Author: Jeta almakos

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut, ka informuar se përmes rrugëve të ndryshme të transportit, janë larguar edhe dhjetë shtetas të Maqedonisë së Veriut nga Izraeli, prej tyre katër persona janë larguar me avion për në Athinë, pesë për në Podgoricë dhe një përson me fluturim për në Stamboll. Deri më tani 30 qytetarë janë larguar nga Izraeli. Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv thotë se është në koordinim të rregullt me shtabin e krizës në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe po punojnë aktivisht për kthimin e 100 shtetasve tanë, të cilët kanë kërkuar…

Lexo më Shumë

Familjet, në Maqedoninë e Veriut, 47% të buxhetit familjar e ndajnë për nevojat elementare si ushqim dhe pije përderisa në Bashkimin Europian një familje mesatare shpenzon rreth 14,3% për këtë qëllim, njoftoi për emisionin “25 minuta” që transmetohet në TV SHENJA, gazetari Toni Glamçevski i cili gjendet në Nica të Francës. Ish ministri i Financave në Maqedoninë e Veriut, Xhevdet Hajredini, duke folur për stabilitetin ekonomik të vendit, tha se Qerveria nuk po arrin të bëj politika konsistente ekonomike për shkak se duhet të bëj kompromise me shtresa të veçanta të popullsisë nga trupi votues. XHEVDET HAJREDINI, ISH MINISTRI I…

Lexo më Shumë

“Besoj se deri në fund të muajit do të kemi masa konkrete me të cilat do ta mbështesim standardin jetësor të pensionistëve, veçanërisht të pensionistëve me pension të ulët”, u shpreh Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska. E  pyetur nëse do të negociojë sërish me pensionistët, ajo  tha  se raportin nga grupi punues e ka marrë sot në mëngjes dhe se do ta përcjellë në Qeveri për të vendosur se çfarë masash do të ndërmerren. Ajo gjithashtu përgenjështoi disa pohime nga pensionisët të cilët pretendojnë se kanë marrë rritje të pensioneve  prej vetëm 200 deri në 300 denarë.…

Lexo më Shumë

Të dhënat nga hulumtimi i fundit në Maqedoni të Veriut tregojnë se një e treta e nënave vuajnë nga simptomat e depresionit gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes, ndërkaq tek 28 % prej tyre është vërejtur edhe prania e ankthit. Hulumtimi i Klinikës Universitare për Psikiatri është bërë në periudhën pas pandemisë së koronavirusit, të cilin e prezantoi dr. Stefanija Mitrovska gjatë manifestimit të sotëm të organizuar me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor. Dr. Mitrovska thotë se ngritja e vetëdijes së publikut të gjerë dhe profesionistëve për këto vështirësi me të cilat ballafaqohen gratë gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes…

Lexo më Shumë

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq ka folur për situatën në veri të Kosovës dhe sulmin që ndodhi atje më 24 shtator. Milanoviq në konferencën e përbashkët me presidenten Vjosa Osmani, tha se Serbia “duhet të japë disa përgjigje” lidhur me sulmin në Banjskë të Zveçanit. “Pozicionet tona janë të qarta, Serbia duhet të japë përgjigje për disa gjëra që janë të dukshme dhe që nuk mund t’i shpëtojnë vëmendjes as një fëmije të vogël. Dikush duhet të japë përgjigje, nuk po i drejtoj gishtin askujt, por dikush qëndron pas. Nëse nuk ka pasoja, do të thotë se jemi në pritje…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar për takimet që ka zhvilluar nga dita e parë dhe e dytë në Konferencën Vjetore të Partisë Laburiste të Mbretërisë së Bashkuar në Liverpool. Kurti thotë se laburistët na kanë shoqëruar në dy prej momenteve më historike të vendit. “Partnerë të kohës e të dëshmuar ndër vite, ata i kishim përkrah në çlirim dhe pavarësi, e Mbretërinë e Bashkuar aleat të pazëvendësueshëm në zhvillim dhe afirmim”, shkroi kryeministri. “Dje, para fillimit të drekës së punës së Partive Simotra, u mirëprita nga Sekretari nën hije për Punë të Jashtme…

Lexo më Shumë

Avokati, Mile Naumovski, nga Shkupi ka ngritur iniciativë në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku kërkon qëndrim juridik për më shumë çështje në lidhje me procedurën penale, përfshirë këtu edhe çështjen e faljeve të dhëna nga ish-presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov. Në vitin 2016,kur Gjykata Kushtetuese rrëzoi ndryshimet ligjore të vitit 2009 me të cilat u fshi neni 11, ku dhe i dha mundësinë presidentit që të jepte abolimin edhe pa kryer procedurën e faljes. Menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, raportohet se Ivanov ka marrë vendim për faljen e më shumë se…

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti tha se zgjedhjet e parakohshme nuk ofrojnë zgjidhje dhe se preokupimi kryesor i vendit duhet të jetë sigurimi i votave për ndryshimet kushtetuese. Ahmeti tha se zgjedhje do të mbahen në terminin e rregullt. “Zgjedhjet do t mbahen në terminin e rregullt në pranverë të vitit të ardhshëm, kurse një plotësim nëse VMRO-së i pengon të qenurit BDI-ja në drejtim të vendit ne me automatizëm kemi paraqitur vullnetin e fortë dhe qëndrojmë pranë atij premtimi ne tërhiqemi nga ekzekutivi në momentin që ata votojnë ndryshimet e kushtetues”, tha lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, raporton SHENJA.

Lexo më Shumë

Bekim Qoku, këshilltari i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti kritikoi autoritetet e Shkupit për qëndrimin e inferior ndaj sulmeve terroriste të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, në veri të Kosovës. Në një intervistë për Alsat, Qoku tha se Shkupi do të duhej t’i shpallte terroriste dy organizatat që veprojnë në veri Kosovës, “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën Veriore”, pasi sipas tij Serbia përbën rrezik edhe për Maqedoninë. “Qëndrimi i saktë i zyrtarëve të lartë të Maqedonisë së Veriut sidomos i shqiptarëve të paktën duhet të ishte të shpallte dy organizatat në Kosovë “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën Veriore” që janë shpallë…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, në një intervistë për “360 gradë” për kërcënimet hibride me denoncimet e rreme për bomba, sqaroi se një pjesë e mirë e atyre grupeve tashmë janë zbuluar dhe ndjekur penalisht. “Rreth gjashtë grupe që kanë dërguar kallëzime për kërcënime janë zbuluar nga shteti, të gjitha provat ndaj tyre janë siguruar dhe janë proceduar në prokurorinë publike. Shumica e këshillave dhe kërcënimeve që janë bërë janë bërë përmes lidhjeve VPN dhe ne nuk mund të ofrojmë prova atje. Është një pengesë reale jo vetëm për ne, por edhe për të gjitha institucionet ndërkombëtare me…

Lexo më Shumë

Në organizim të platformës “Përgjegjësi” sot përsëri u mbajt protestë para Qeverisë për rastin me Klinikën e Onkologjisë. Disa nga të pranishmit theksuan se nuk u besojnë institucioneve. Në protestën e kaluar e cila, gjithashtu u mbajt para Qeverisë organizatorët theksuan se protestat organizohen, sepse është i madh mosbesimi në institucione, njëherësh porositën se nuk do të lejojnë të harrohen ngjarjet nga Onkologjia.

Lexo më Shumë

Deputeti Halil Snopçe nga Aleanca për Shqiptarët në Komisonin e Cështejeve Europiane sot tha se opozita me qëllim po manipulon me ligjin për lojrat e fatit, duke bërë teatër para qytetarëve teksa nuk miraton ligjin i cili do të rregullonte tregun e kësaj veprimtarie në vendin tonë. Politikat e opozitës, Snopçe i quan si dyftyrëshe dhe aspak qëllim mira. “ Më 20 prill të vitit 2022, Aleanca për Shqiptarët ka propozuar ligjin për lojrat e fatit, ju e dini shumë mirë sepse ua përkujtoi dhe z.Arbër Ademi. Prej atëherë e deri më sot, ai ligj asnjëherë nuk është diskutuar, pse,…

Lexo më Shumë