Ministri i Punëve të Brendshme, Olivewr Spasovski nuk dëshiron të prejudikojë se çfarë vendimi do të sjellë Kuvendi lidhur me Ligjin për amnisti, por mbetet në qëndrimin se me ligjin nuk zgjidhet problemi në mënyrë strategjike. Unë kam qëndrim mjaft të qartë lidhur me këtë çështje se ndryshimi i zgjidhjes ligjore apo miratimi i një ligji të posaçëm i cili do të mundësojë amnisti të personave duhet të ketë një qëllim përfundimtar. Nëse qëllimi është në mënyrë funksionale të shkarkohen entet ndëshkuese-korrektuese, kjo nuk do të ndodhë, sepse sipas të dhënave të Agjencisë për ekzekutim të sanksioneve, bëhet fjalë për…
Author: Jeta almakos
Pas gjendjes alarmante me arinjtë në fshatin e Zhirovnicë, komuna e Mavrovës edhe Rostushës ka kërkuar që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme. Ndërkohë Qeveria sjelli disa masa përmes së cilave kërkohet: Të hiqen të gjitha mbeturinat në afërsi të fshatit, mbyllja e të gjitha vendeve të deponimit të mbeturinave, sigurimi i objekteve të posaçme për ruajtjen e arinjve jashtë zonave të banuara, sigurimi i pronave, ku mbahen bagëtitë, bletët e të tjera, dislokimi i arinjve dhe përdorimi i organizuar i mjeteve për të frikësuar arinjtë. Por nga komuna kërkojnë që këto masa të zbatohen menjëherë, me qëllim që që të…
Banka Botërore (BB) ka rishikuar pritshmëritë për rritjen ekonomike të vendeve të rajonit gjatë gjysmës së dytë të vitit 2023, njofton TRT Balkan. Krahasuar me raportin e qershorit, Banka Botërore ka ngritur parashikimet për rritjen ekonomike vetëm për Shqipërinë dhe Malin e Zinga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Për dallim nga qershori ku ishte parashikuar rritje ekonomike e vitit 2023 të Shqipërisë për 2,8 përqind, vlerësimet e reja janë projektuar duke parashikuar rritje 0,8 më shumë nga parashikimet e fundit të muajit qershor, gjegjësisht 3,6 përqind në total. Ndërkohë Mali i Zi është vendi i cili në lupën e Bankës Botërore ka marrë vlerësimet më të…
Zgjedhjet do të mbahen brenda afatit ligjor. Ne nuk mund t’i zëvendësojmë institucionet me takime ku do të arrihet diçka që nuk është në përputhje me procedurat parlamentare dhe ligjore, nuk përshtatet për një vend anëtare të NATO-s që negocion me BE-në. Përndryshe, oferta për të votuar ndryshimet kushtetuese dhe më pas për të shkuar në zgjedhje është ende në tryezë. Dinamika e zgjerimit të BE-së është reale dhe tani duhet të merren vendime shtetërore, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski. “Për sa i përket zgjedhjeve, zgjedhjet do të jenë në afatin e tyre ligjor. Çfarë do të thotë kjo? Kemi…
“Nuk mund ta ekstradoj Milan Radoiçiqin në Prishtinë, sepse ne nuk e njohim Kosovën. Radoiçiq ishte aleat i ngushtë i imi, por jo mik”, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai në një intervistë për Sky News ka prezantuar detaje të reja nga dëshmia e ish-nënkryetarit të Listës Serbe, ku tha se një pjesë të armëve përveç Bosnje-Hercegovinës i ka blerë edhe në Serbi dhe Kroaci. Ai ka folur edhe për Milan Radoiçiqin, gjersa ky i fundit vet ka pranuar se ka qenë pjesëmarrës në sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës. “Djali që u mor në pyetje në procedurën paraprake…
Shtrëngimi i politikës monetare kontriboi në rikthimin e inflacionit në një nivel njëshifror. Kështu deklaroi Agjencia e Vlerësimit të Kredisë “FIÇ” në raportin e saj të vlerësimit të kreditimit të Maqedonisë së Veriut. Vlerësimin e saj e konfirmoi Banka Botërore me një “perspektivë të qëndrueshme”. Ata theksuan se në tetë muajt e fundit rezervat valutore janë rritur si dhe sektori bankar është ende i “shëndetshëm dhe i kapitalizuar” në mënyrë adekuate. Agjencia e Vlerësimit të Kredisë “FIÇ” “Sektori bankar është ende stabil dhe fitimprurës dhe mjaftueshmëria e kapitalit shënoi rritje, duke arritur në 18.2%, ndërkohë që mjedisi ekonomik nuk pati…
Komisioni Evropian kundër racizmit dhe intolerancës (ECRI), konsideron se gjuha e urrejtjes ndërmjet etniteteve në Maqedoninë e Veriut është prezente, sidomos ndërmjet dy etniteteve më të mëdha në vend, maqedonasve dhe shqiptarëve, por këtu nuk përjashtohen as romët dhe bullgarët. Megjithatë, edhe përkundër gjuhës së urrejtjes që ushtrojnë dy etnitetet ndaj njëri-tjetrit, KE-ja vlerëson se situata nuk ka rezultuar në ndonjë nivel të konsiderueshëm të urrejtes dhe intolerancës fetare, por se nuk duhet lënë pa i kushtuar vëmendje. Komisioni rekomandon që autoritetet përkatëse të marrin seriozisht dhunën e motivuar nga urrejtja ndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve etnikë dhe të përgjigjen në…
NATO-ja njoftoi se 200 ushtarë britanikë kanë mbërritur në Kosovë të premten, për ta përforcuar misionin e saj paqeruajtës Kosovë, KFOR, pas sulmit vdekjeprurës ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit muajin e kaluar dhe rritjes së tensioneve në rajon. “Zhvendosja e trupave është një hap i matur për t’u siguruar se KFOR-i i ka forcat që i nevojiten për ta përmbushur mandatin e saj të OKB-së për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe për ta siguruar lëvijen e lirë për të gjithë njerëzit në Kosovë”, tha NATO-ja në një njoftim për media. Britania e Madhe vendosi të…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shfaqet dukshëm i indinjuar dhe i frustruar gjatë një interviste për Sky News. Ai po kërkon që komuniteti ndërkombëtar të mbajë një qëndrim më të ashpër ndaj fqinjit të tij serb. “Ata [Serbia] e mohojnë sepse po luajnë me librin e lojërave të Putinit në Donbas. Burra të veshur me të gjelbër në pjesën veriore të Kosovës. Jo pak, por njerëz të gjelbër që donin të fillonin një luftë dhe ta ndanin Kosovën”, ka thënë Kurti. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, kanë dënuar aktin e sulmit terrorist ndaj policisë së Kosovës në Banjskë,…
Lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në një intervistë për Televizionin ALSAT, sonte ka sfiduar drejtpërdrejt Artan Grubin dhe BDI që mos të shesin mjegulla por të mbyllin kazinotë njëlloj sipas shembullit të Kosovës e Shqipërisë. “Edhe pse është futur me dy këmbë në biznesin e kazinove në mënyrë të argumentuar pra duke filluar nga drejtori, bordi drejtues dhe nga shumë çështje të tjera, e sfidojmë që ta bëjmë atë që e ka bërë Shqipëria e Kosova dhe ti mbyllim krejtësisht kazinotë”, tha Mexhiti. Ai njashtu në intervistë tha se deri sa në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut zv/kryeministër është…
Kreu i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti në intervistë për Alsat zbardhi se në biznesin e kredive të shpejta në Maqedoni ka indikacione për përfshirjen e drejtpërdrejtë të Millan Radoiçiqit, ish nënkryetari i Listës Serbe që mori përsipër përgjegjësinë e sulmit terrorist në veri të Kosovës më 24 shtator. “Bashkë me kazinotë, pra aty ku janë kazinotë hapen edhe kreditë e shpejta të ndërmarrjeve të ndryshme. Edhe këtu thoni se është e përfshirë BDI-ja? “Po. Sepse lejet nuk merren nga Banka Popullore siç merret për bankat, por këtu merren nga Ministria e Financave që udhëhiqet nga z.Fatmir Besimi. Këtu ka indikacione…
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka folur në lidhje me sulmin e terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Ai ka kërkuar nga Beogradi një hetim serioz. Hill u shpreh se lajm i mirë është fakti se aktualisht, në pjesën më të madhe të saj situata është e shtensionuar. “Numri i trupave[në veri] ishte shumë më i lartë dhe tani është kthyer në normalitet. Ky është një lajm i mirë. Tani ajo që duhet të zbulojmë është se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. E pashë deklaratën e Radoiçiqit dhe nuk e kuptoj se si dikush mund të…

