Author: Jeta almakos

Këshilltari i kryeministrit Kurti, Bekim Qoku thotë se Maqedonia e Veriut për Serbinë sot është bërë si Bjellorusia për Rusinë. “Ballkani i Hapur është eufemizëm për Botën Serbe. Maqedonia e Veriut për Serbinë sot është bërë si Bjellorusia për Rusinë. Vuçiqi sot ka më shumë kundërshtarë në Serbi sesa në Maqedoninë e Veriut. Qeveria e MV është vënë në shërbim të plotë të Vuçiqit. Pala shqiptare në këtë qeveri është tretur në agjendën e dirigjuar nga Vuçiqi. Një përafrim të tillë me Serbinë dhe largim të këtillë me Kosovën nuk është parë deri më tani. Po ndodh një tehuajëzim i…

Lexo më Shumë

Kanë kaluar më shumë se 15 muaj që përsëris të njëjtën gjë se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese nën diktatin bullgar. Po them që nuk do të ketë, por në të ardhmen, kur VMRO-DPMNE të jetë në qeveri, nuk do të ketë ndryshim të rrethanave, nëse nuk shohim përparim, sepse tani është tërësisht në drejtim të kërkesave bullgare, tha lideri i VMRO-së Hristijan Mickoski. Sipas tij, fakti që Dimitar Kovaçevski ende lë hapësirë ​​dhe është optimist se do të mblidhen dy të tretat për ndryshimin e Kushtetutës është vetëm politikë.  HRISTIJAN MICKOSKI KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË “Për mua ai optimizëm…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga thotë se ndryshimet kushtetuese, të cilat janë kusht për integrimin e vendit në Bashkimin Europian, do të miratohen përpara fundit të këtij viti. Duke folur për zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut, Lloga për Zërin e Amerikës ka thënë se Aleanca është gatshme për zgjedhje të parakohshme, kusht votimi i ndryshimeve kushtetuese. KRENAR LLOGA, MINISTËR I DREJTËSISË “Jemi të gatshëm për zgjedhje, kurdo qofshin ato. Por është e radhës njëherë të votohen ndryshimet Kushtetuese dhe pastaj të futemi në ciklet zgjedhore që pasojnë, dhe ato janë zgjedhje presidenciale dhe parlamentare. Domethënë qëndrimi i Aleancës mbetet…

Lexo më Shumë

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari beson se ende ka gjasa të vogla që në momentin e fundit me ndihmën e VMRO-DPMNE-së të votohen ndryshimet kushtetuese.  Nëse kjo nuk ndodh, ai parashikon se do ketë radikalizim i cili nuk nënkupton luftë të re, por se në skenë do të shfaqen mendime radikale shqiptare kundër atyre që i promovon e Majta radikale maqedonase. Në këtë mënyrë, sipas tij, do të hapen temat legjitime për riorganizim të brendshëm të shtetit, të cilat thotë se akoma janë tabu për të cilat jo që nuk duhet të flasësh, por as që duhet t’i mendosh. Ato…

Lexo më Shumë

Nder i veçantë të realizoja një takim në Departamentin e Drejtësisë të SHBA-ve, me zyrtarë të lartë të kryesuar nga Zëvendës Ndihmësi i Prokurorit të Përgjithshëm dhe Këshilltari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, z. Bruce C. Swartz. Fillimisht shpreha faleminderimin për kontributin dhe investimet ndër vite të SHBA-ve për sistemin e drejtësisë dhe partneritetin strategjik mes dy vendeve. Diskutuam për reformat në drejtësi, strategjinë 2023-2027, ndryshimet kushtetuese dhe rëndësinë e tyre për të ardhmen euro-atlantike të vendit, Kodin e ri Penal, Afatin e zgjedhjes së prokurorit republikan, Sistemin për shpërndarjen e lëndëve në Gjyqësor – AKMIS. Nikoqirët i njoftova edhe për sistemin…

Lexo më Shumë

U vjetërsua lënda gjyqësore për rastin gjyqësor ku akuzohej deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së Milloshoski. Deputeti Milloshoski tashmë do të përgjigjet vetëm për mashtrim, por jo edhe për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Ai bashkë me të atin e tij dhe persona të tjerë shpëtuan nga përgjegjësia për keqpërdorim të pozitës zyrtare për shkak të shitjes së objektit në pronësi të Komunës së Makedonski Brodit. “Gjukata duke vepruar sipas propozimit të Porkurorit Publik dhe sipas rregullave të Kodit Penal, mori vendim ku për të pandehurit ndalohet procedura për shkak të vjetërsimit të lëndës gjyqësore, ndërsa për tre të akuzuarit, gjykimi do…

Lexo më Shumë

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në intervistën e tij për “Lider”, mes tjerash foli edhe për presidentin e vendit, Stevo Pendarovski. Sipas tij, Pendarovski edhe po të kandidojë për kryetar në banesën në të cilën jeton, nuk do të mund të marrë më shumë se dy vota. “Mendoj se kur bëhet fjalë për Stevo Pendarovski, të gjitha partitë politike të rrethohen rreth tij dhe ta mbështesin, pikëpyetje nëse do ta votojnë më shumë se 100.000 persona. Mendoj se në banesën në të cilën jeton, nëse kandidon për kryetar të Këshillit Shtëpiak, nuk mund të fitojë më shumë se dy vota”,…

Lexo më Shumë

Pas deklaratës së kryeministrit Dimitar Kovaçevski se LSDM-ja do ta paraqesë kandidatin fitues në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm dhe do të formojë Qeverinë e ardhshme, kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski përsëriti se janë të gatshëm ta shpërndajnë Kuvendin dhe nesër të shkojnë në zgjedhje. “Kovaçevski ka një sens humori të çuditshëm, duhet ta pranoj, por ka vetëm një mënyrë për ta vërtetuar dhe treguar atë. Në vend që të jetë frikacak nën fustanin e BDI-së, le të shkojë në zgjedhje dhe të shohim kush kë do ta rrahë, si do të jenë rezultatet. Përderisa gjunjëzohet si frikacak nën…

Lexo më Shumë

Kim Mehmeti Flitet se bota ndodhet në prag të luftës planetare! Ku ta dish, mbase ajo ka shkuar edhe më tej, e tani më ndodhet në paradhomën e saj. Merrni dhe numëroni shtetet stabile si dhe ato ku nuk bëhet luftë dhe numri i tyre nuk do u del as sa gishtat e dy duarve. Më në fund, mos vallë dikush beson se kjo botë mundë të qëndrojë e paluhatur mbi themelet e amoralitetit, hajnisë, padrejtësisë dhe destruktivitetit që e kanë mbuluar atë? Nuk e vëreni se si na mësuan të mos na bëjë përshtypje kur i keqi dhe i…

Lexo më Shumë

Agjencia për Menaxhim me Pasurinë e Sekuestruar e Maqedonisë së Veriut ka nisur procedurën për shitjen e pronës së sekuestruar të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Sipas njoftimit të agjencisë, bëhet fjalë për pesë apartamente dhe tokë ndërtimore, gjegjësisht dy parcela në zona atraktive në Shkup. Ish-kryeministri Nikolla Gruevski në vitin 2018 ka marrë azil politik në Hungari pas ndjekjes nga organet gjyqësore maqedonase për shpërdorim të detyrës zyrtare. Ai, për gjashtë vepra penale është dënuar me 14 vjet burgim, ndërsa disa procese të tjera janë duke u zhvilluar ende. Por, përveç dënimeve me burgim, atij, me vendime gjyqësore të formës së…

Lexo më Shumë

Rrugët e Shkupit u përgjakën sërish, si rezultat i një aksidenti i cili la të vdekur një 10 vjeçar. Një fëmijë i mitur ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në bulevardin “Nikolla Karev” në Shkup. 21 vjeçari Z.SH I cili voziste automjetin e pasagjerëve “Mercedes” goditi të miturin i cili kishte tentuar të kalojë bulevardin pranë kryqëzimit,  pranë ambasadës amerikane, ndërkaq Mercedesi ka qenë duke lëvizur nga drejtimi i Bit Pazarit me shpejtësi të madhe. Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i aksidentit ndërsa kalimtarët e rastit kanë tentuar të ndihmojnë viktimën. Nga MPB thanë se pasi…

Lexo më Shumë

Departamenti për krimin kompjuterik dhe forenzika digjitale pranë Byrosë së Sigurisë Publike të MPB-së ka konstatuar së fundmi është paraqitur një dukuri e shpeshtë të ashtuquajtur sulme “fishing” ndaj qytetarëve, me qëllim të marrjes së të të dhënave personale të paautorizuara prej tyre, njofton ministria përkatëse. Një sulm “fishing” siç shpjegojnë ata, është një përpjekje për të mashtruar përdoruesit duke dërguar një mesazh të rremë që duket si i vërtetë. “Sulmet e fishing synojnë të mashtrojnë marrësin e mesazhit që të zbulojë informacionin e tij personal, të vizitojë një faqe interneti të rreme ose të hapë mesazhin bashkëngjitës që është…

Lexo më Shumë