Author: Jeta almakos

Mendoj se shteti i Serbisë qëndron pas asaj që ndodhi në Banjskë të Kosovës dhe ne ende nuk i kemi parë kthesat emocionuese të dramës tashmë të përgjakshme, thotë në një intervistë për Geopost, gazetari dhe publicisti Rade Radovanoviq. Radovanoviq është autor i librit “Të qeshura nën trekëmbësh: “Çfarë do të donit të mos dinit për luftën në Kosovë”, i cili i përkthyer në shqip (nga Flaka Surroi) u botua edhe në Kosovë. Bashkëbiseduesi i TheGeopost beson se ngjarjet e fundit në Banjskë nuk janë organizuar me iniciativën personale të Milan Radoiçiqit, pavarësisht se çfarë thotë Vuçiq. “Ai (Radoiçiq) është…

Lexo më Shumë

Shtetasi nga Mali i Zi, Rizo Lukoviq ka shprehur dëshirën që t’i dhurojë 500 euro për ushtrinë e Republikës së Kosovës. Lukoviq që jeton dhe punon në Finlandë ka treguar për Klankosova.tv se mjetet e premtuara për ushtrinë e Kosovës do t’i dhurojë gjatë vizitës së tij të ardhshme në Kosovë ose edhe përmes Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës. “Unë dua ta ndihmoj Kosovën me një shumë prej 500 euro për ushtrinë e Kosovës. Për të gjitha çka nevoitet, ushqim, armatim, veshmabathje etj”, tha ai në një prononcim klanin. Krejt këtë, ai thotë se e bën nga vullneti i tij…

Lexo më Shumë

Sipas një ankete të publikuar nga versioni online i javores “Fokus” se kush është lideri më i preferuar, në kampin politik maqedonas, prinë kryeministri aktual dhe lideri i LSDM, Dimitar Kovaçevski me 12.8%, ndërsa i dyti radhitet ish-lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski me 11.1%, e që pas tij vjen kreu aktual i kësaj partie, Hristijan Mickoski me 10.5%. Në taborrin politik shqiptar, prinë kreu i BDI-së, Ali Ahmeti me 4.7%, ndërsa pas tij radhitet kreu i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari me 3.1 %. Më pas pason kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami me 2.4%, kryetari i LD-së me…

Lexo më Shumë

Pas kërkesës publike për ndihmë nëpër media të ndryshme nga një familje gostivarase, vajza e të cilëve Elif Beqiri vuan nga paraliza cerebrale, i menjëhershëm ka qenë reagimi i autoriteteve pranë komunës së Gostivarit. Sot kryetari i komunës së Gostivarit së bashku me drejtoreshën e Depratamentit për mbrojtje sociale, Afërdita Hamza, vizituan këtë familje ku morën përsipër të gjitha shpenzimet për shërimin e saj, regullimin e statusit të banimit të tyre, si dhe asestencë për kompletimin e dokumentave shëndetsore të kësaj vogëlusheje. “Sot vizituam Elifin e vogël, e cila vuan nga paraliza cerebrale dhe ka nevojë për ndihmën tonë. Krahas…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot kolegut të tij, ministrit Eli Koen, i shprehu ngushëllime për viktimat dhe pasojat, ndërsa dënoi ashpër sulmet e vazhdueshme ndaj Izraelit, të cilat filluan me sulmin e djeshëm të Hamasit. Osmani rikonfirmoi qëndrimin e Ministrisë, për lirimin e menjëhershëm të të gjithë civilëve të mbajtur peng nga Hamasi, si dhe ndërprerjen e menjëhershme të çdo aksioni të dhunshëm kundër Izraelit. Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në mëngjesin e sotëm, me procedurë urgjente ka formuar Shtabin e Krizës në kuadër të Ministrisë, që…

Lexo më Shumë

Disa institucione shtetërore janë “shënjestër” e raporteve të fundit të Entit Shtetëror për Revizion për shkak të parregullsive të konstatuara në punën e tyre. Kryerevizori i shtetit beson se nuk është e rëndësishme nëse ka presione nga qendra të caktuara të pushtetit, e rëndësishme është se sa do t’i bëjnë ballë ndikimeve. Onkologjia dhe spitali i Manastirit, sipas tij kanë dobësi të ngjashme, përcjell KlanM. Kryerevizori shtetëror Maksim Acevski në një intervistë për REL në gjuhën maqedonase, zbuloi se në vitin e kaluar 22 raporte kanë përfunduar në prokurori. Ai siguron se bashkëpunimi i tyre është përmirësuar në krahasim me vitet…

Lexo më Shumë

Më shumë se gjysma e të anketuarve besojnë se asnjë nga partitë ekzistuese nuk ka kapacitet për të zbatuar programin më të mirë ekonomik në Maqedoninë e Veriut. Sipas një ankete telefonike të realizuar me 1200 të anketuar nga agjencia Market Vision nga 18 deri më 25 shtator, me porosi të MKD.mk, mbi dy të tretat ose 69,7% e të anketuarve nuk i besojnë asnjë lideri të partive politike në skenën politike. Ndërsa nga ata që janë deklaruar, 12,3% besojnë te Hristijan Mickoski, 3,5% te Dimitar Kovacevski, 3,1% te Dimitar Apasiev dhe 3,7% te Ali Ahmeti, Ziadin Sela gëzon 0.3%, Izet…

Lexo më Shumë

Në lidhje me lojërat e fatit në Maqedoninë  e Veriut, qeverinë e  akuzojnë edhe nga partia opozitare shqiptare,  Lëvizja Demokratike. Sipas tyre, BDI është bërë peng i apetiteve kriminogjene të një njeriu. Jetmir Asani nga LD thotë se BDI është bërë lodër në duart e Artan Grubit. JETMIR ASANI, LËVIZJA DEMOKRATIKE “Le të konstatojmë. Opozita shqiptare zbuloi aferën për 4 zinxhirët e rinj të lojërave të fatit. Opozita shqiptare zbuloi rrjetin e njerëzve të Artan Grubit në biznesin e kazinove!Opozita shqiptare sfidoi Artan Grubin të mbyllen tërrësisht kazinot në vendin tonë! Për të mirën e qytetarëve, për të mirën e…

Lexo më Shumë

Për një vit u hapën rreth 2000 vende të reja pune në kompanitë në kuadër të Zonave të Zhvillimit Teknologjik.  Numri i të punësuarve në zona u rrit në 17558 në shtator, që është 13% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe 25% e 31% më shumë se shtatori 2021 , informojnë nga Drejtoria. Analiza e rregullt mujore e këtij institucioni tregon se rritja e vazhdueshme e të punësuarve ka vazhduar dhe në vetëm një muaj 200 bashkëqytetarë janë punësuar. DREJTORIA E ZONAVE TË ZHVILLIMIT TEKNOLOGJIK “Në muajin shtator, është regjistruar rritje e eksporteve dhe…

Lexo më Shumë

Europa është shtetë i mundësive dhe si e tillë tani ajo prinë 15.5 përqind të popullatës e saj e inkuadruar në ndërmarrësi dhe prinë në zhvillimin e industrisë në përmasa botërore.Këto janë konstatimet gjatë ditës së dytë dhe ditës së tretë me çka përfunduan punimet Konferenciale ,të gërshetuara me takime kokë më kokë me sipërmarrës nga mbarë bota fytyra eminente nga komisioni Europian si dhe përgjegjës të departamenteve të industrisë, tregtisë,inovacionit dhe SME-ve apo Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në nivel nacional të sheteve anëtare të EU-së.Në fund takimin e përmbylli Drejtoresha Gjenerale e tregut të brendshëm,Industrisë ,Sipërmarrësisë dhe…

Lexo më Shumë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Dr.Jeton Shaqiri në intervistë për portalin Politiko.mk, i pyetur mes-tjerash edhe për rritjen e pagave në arsim ka deklaruar se brenda një viti punonjësve të arsimit u janë rritur pagat për 35 për qind. “Brenda një viti punonjësve të arsimit u janë rritur pagat për 35 për qind. Të gjithë këtë e kemi arritur nëpërmjet një bashkëpunimi. Edhe mëtej do të punojmë për të rritur pagat. Të gjithë mësimdhënësit nga muaji shtator marrin rroga me 15 për qind rritje. Në këtë kohë kemi pasur edhe rritje të pagave në arsimin e lartë rreth 30 për…

Lexo më Shumë

Mandati i anëtareve aktualë të Komisionit shtetëror për parandalimin  e korrupsionit (KSHPK) skadon me punë më 7 shkurt të vitit 2024 dhe konform ligjit nuk kanë të drejtë në përzgjedhje të sërishme, as në vazhdimin e mandatit deri në zgjedhje të Komisionit të ri, theksoi sot kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska, e cila u përgjigj në pyetjet e gazetarëve në “Tekstiliadën” e sotme në Shtip. Ivanovska theksoi se kjo do të thotë se nga dita e ardhshme, 8 shkurti i vitit 2024 duhet të fillojë me punë Komisioni i ri “Konform Ligjit tre muaj para skadimit të mandatit duhet të…

Lexo më Shumë