Author: Jeta almakos

Kamera e televizionit kinez ka kapur presidentin serb Aleksandar Vuçiq teksa qëndron sërish vetëm. Këtë herë ai është filmuar duke ecur i vetëm në korridoret e godinës në Pekin, ku po mbahet samiti “Brez dhe Rrugë”. Rastësisht apo qëllimisht, herë pas here në rrjetet sociale, e ndonjëherë edhe në llogarinë në Instagram të presidentit të Serbisë, shfaqet një video nga një ngjarje e rëndësishme, në të cilën shihet se Aleksandar Vuçiq qëndron në këmbë apo rri ulur vetëm. Siç raportojnë mediat serbe, në samitin në Kinë, ku presidenti serb po qëndron këto ditë, është regjistruar momenti kur Vuçiq po ecte i…

Lexo më Shumë

Presidenti i shtetit Pendarovski në emisionin Click Plus, i cili do të transmetohet sonte në 21:30, tha se ai ka qenë i pari që ka reaguar që kur u rritën rrogat për funksionarët. Ai tha se ka 6 muaj që po pritet ligji për reduktimin e rrogave dhe nuk e di se pse Qeveria po vonohet. “6 muaj po presim qeveria të propozojë ligj, me të cilin ai nivelizim apo reduktim i koeficienteve të funksionarëve do të bëhet nuk e di pse po pritet. Ai propozim ligj duhet të paraqitet sa më parë të vendoset në ENER, të gjithë të…

Lexo më Shumë

Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me ekipin nga Projekti për Sundimin e Ligjit, organizoi një takim pune me anëtarët e grupit punues për planifikimin e aktiviteteve për finalizimin e Propozim – Strategjisë Zhvillimore për Sektorin e Drejtësisë 2023-2027. Ministria e Drejtësisë e ka dorëzuar për opinion në Ekipin e Ekspertëve të Projektit për Sundimin e Ligjit më 21 gusht 2023, nga i cili kemi marrë edhe mbështetje për përkthimin e Strategjisë me Planin e Veprimit. Strategjia dhe Plani i Veprimit i janë dërguar Komisionit Evropian më 12 shtator 2023. Pas marrjes së mendimit nga Komisioni Evropian, do të dorëzohet për…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami së bashku me koordinatorin e degës së Çairit, Astrit Iljazi, pritën në takim ambasadorin e Republikës së Çekisë, Jaroslav Ludva. Kasami siç thuhet ka njoftuar ambasadorin Ludva se Lëvizja BESA ka përkrahur çdo reformë që ka patur të bëjë me avancimin e vendit si dhe me integrimin në strukturat euro-atlantike. “Më tej në takim është diskutuar edhe për Ndryshimet Kushtetuese, ku edhe njëherë edhë shpalosur qëndrimi i Opozitës Shqiptare për heqjen e 20% nga kushtetuta. Me ambasadorin është diskutuar edhe për funksionimin e Frontit Opozitar. Ambasadori Ludva falënderoj kontributin e subjekteve politike që punojnë…

Lexo më Shumë

Formimi i Komisionit kuvendor anketues për rastin me Onkologjinë në kohë kur ka hetim aktiv është diçka e palejueshme. Ajo është normale nëse hetimi është mbyllur, megjithatë, në kohë të hetimit aktiv, ky është obstruksion, konsideron kryetari i Gjykatës themelore penale Shkup, Ivan Xholev. Sipas Xholev, kontaminohet procesi hetues, ndërkaq nuk ka kurfarë reagimi për atë. “Ajo është normale nëse hetimi është mbyllur dhe ka kaluar një afat më i gjatë kohor. Në rast të tillë, po, megjithatë në kohë të hetimit aktiv, kjo është obstruksion. E mbledhin tërë dokumentacionin, dëgjojnë, do të thotë e kontaminojnë procesin hetues dhe nuk…

Lexo më Shumë

Fillimisht bënin spektakle kur hynin në shtëpitë e njerëzve, kur i nxirrnin jashtë me kapuç në kokë, me pranga në duar dhe më pas që në fillim, pa respektuar prezumimin e pafajësisë, i akuzuan se duke qenë kriminelë, pjesërisht në mënyrë të merituar, pjesërisht të pamerituar. Nga ata që dikur ishin revolucionarë shumëngjyrëshe dhe që brohoritnin “Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe”, sot shikon nga ata luanët e mëdhenj dhe heronjtë që nuk kanë mbetur as tufa të vogla që të paktën të ulërijnë, të guxojnë diçka për atë që është duke ndodhur, theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski gjatë…

Lexo më Shumë

Nga Lëvizja Demokratike përmes një konference për media kanë akuzuar Qeveritarët për rrogat mbi 2.000 euro, ndërsa pensionistëve nuk u mjaftojnë as për ilaçe. ”Pensionistët protestojnë, por Qeveria sillet sikur nuk ndodh asgjë. Protestojnë, sepse është e pamundur që të mbijetojnë me pensionet minimale prej 13.000 denarë, të cilat nuk u mjaftojnë as për nevojat më elementare të tyre. Nga 333.000 pensionistë, 94.000 (pra 1/3 e të gjithë pensionistëve) marrin pension në grupin e parë, ku përfshihen pensionistët deri në 13.000 denarë. Qeveritarët rrogat e tyre i rritën për 78% duke arritur vlërën mbi 2000 euro, ndërsa pensionistët kanë pensione…

Lexo më Shumë

Prindërit e një vajze të mitur kanë shkuar të festojnë ditëlindjen e saj në një kënd lojërash privat në Shkup, por aksidentalisht e mitura ka prekur një kabull elektrik që ishte i zbuluar dhe për pasojë e ka goditur rryma elektrike duke i shkaktuar edhe djegie në dorë. Rasti është raportuar më datë 17.10.2023 rreth orës 10.00 në SPB-në e Shkupit, nga babai i vajzës me inicialet B.T.(45) nga Shkupi, ku ka kallëzuar n; polici se me datë 16.10.2023 rreth orës 19.30 në një një kënd lojërash në Shkup, në festën e ditëlindjes, vajza e tij e mitur ka kapur…

Lexo më Shumë

Kriza energjetike, e cila u thellua nga konflikti ruso-ukrainas, tani po intensifikohet për shkak të luftës së re në Lindjen e Mesme. Bota ka frikë se konflikti midis Izraelit dhe Hamasit mund të zgjerohet, të marrë përmasa më të mëdha se ngjarjet lokale. Dhe kjo krizë u reflektua fillimisht në tregun e “arit të zi”. Kur në bursat botërore ngrihet çmimi i derivateve, autoritetet tona kanë reagime rekorde për ti rritur çmimet në tregun vendor, kurse kur në rastet kur në bursë nafta, benzina, mazuti e gazi shënojnë rënie, Komisionit Rregullator Energjetik i duhet pak më shumë kohë të del…

Lexo më Shumë

Deri në fund të muajit, do të shpaloset pakoja e re e masave anti-krizë. Kështu bëri me dije ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, duke mos dashur të zbuloj më shumë detaje rreth të njëjtave. Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë “Ministria e Financave, e Punës dhe Politikës Sociale, kabineti i kryetarit të Qeverisë, kabineti i zëvendës kryeministrit për Çështje Ekonomike dhe Ministria e Ekonomisë po punojnë dhe pothuajse janë në fund draftet e tashmë po bisedojmë me Odat Ekonomike dhe me të gjitha palët e tanguara dhe me siguri deri në fund të muajit opinion do të jetë i informuar se…

Lexo më Shumë

Me sirena të ndezura të veturave të ndihmës mjekësore të urgjencës, Sindikata e pavarur e punëtorëve shëndetësorë dhe personelit administrativ teknik protestoi sot në Shkup dhe në disa qytete të tjera në shenjë revolte për pakënaqësinë për pagat aktuale. Ata kërkojnë rritje të pagave për 30 %, kompensim për sëmundje infektive 4%, stazh me benefite si dhe ndryshim të marrëveshjes kolektive. Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Geriatrisë, Lazo Kostovski, tha se kanë pasur takim në Ministrinë e Shëndetësisë me shefin e kabinetit, por nuk arritën marrëveshje sepse deklaruan se rritja e pagave nuk varet nga ata, por nga Ministria…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se momentalisht nuk po bisedojnë për mbajtje të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, në të njëjtin termin, por vetëm për zgjedhje të rregullta. Më tej, bëri me dije se do të formojnë grup me të gjithë përfaqësuesit e partive për të biseduar për terminin e zgjedhjeve. Dimitar Kovaçevski, kryeministër “Ne për momentin nuk flasim për përputhje të datave, as për data konkrete, por flasim për mbajtje të zgjedhjeve në termin të rregullt, për çka përfundimisht të gjitha partitë politike janë pajtuar që të jenë në terminin e rregullt. Unë kam thënë se zgjedhjet do të jenë në…

Lexo më Shumë