazhimin zemërgjerë për të shpëtuar jetën dikujt. “Akti i saj i humanizmit dhe solidaritetit është shpresë, duke na kujtuar fuqinë e komunitetit dhe mirësisë në momentet kur kjo nevojitet më së shumti. I përgëzoj edhe kolegët nga Klinika e Hematologjisë që praktikojnë këtë metodë moderne në mjekësi me të cilën njeriu ka mundësi për një fillim të ri.” theksoi ministri Mexhiti.

Lexo më Shumë

Ministria e brendshme në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar për vdekjen e një të burgosuri që po vuante dënimin në burgun e Idrizovës në Shkup. Sipas raportit të MPB-së, i burgosuri 55 vjeçar nga Shkup me inicialet M.G, dje pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore është dërguar me urgjencë në Klinikat e Shkupit që më pas është konstatuar vdekja e tij. Ai po vuante një dënim prej 15 viteve. (INA)

Lexo më Shumë

Prokurorja publike Lençe Ristovska ka folur në lidhje me përgjimet masive në vend, që u publikuan para disa viteve, ndërsa thotë se nuk do të ketë përgjegjësi. Ajo thotë se lënda do të vjetërsohet plotësisht, pas ndryshimeve të fundit që u bënë në Kodin Penal, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Të akuzuar për këtë lëndë janë Gordana Jankulloska, Toni Jakimovski, ndërsa në arrati janë Nikolla Bishkovski dhe Goran Gruevski, ndërsa kemi një tjetër të akuzuar për falsifikim të dokumentit, ajo është Valentina Simonovska. Këtu ende nuk është paraqitur vjetërsimi, por sigurisht që ndryshimet e Kodit Penal do të kenë implikime, sepse afati…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë,Fatmir Mexhiti, në seancën e sotme të komisionit anketues në Parlament për rastin e Klinikës së radiologjisë dhe onkologjisë, ka trajtuar sfidat në punën e kësaj klinike dhe ka rikujtuar se tashmë janë bërë ndryshime kadrovike në menaxhment. “Besoj se procedura penale për këtë çështje shumë të ndjeshme do të ketë një zgjidhje të shpejtë dhe të drejtë. Fajtorët duhet të dihen me emër dhe mbiemër, vetëm kështu do të mund të kthejmë besimin e pacientëve në sistemin shëndetësor dhe të mbrojmë punonjësit e shëndetësisë nga akuzat dhe poshtërimet e përgjithshësuara. Mexhiti theksoi se tani në klinikë është…

Lexo më Shumë

Kim Mehmeti Vlerësuar sipas reagimeve publike, ke përshtypjen se lajmi i rrejshëm për pezullim e liberalizimit të vizave për Kosovën më shumë i gëzoi kundërshtarët e Kurtit se sa shovenët serb. Dhe u bë thuajse krejt e natyrshme dhe e pritshme që lajmet e këqijat Kosovës t’i vijnë nga Tirana. Nga po ajo Tiranë zyrtare që bënë çmos të mos e dëmtojë miqësinë me Beogradin. Ndërkohë në vend se në Tiranë, Presidenti i Serbisë shkoi atje ku e thërret gjaku – në Kinë. Mbase duke e ditur se në samitin e Procesit të Berlinit denjësisht do e përfaqësojë Kryeministri i…

Lexo më Shumë

Sali Berisha ka deklaruar për mediat pas përfundimit të mbledhjes së deputetëve pranë tij dhe Gazment Bardhit në Kryesinë e Kuvendit se në parlament është krijuar një situatë e jashtëzakonshme nga kryeministri Edi Rama. “Situatës së jashtëzakonshme të krijuar në parlament nga Edi Rama, i cili në një qëndrim të paprecedentë në historinë e parlamentarizmit, merr përsipër ti caktojë opozitës ti caktojë kryetarin e saj, të bllokojë çdo Komision Hetimor Parlamentar që nuk i intereson, merr përsipër të bllokojë të gjitha këto në kundërshtim me Kushtetutën, çdo iniciativë ligjore të deputetëve të parlamentit, dhe janë me dhjetëra të tilla, grupi parlamentar…

Lexo më Shumë

Gazmend Bardhi ka reaguar pas mbledhje se deputeteve të opozitës. Bardhi është shprehur se nëse mazhoranca do të vazhdojë më sulmet dhe tentativat për të eliminuar opozitën do të përballet me pasoja të rënda. “Përgjatë dy viteve me urdhër politik janë bllokuar 31 projektligje iniciative të deputetëve të opozitës dhe që nuk merren në shqyrtim as nga komisioni parlamentar dhe prej kohësh janë përshirë në programin e punës pa pasur një ditë të shqyrtimit të tyre. Brenda një jave si në asnjë rast tjetër në historinë e parlamentarizmit në 32 vite janë rrëzuar tre kërkesa për komision hetimor duke mohuar…

Lexo më Shumë

“Varfërinë e ndiej në palcë, ajo është bërë fryma që më helmon”, thotë Borko, 70-vjeçar, i cili nuk ka pension pasi nuk ka pasur punë të rregullt. Borko nuk gëzon as ndihmë sociale, pasi, thotë se i është refuzuar për shkak të dokumentacionit të pakompletuar. “Jetoj nga dita në ditë. Mund të them se mbijetoj nga zori. Nuk kam kurrfarë të ardhurash. Nuk kam asnjë kualifikim, andaj edhe nuk më angazhon askush në punë”, thotë Borko për Radion Evropa e Lirë. Ai është në mesin e 80 mijë personave në Maqedoninë e Veriut që jetojnë në varfëri ekstreme, përkatësisht ditën…

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit i pranoi ankesat e të akuzuarve për rastin “Toplik – Qyteti i diellit”, e shfuqizoi aktgjykimin e shkallës së parë dhe lëndën e ktheu për rigjykim në Gjykatën Themelore Penale në Shkup. “Gjykata e Apelit në Shkup njofton se, duke vepruar në bazë të lëndës penale KOKZH-137/22, në publik e njohur si ‘Toplik – Qyteti i diellit’, pas mbajtjes së seancës publike më 08.06.2023, pas këshillave dhe votimeve jo publike nga seanca më 06.09.2023, ka marrë vendim me të cilën i pranoi ankesat e të akuzuarve M.J. nga S., T.Xh nga S., D.D. nga S., M.T. nga…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut që t’i evitojnë udhëtimet jo thelbësore në Liban për shkak të situatës komplekse të sigurisë në rajon informon Tetovasot. Ju informojmë se fluturimet komerciale për dhe nga Libani janë ende aktive dhe si rrjedhojë, ju rekomandojmë të gjithë qytetarëve që ndodhen aktualisht në territorin e vendit, nëse nuk kanë arsye thelbësore për qëndrimin e tyre, ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të largohen nga vendi. Ju kujtojmë se Maqedonia e Veriut nuk ka përfaqësi diplomatiko-konsullore në Republikën e Libanit dhe rrjedhimisht prani dukshëm e…

Lexo më Shumë