Nuk ka asnjë pengesë për thirrje të takimit të liderëve nëse ka vullnet nga vet liderët e partive politike. Kjo është përgjigja e kryeparlamentarit Talat Xhaferi, ndaj kërkesës së kreut të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski për takim të liderëve e në të cilën do të diskutoheshte data e zgjedhjeve të përbashkëta presidenciale dhe ato parlamentare vitin e ardhshëm. Sa i përket afateve ligjore për zgjedhjet, Xhaferi njofton se afati më i hershëm për zgjedhjet parlamentare është data 5 maj ndërsa për ato presidenciale, 14 marsi. Për të patur zgjedhje të rregullta të përbashkëta, ato duhet të mbahen nga data 5 deri…
Author: Jeta almakos
“Kushtetuta do të ndryshojë. Para ose pas zgjedhjeve”, tha zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi në Click Plus në TV21. Bytyqi është i sigurt që deputetë të opozitës do të votojnë për të siguruar shumicë prej 2/3 për miratimin e ndryshimeve kushteteuse. “Unë kam një mënyrë ë ndryshe të të bërit politikë dhe asnjëherë nuk futem për të diskutuar që e drejta e dikujt, qëndron në dorën e dikujt tjetër. Unë nuk mund të them dola i sigurova 5, sepse vendimi për të ngritur dorën është individual, është përgjegjësi individuale, dhe unë jam i bindur që ka 8 burra dhe…
A mund që një nga mënyrat për të siguruar votat për ndryshimet kushtetuese të jetë edhe “pazari” me votat, në këmbim të rikthimit të Nikolla Gruevskin në vend? Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi tha se është i gatshëm për të mirën e vendit të pajtohet me kushtet që i shtrohen. “Unë jam i pari që do të ulet të flet për pajtim, nëse rezultati i atij pajtimi mund të sjell të ardhme më të qartë për shtetin dhe gjeneratat e ardhshme, të cilat duhet të jetojnë këtu. Përfshirë edhe rikthimin e Gruevskit, përfshi apo jo? “Po, po, por pajtimi…
Ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski thotë se zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare duhet të mbahen së bashku. Sipas Veljanoskit nga rishikimi i proceseve zgjedhore në 33 vitet e kaluara, vërehet se në tri raste (pra në vitin 1994, 2009 dhe 2014) janë mbajtur dy procese zgjedhore njëkohësisht. “Prandaj, kur bëhet fjalë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale, është absolutisht e qartë se nuk ka arsye financiare, ekonomike dhe/ose sigurio-politike për të pasur zgjedhje të ndara presidenciale dhe parlamentare, përveç kalkulimeve partiake të qeverisë”, shkruan Veljanoski në profilin e tij në Facebook. Mandati i rregullt për zgjedhjen e presidentit zgjat deri…
Asnjë nga produktet me “çmim të garantuar” nuk do të ketë TVSH më shumë se pesë për qind, kumtoi sot ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Sipas tij, çmimi i këtyre produkteve ushqimore bazë mund që më tej vetëm të ulet, por assesi të rritet. Siç thekson Bekteshi, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën “Ekonomia e Maqedonisë – besimi po rritet”, pavarësisht rritjes së pritshme të TVSH-së “nuk ka asnjë shans që inflacioni të rritet në sektorin ushqimor”. Ai ende plotësisht nuk e ka parë listën e produkteve për të cilat paralajmërohet rritje e tatimit mbi vlerën e…
Ndërkohë nga VMRO-DPMNE nuk pajtohen me masat e sjella nga Qeveria. Deputeti i kësaj partie Bojan Stojanovski përmendë disa produkte të cilat shfrytëzohen në përditshmëri nga qytetarët e për të cilat konsideron se nuk janë luksoze. Sa i përket arsyetimit të Kovaçevskit se tatimi prej 10% është preferenciale në krahasim me atë 18% normës bazë, Stojanovski thotë se kjo është ofendim i intelligences së popullit. Qëllimi i pushtetit siç thotë ai, është që përmes këtyre tatimeve, paratë të ndahen për firmat e afërta me pushtetin. “Qeveria e udhëhequr nga BDI dhe LSDM nuk ka për qëllim të heqë dorë nga…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot deklaroi se po bën çmos që në mënyrë të sigurt të evakuohen të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut të cilët gjenden në Izrael. Siç theksoi, kanë vendosur kontakt me 50 persona, por numri po rritet dhe po bëhen përpjekje që të lokalizohen. “Tashmë një pjesë e qytetarëve janë transportuar me aeroplan përmes Tel Avivit në Shqipëri, një pjesë arritën të largohen nga Betlehemi për në Jordani, megjithatë kemi ende qytetarë të cilët janë atje. Para se të vij këtu kam biseduar me ministrin e punëve të jashtme, kemi një Shtab krize i cili ende gjendet…
MPJ: 100 DERI 200 SHTETAS TË RMV-së NË RAJONET E KRIZËS Nëntë qytetarë nga Velesi që kishin qenë në Tel Aviv gjatë sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit, tashmë të sigurtë janë kthyer në Maqedoninë e Veriut – njoftojnë nga Ministria e Jashtme. Ata mbrëmë vonë me furgon janë larguar nga Tirana, pasi paraprakisht kishin mbërritur atje me fluturimin special të Qeverisës ë Shqipërisë. Bëhet fjalë vetëm për një pjesë të shtetasve të RMV-së që janë paraqitur për t`u evakuar nga Izraeli, përmes kanaleve të hapura të Ministrisë së Jashtme. Sipas të dhënave zyrtare, deri tani, 7 shtetas të RMV-së që…
Këtë fundjavë në vend kanë rënë 116 zjarre në mjedise të hapura. Qendra për Menaxhimin e Krizave (QKK) informon se gjendja me zjarre në hapësira të hapura është jashtëzakonisht alarmante. Drejtori i QKM-së, Stojançe Angelov, u bën thirrje zyrtarëve të komunave që për çdo zjarr të mos kërkojnë mbështetje nga traktorët e ajrit. Stojançe Angelov, drejtor i Qendrës për Menaxhimin e Krizave “I bëj thirrje të gjithë komunave që të ndjekin procedurat e përcaktuara me ligj dhe të kërkojnë mbështetje. Zjarret nuk mund të shuhen nga ajri me traktorë ajrore dhe helikopterë pa mbështetjen e zjarrfikësve nga toka. Është e…
Si kryetar parlamenti nuk kam kurrfarë dileme për t’i ftuar liderët e partive politike në takim për të diskutuar për zgjedhjet e vitit të ardhëm, por çështja është se duhet të verifikohemi në vullnetin e tyre kanë apo nuk kanë vullnet ata per t’u takuar ne parlament, deklarоi kryetari i Кuvendit Talat Xhaferi. TALAT XHAFERI, KRYEPARLAMENTAR “Çështja e dilemës do të fton apo nuk do të fton kryetari i parlamentit takim të liderëve duhet të shqyrtohet në drejtim të kundërt, në fakt duhet të pyeten liiderët a kanë disponim për t’u takuar në suaza të parlamentit, për të trajtuar çështje…
Të punësuarit në Administratën e Gjyqësorit kanë protestuar edhe sot. Ata kërkojnë rritje të pagës për 78 për qind dhe pagesën e shtesave të pagave prej 35 për qind. Në shenjë revolte ata kanë bllokuar udhëkryqin tek Mavrovasja. Ata gjithashtu kërkojnë që Qeveria të përfshihet në grupin e punës për rritjen e pagave. Me pankarta me mbishkrime “Pagat evropiane për ju dhe për ne”, rreth njëqind punonjës të administratës gjyqësore dhe anëtarë të Sindikatës së Pavarur të Administratës së Gjykatave së bashku me Sindikatat e Policisë së Burgjeve dhe Konfederatës së Sindikatave të Lira – Organizata sindikale- në Gjykatën Themelore…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mohoi se djali i tij, Danillo, është përfshirë në sulmin në Banjskë kundër policisë së Kosovës më 24 shtator. Reagimi i Vuçiqit vjen pasi ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se në sulmin në Banjskë mori pjesë Millorad Jevtiq, që sipas tij, “njihet si një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Danillo Vuçiq, djalit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq”. Vuçiq përmes një reagimi në llogarinë e tij në Instagram tha se djali i tij “nuk ka lidhje” me sulmin në Banjskë, “përveç se ai e do Serbinë dhe ‘Kosovën’ si pjesë…

