Deri tani askujt nuk i është bërë torturë dhe presion. Kështu deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski në pyetjen se a po bëhet ofenzivë e re diplomatike, për votimin e ndryshimeve kushtetuese, me paralajmërimin e vizitës së kryetares së Komisionit Evropian Ursula Fon Der Lejen dhe presidentit francez Emanuel Makron. Dimitar Kovaçevski, kryeministër “Ne përdorim shumë terma ofensivë dhe presionesh. Janë përdorur, nuk e di disa nga kyetari i opozitës, tha pres që dikush t’i bëjë torturë. E patë se askujut nuk ju bë torurë, Maqedonia funksionon, normalisht shkojnë proceset demokratike dhe mendoj se ashtu edhe do të vazhdoj me atë që…
Author: Jeta almakos
Ambasadori i Holandës në Maqedoninë e Veriut, Dirk Jan Kopp, i cili po merr pjesë në Konferencën e Dytë Rajonale të Ekspertëve për Klaster 1 “Vlerat Themelore” në kuadër të projektit “Le të sundojë drejtësia në rajon”, i është drejtuar qeverisë së vendit, duke thënë se të gjitha vendet e tjera në periudhën 10 deri në 15 vjet arritën të bëjnë reformat e nevojshme dhe të bëhen anëtarë të BE-së. Ambasadori Kopp thotë se në vend nuk ka vullnet të vërtetë politik për ndryshim, jo vetëm në politikë, por edhe në komunitetet fetare që, siç tha ai, bllokojnë ndryshimet edhe …
Sistemi ABS ishte me defekt, autobusi nuk lejohej të qarkullonte. Kështu ka thënë eksperti Ljupço Postolov, i cili është pjesë i ekipit që kanë përgаtitur superekspertizën për aksidentin rrugor në rastin e “Llaskarcës”. Postolov theksoi se sipas vëzhgimeve të makinerive, sistemi ABS nuk ishte i saktë, gjegjësisht teli i lidhur me pajisjet ishte i prerë. EKSPERT, LJUPÇO POSTOLOV “Me një sistem të tillë frenimi ABS me defekt, ky autobus nuk është lejuar të vihet në komunikacion dhe të transportojë pasagjerë më 13 shkurt 2019 nga personat përgjegjës të transportuesit ‘Durmo Tours’” I pyetur nëse një sistem i tillë ABS me…
Punonjësit e prokurorisë për të shtatëmbëdhjetën ditë janë në grevë për rritjen e pagave minimale me 78% dhe kthimin e shtesës prej 35%. Në mbledhjen e sotme, ku morën pjesë qindra punonjës të shërbimit gjyqësor, Qeverisë i është dërguar paralajmërim se nëse grupi punues nuk ulet me grevistët gjatë ditës, nga nesër do të kalojë në një grevë më rigoroze. “Greva nuk do të ndalet. Nëse grupi i punës prej pesë ministrave nuk ulet të bisedojë me grevistët, greva do të bëhet më rigoroze. Deri më tani është punuar vetëm për çështje urgjente dhe urgjente – bastisje, arrestime dhe nga…
Në Maqedoninë e Veriut, brenda një muaji, ka nga 800 raste të regjistruara me COVID-19, kurse është rritur edhe numri i testimeve – ka deklaruar Zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zlate Mehmedoviq. Sipas tij, siç përcjell Klan M, nuk bëhet fjalë për shifra serioze që mund të cënojnë kapacietet shëndetësore. Komisioni për Sëmundje Infektive të Ministrisë së Shëndetësisë, si preventivë kundër përhapjes së koronavirusit, ka rekomanduar që maskat mbrojtëse detyrimisht të shfrytëzohen vetëm nëpër institucionet shëndetësore, por jo edhe në barnatoret dhe azilet e pleqve. Këto komente u bënë gjatë brifingut të rregullt të Ministrisë së Shëndetësisë me temën…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, insiston që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të mbahen së bashku me ato presidenciale. “Do të ishte marrësi të shpenzojmë në mënyrë shtesë resurset e qytetarëve dhe të organizojmë zgjedhje ndarazi, të cilat do të ndodhin me 30-60 ditë dallim. Do të ishte vërtetë shpërdorim nëse cilido nga ne përkrah një lloj të këtillë të idesë. Unë apeloj që Qeveria t’i thirr mendjes, nuk deshën zgjedhje të parakohshme, ikën nga ato, ja zgjedhjet e rregullta, 8 maj, e mërkurë, sepse në të kaluarën është votuar edhe të mërkurën, kur të mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve…
E hëna e ardhshme është ditë pushimi për të gjithë qytetarët në Maqedoninë e Veriut. Siç njoftojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, të hënën (23 tetor) do të shënohet Dita e luftës revolucionare maqedonase. “Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se në përputhje me Ligjin për festat e Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 21/98 dhe 18/07), 23 tetor 2023 (e hënë), Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale uron qytetarët për Ditën e Luftës Revolucionare…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka thënë se pajtohet me deklaratën e ministrit Bujar Osmani për pagat e funksionarëve. “Njerëzit punojnë për rrogë. Ka disa që thonë se do të punonin edhe pa rrogë dhe unë në atë njeri nuk besoj. Kam përvojë pune 25 vjeçare dhe nuk besoj në njerëz të tillë”, ka thënë Kovaçevski, transmeton SHENJA. Kovaçevski tha se në momentin që do të përgatitet zgjidhja nga ana e grupit të punës, atëherë do të mund të bisedohet për zgjidhje konkrete. “Zgjidhja duhet të jetë e pranueshme nga deputetët dhe nga të gjithë funksionarët e zgjedhur të cilët paguhen sipas ligjeve”, shtoi…
I pyetur nëse ka informacion a janë tërhequr përreth kufirit forcat e Serbisë, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Svelça tha se një pjesë e tyre janë tërhequr, ndërsa beson se faktori ndërkombëtar është duke monitoruar gjendjen në anën tjetër të kufirit. “Situata nuk është e kënaqshme për shkak se Serbia ka ndërtuar rreth 40 baza për rreth kufirit me Kosovën, baza të cilët janë në vazhdimësi të populluara nga ushtarë dhe xhandarmëri. Tash sa është numri i saktë i tyre momentalisht nuk e dimë por numri është shumë më i madh se sa në një situatë të…
Është e pakuptueshme dikush të pretendojë që ne të sillemi sikurse nuk ka ndodhur 24 shtatori. Këtë e deklaroi ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Svelça në emisionin “Intervistë në SHENJA”, ku shtoi se Serbia është një shtet i cili sponsorizon terrorizmin dhe për këtë ka shumë dëshmi. “Nuk mund të thuash se po bisedon me shtetin fqinjë, po bisedon me një Qeveri të një vendi me të cilin mund të kesh rezultate, përderisa ne ishim në bisedime ata thellë në Serbi trajnonin terroristët për të bërë aneksim të veriut të Kosovës. Po të kishin patur sukses në…
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, duke komentuar rolin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, tha se është vështirë të kuptohet dhe se shumë prej kërkesave të kryeministrit të Shqipërisë janë të papranueshme për ne. “Tani unë nuk po futem tek motivet apo tek roli i tij në përgjithësi, por lirisht mund të themi që kërkesa që veriu të menaxhohet nga KFORI është absolutisht e papranueshme dhe e panevojshme”, ka deklaruar ministri Svelça në emisionin “Intervistë në SHENJA”. Ai tha se Ballkani i Hapur ka qenë një iniciativë që ka dëmtuar Kosovën. /SHENJA/
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, thotë se jeton vetëm nga paga, e cila është e rëndësishme për të, dhe sipas tij, nuk mendon se është për t’u mburrur kur politikanët thonë se rroga e tyre nuk është e rëndësishme. “Unë jetoj vetëm me këtë rrogë dhe është e rëndësishme për mua. Në këtë rast kuptoj që prioritet duhet të jenë ata me paga rreth minimumit. Mendoj se është vendimtare dhe nëse na vjen radha, mirë, nëse jo, ata qytetarë janë prioritet në këtë kohë të inflacionit dhe rritjes së çmimeve dhe atyre duhet t’u kushtohet vëmendje” ka deklaruar…

