Sot më datë 11.10.2023 në Kumanovë, zyrtarë policorë nga Seksioni për Trafikim të Paligjshëm të Drogave dhe Armëve në MPB të Kumanovës, kanë privuar nga liria shtetasin E.H.(36) nga Kumanova. Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, i janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë 7.62 mm me 13 fishekë, një pistoletë sinjalizuese me shtatë fishekë dhe një kuti me 34 fishekë të kalibrit të ndryshëm. E.H. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.
Author: Jeta almakos
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në Kroaci ka vizituar fabrikën e armëve “HS Produkt LTD” e cila gjendet në qytetin Karlovac. Kjo kompani kroate e prodhimit të armëve të zjarrit është e njohur për projektimin dhe prodhimin e pistoletave gjysmë automatike. Osmani është njoftuar nga afër për punën që bëhet në këtë fabrikë, derisa ka testuar edhe disa prej armëve. Në një fotografi që ka publikuar presidentja Osmani në Facebook, shihet teksa merr shënjestër me pushkën gjysmë-automatike të llojit VHS-2-S. Ndryshe, Osmani po qëndron që nga dje në një vizitë zyrtare në Kroaci. Dje, ajo është…
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier tha se Shtetet e Bashkuara do të marrin masa pasi të vërtetohet se kush qëndron prapa sulmit të 24 shtatorit në fshatin Banjskë në veri të Kosovës. Ai ka theksuar se nuk bëhet fjalë për grup të mbledhur spontanisht. “Ka disa gjëra që i dimë. E dimë se ky grup individësh nuk ishte spontan. Këta individë, që ishin të gjithë serbë me sa dihet, kishin qasje dhe posedonin armë shumë të sofistikuara që nuk mund të blihen në tregun lokal. Duhet të ketë një strukturë, zakonisht strukturë shtetërore që ua ofron ato armë”, deklaroi…
Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhti në një intervistë për emisionin “Politico” të Tv Globi, ka deklaruar se brenda një periudhe të shkurtër të gjithë u bindën se megjithatë ka opozitë shqiptare, ka alternativë shqiptare. Ai tha se kjo opozitë shqiptare i ka tejkaluar bajraktarizmat. “Jemi ulur në një tryezë dhe i kemi bashkuar forcat për t’i kontribuar ndryshimit, duke detektuar e luftuar të keqen. Do të dalim me platformë të përbashkët, çka do të thotë se do të kemi ofertë ndaj qytetarit shqiptar për një erë të re në skenën politike shqiptare”. “Me këto tri subjekte nuk është mbyllur…
Të vetmin obligim ligjor të paraparë me marrëveshje – asfaltimin e rrugës nuk e ka përmbushur, tani del dhe emëron drejtorin i cili duhet të propozohet nga këshilli i prindërve. Kësisoj, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri nga “10 Minuta” në Tv21 bëri thirrje deri te kryetari i Butelit, Darko Kostovski që mos të bëjë politik me shkollën fillore të Vizbegut. Shaqiri madje u sqarua edhe për çështjen e ujit dhe rrymës, tha se lëshimmi do të mbulojë kapacitet në shfrytëzim që është 1/4 e shkollës dhe se këtu nuk ka hapësirë për të ndodhur ndonjë fatkeqësi. “Është çështje…
Në emisionin “Intervistë në SHENJA”, gazetari dhe drejtuesi i shoqatës “Civil”, Xhabir Deralla, tha se Maqedonia e Veriut është shembull se si funksionon propaganda. “Jemi shembull. Me atë që e keni parasysh se ne jemi, vetëm impakti i asaj që ndodh në Serbi”, tha Deralla. Deralla tha se në Serbi është një aparat i plotë përpos medieve Sputnik dhe RT, që janë në funksion të propagandës ruse. Ai përmendi presidentin e shtetit Aleksandar Vuçiq, si dhe shefin e kundërzbulimit i cili është në listën e zezë të SHBA-së. “Po të ishin vetëm RT dhe Sputnik do të ishin eliminuar deri…
Do të ishte avantazh për Maqedoninë e Veriut të anëtarësohet në BE, por fillimisht duhet t’i kryejnë detyrat e tyre dhe duhet të ju përmbahen marrëveshjeve. Kështu ka thënë ambasadorja gjermane në Bullgari Irene Marija Plank, për BGNES. Irene Marija Plank, ambasadore gjermane në Bullgari ”Besoj se Maqedonia e Veriut duhet të vazhdoj të angazhohet dhe ta bëjë atë që ka thënë se do ta bëjë. Mendoj se edhe Bullgaria ka të drejtë që ka qasje miqësore. Qeveria e ka bërë këtë dhe unë qëndroj plotësisht pas kësaj”. Ambasadorja gjermane në Sofje, thotë se ka qenë dëshmitare e përpjekjeve të…
Presidenti bullgar Rumen Radev dhe nënkryetarja Iljana Jotova po përdorin anëtarësimin e Bullgarisë në BE për të vendosur veto ndaj Maqedonisë së Veriut, duke u kërkuar maqedonasve të ndryshojnë historinë, gjuhën dhe kulturën e tyre në mënyrë që të fillojnë negociatat qasëse. Kështu tha nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikollovski, para Këshillit të Evropës, duke shtuar se Radev dhe Jotova po zbatojnë politikë skajshmërisht ekstremiste të djathtë. Nikollovski më tej është shprehur se bullgarët nuk u japin asnjë të drejtë maqedonasve që jetojnë në Bullgari, duke u hequr atyre të drejtën për vetëvendosje, përdorimin e gjuhës amtare dhe të drejtën për…
Nëse dikur me 3 mijë denarë ke mbushur një karrocë të marketit, tani me ato para mezi mbush një torbë dore. Qytetarët kështu bëjnë krahasim se po paguajnë më shtrenjtë e po marrin më pak. Thonë se nuk i kuptojnë autoritetet nga i nxjerrin shifrat e uljes së çmimit të produkteve ushqimore, pasi në praktikë ballafaqohen me të kundërtën. Tani në këtë stinë parapërgatitjet për dimër ua kanë vështirësuar situatën. “Janë shtrenjtuar, si jo! Sa është i qëndrueshëm për një buxhet familjarë? Nuk e di për të tjerët, për mua mund të them që me pensionin, të cilin e marr…
Deputetja nga radhët e Aleancës për Shqiptarët , Ilire Dauti në intervistën për Alsat ka komentuar bllokadat aktive nga opozita maqedonase dhe partitë shqiptare. Dauti ka potencuar se ligji për lojrat e fatit është sjellë në shkurt të vitit 2023,ku në listën e votimeve mund të shihen se po të njetët deputetë shqiptarë që sot bëjnë bllokada, kanë votuar këtë propozim kur është futur si pikë e rendit të ditës.
MPB Maqedoni informon se sot (11.10.2023), zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare Mihajllovë dhe Stacioni Policor për Kalim Kufitar dhe Vëzhgim Kufitar Bogorodicë kanë privuar nga liria V.K.(36) nga fshati Damjan i Radovishit, pasi në një furgon “Fiat Ducato” me targa të Shkupit, të cilin ai e drejtonte, janë gjetur 20 emigrantë nga Nepali. “Rreth orës 13:20 në afërsi të pagesës rrugore Demir Kapi, në drejtimin Negotinë – Demir Kapi, zyrtarët policorë e kanë vërejtur automjetin dhe kanë bërë shenjë që të ndalojë. Vetura ka vazhduar të lëvizë, pas së cilës shoferi e ka ndaluar në kabinën e…
Liderët e partive politike shqiptare kanë zgjedhur që të heshtin për luftën që po zhvillohet aktualisht në Palestinë. Ndërsa tragjedia është duke u përshkallëzuar, politikanët shqiptarë po qëndrojnë në një pozicion neutral, ndërkohë që institucionet e shtetit janë deklaruar qartësisht se mbeshtesin Izraelin në këtë përballje. I vetmi prej krerëve të partive shqiptare që është deklarur publikisht pro të drejtës së popullit palestinez është kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhep-Zejdi. SKENDER REXHEP-ZEJDI, KRYETAR I LËVIZJES POPULLI “Nëse një popull me 2 milion banorë që plot 75 vjet është i rrethar me një kafaz të hekurt, që tash vazhdimisht bombardohet me…

