Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Svelça, tha se ata duhet të jenë vigjilent ngase duke e ditur se me kë kemi punë, pra me Serbinë, atëherë nuk ka garanca se këto skenarë nuk mund të përsëriten sërish. Ai tha se ekzistojnë ende grupe për rreth kufirit dhe se Serbia fare nuk e fsheh aspiratën e saj për pushtim të një pjesës të territorit të Kosovës. “Po ashtu ka grupe të caktuara të cilët kanë patur fitime të jashtëzakonshme financiare përmes kontrabandës së mallrave dhe njerëzve. Qoftë nga Serbia qoftë nga katër komunat, por edhe nga segmente nga…
Author: Jeta almakos
Serbia tani më si shtet është sponzorizuese e terrorizmit. Këtë e deklaroi ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Svelça në emisionin “Intervistë në SHENJA”. Ai tha se ata Milan Radojçiqin, jo vetëm që kanë mbështetur financiarisht por edhe politikisht. “Vuçiq nuk e ka mohu që e mbështet atë, ka qenë nënkryetar i subjektit më të madh serb në Kosovë dhe realisht ka qenë lideri i këtij subjekti. Por përveç kësaj ka patur ndihmë financiare, ka patur armatosje të grupit si dhe trajnim dhe pjesëmarrje të shtetit të Serbisë në këtë sulm terrorist. Armatimi që është zënë më 24…
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, për emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se situata në Mitrovicën e Veriut pas ngjarjeve është më e qetë por ende e tensionuar. Ai ka thënë se ata po punojnë intensivisht për të zbuluar se çfarë realisht ka ndodhur më 24 shtator, rrethanat dhe aktorët dhe të sillet drejtësia. “Në këto katër komuna në veri gjendja që nga pasluftës nuk ka qenë e mirë. Mund të themi se prezenca e policisë në vitet e fundit është rritur dhe është e mjaftueshme. Edhe rendi dhe ligji edhe sovraniteti janë shtrirë në një masë…
Paralelet mes Sllovenisë dhe Maqedonisë së Veriut janë interesante, pasi të dy kishim probleme dhe presione dypalëshe. Sllovenia kishte çështje bilaterale me Italinë, ndërsa Italia i ngriti problemet që donte të zgjidhte me Slloveninë në nivel evropian, tha ambasadori slloven në RMV, Gregor Presker, në forumin “Ne jemi Evropa” në Ohër. Ai shtoi se Sllovenia dhe Italia më pas arritën të ashtuquajturën Kompromisi spanjoll dhe bëri një paralele me propozimin francez që mori vendi vitin e kaluar. “Qëllimi i Qeverisë dhe opozitës në slloveni ishte i njëjtë, anëtarësimi sa më shpejt në BE. Opozita e kundërshtoi Qeverinë, por ata punuan…
“Kjo dosje do të bëhet simbol i procesit që sot po nisim për kthimin e lirisë dhe të demokracisë në Maqedoninë e Veriut. Lidhja Social Demokrate (LSDM) po nis me kthimin e vlerave evropiane në vend…”. Kështu kishte deklaruar ish-lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev, më 9 shkurt të vitit 2015, duke publikuar aferën e përgjimeve dhe të ndjekjes së mijëra shtetasve maqedonas nga shërbimet sekrete në kohën e qeverisjes së ish -kryeministrit Nikolla Gruevski. Për më shumë se një vit, Zaev thuajse çdo ditë publikonte biseda të përgjuara telefonike, në të cilat zyrtarët e asaj periudhe dëgjoheshin se si…
Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi, ishte sonte i ftuar në emisionin 10Minuta në TV21. Duke folur për fillimin punime në Korridorin 8, ai tha se po punohet në drejtim të shpronësimit të parcelave private dhe shtetrore, ndërkohë që në terren tashmë kanë filluar punimet me pastrimin dhe hapjen e trasesë nga Banjica deri në Kërçovë. “Me marrjen e lejeve urbanistike, fillojmë shpronësimin e tokave, por në këtë periudhë kohore është bërë elaborati për të gjitha shpronësimet që do të bëhen, të gjitha parcelat private dhe ato shtetërore. Njëkohësisht është bërë edhe vlerësimi i të gjitha parcelave. Për…
Nga VMRO-DPMNE akuzojnë se paraqitjet e Kovaçevskit janë vetëm formë pa përmbajtje. Gjithçka është në stilin “Unë nuk jam nga këtu”. “Kovaçevski duhet ta dijë se qeveria e BDI-së dhe LSD-së me ndryshimet në Kodin Penal bëri një ndërhyrje të drejtpërdrejtë në sistemin juridik dhe në shtetin juridik dhe ai është personalisht përgjegjës për vjetërsinë e proceseve aktuale gjyqësore. Arsyetimi me njëfarë përputhshmërie me legjislacionin evropian u mohua nga përfaqësuesit evropianë dhe të njëjtën gjë do ta kishte dëgjuar pak minuta më pas edhe Kovaçevski, po të mos kishte ikur nga konferenca për media që ai vetë e shpalli. Ai…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk e ka idenë pse Qeveria ditë më parë në mbledhjen e saj nuk vendosi që pasuria e konfiskuar e ish kryeministrit Nikolla Gruevski të nxirret në ankand publik. I pari i organit ekzekutiv thotë se në mbledhjen e djeshme nuk ka qenë prezent, ndërsa me seancën ka udhëhequr zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi. “Unë dje nuk isha në seancë të Qeverisë. Në mungesë të kryeministrit, seancën e udhëheq zëvendëskryeministri i parë ose ndonjëri nga zëvendëskryeministrat. Nuk mund të ndaj hollësi për secilën nga pikat sepse gjithmonë ka shumë pika të propozuara. Nuk kam informacion se jam…
MPB njofton se te to është paraqitur një rast i helmimit të tre personave nga Shkupi. “Dje, në orën 12:00 në stacionin policorë Kisella Vodë, nga Klinika e Toksikologjisë pranë kompleksit të klinikave “Nënë Tereza” është raportuar se më datë 15.10.2023, C. S. (79), G. S. (55) dhe D. K. (47), të gjithë nga Shkupi, janë helmuar nga ushqimi të cilën e kishin përgatitur vetë në shtëpinë e tyre familjare në Shkup. Personat janë ndaluar për trajtim të mëtejshëm. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.
Lëvizja Demokratike ka vazhduar me akuza në drejtim të partive në pushtet. Nga LD thonë se kontradiktat e Qeverisë aktuale nuk kanë fund. “Tanimë u pa qartë se miratimi i Kodit penal u bë për amnistimin e veprave kriminale të Gruevskit dhe Mijallkovit, dy figurave kyçe, në kohën e të cilëve shqiptarëve u ndodhën shumë tragjedi. Ne jo rastësisht shtruam pyetjen se në çfarë cilësie Bujar Osmani vizitoi Budapestin dhe se a po përgatitet kthimi i Gruevskit, gjë që çdo ditë e më shumë po vërtetohet dhe gjithë opinioni i gjërë e lexon qartë se BDI shpëtimin e vetëm e…
Zgjidhje e re për korrigjimin e pagave të funksionarëve shtetëror, do të ketë në dy javët e ardhëshme. Kështu deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski, në pyetjen nëse një gjë e tillë është diskutuar në seancën e djeshme të Qeverisë, pasi zëvendës kryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi bëri me dije se do të bëhet korrigjimi i pagave të personave të zgjedhur dhe emëruar me qëllim që të vie deri te një vendim më i arsyeshëm. Kjo zgjidhje sipas Kovaçevskit duhet të diskutohet me palë të ndryshme, sepse sipas tij, nuk sillet vendim vetëm për pagat e ministrave, por edhe e kryetarëve…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se nuk dëshiron që vendi jonë të mbetet me një grup me Kosovën dhe Bosnje Hercegovinën, sa i përket integrimit në BE. Ndërkaq, sa i përket mundësisë për ndarje nga pakoja me Shqipërinë, ai u shpreh se vendi ynë njëherë është ndarë nga Kroacia, përshkak se nuk kemi sjellë vendim nga të njejtët që tani janë kundër vendimeve për integrimet evropiane, referuar VMRO-DPMNE-së. Ne me Kroacinë e kemi nisur bashkë rrugën integruese, shtoi ai më tej, por tha se Kroacia tani është pjesë e BE-së dhe e zonës së Shengenit. Dimitar Kovaçevski, kryeministër “Ajo që nuk…

