Author: Jeta almakos

Policia e Kosovës, më 29 shtator bastisi pronat e Milan Radoiçiqit në veri të vendit. Në mesin e tyre ishte edhe një vilë super-luksoze e ndërtuar buzë Ujmanit. Pamjet nga brendësia e saj që i publikoi Policia tregonin enterier luksoz. Por, edhe pamja nga jashtë e incizuar me dron shfaqte një hapësirë të madhe ku ishin ndërtuar një shtëpi e madhe dhe disa objekte tjera përcjellëse, raporton Klankosova. Bastisja erdhi pas sulmit terrorist që një grup prej rreth 30 personash sulmuan një patrullë policore duke lënë të vdekur policin Afrim Bunjaku. Këtë grup terrorist po e udhëhiqte hiç më pak…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Lartë në Beograd parashtroi ankesë të premten kundër vendimit të gjyqtarit i cili e hodhi poshtë kërkesën e saj për caktimin masës së paraburgimit ndaj Millan Radoiçiqit në fillim të kësaj jave, konfirmoi ajo për Radion Evropa e Lirë (REL). Prokuroria bëri ankesë për shkak të rrezikut të arratisjes së Radoiçiqit, pas sulmit të armatosur më 24 shtator në fshatin Banjskë, në veri të Kosovës, përgjegjësinë për të cilin e mori vetë Millan Radoiçiq. Prokuroria e Lartë Publike tha për REL-in se ankesa është parashtruar “për shkak të gjendjes së pasaktë dhe paplotë faktike”. “Apeli kërkon ndryshimin e vendimit…

Lexo më Shumë

-Pse për shembull ajvari është me 5%, ndërsa ajvari djegës 10%, ku është luksi për feferonat që të bëhet ajvari djegës? -Nuk e dini! -Si nuk e di? -Nuk e di. Kjo ishte përgjigja pa përgjigje e zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi kur u pyet se pse ajvari djegës ka rritje të TVSH-së nga 5 në10%. Meqë zëvendëskryeministri nuk e dinte, TV21 doli në terren për të pyetur qytetarët se çfarë konsiderojnë produkte luksoze dhe çfarë të nevojshme. Unë mendoj se produktet luksoze janë p.sh çipsat, çokollatat ndërsa të tjerat janë të nevojshme. A mendoni se djathi, kaçkavalli apo…

Lexo më Shumë

Tarifa e lirë e energjisë eletkrike fillon  nga 1 dhjetori nga ora 13 deri në 15 ku shumica e amvisërive do të kenë qasje në të. Këtë e bëri të ditur kreu i Komisionit Rregullator për Energjetik, Marko Bislimoski. Sipas tij tarifa e lirë e energjisë elektrike është një lajm i mirë për gjithë qytetarët e veçanarisht për pensionistët. “Qëllimi i gjithë kësaj është që të merret sa më shumë energji termike nga CHP-ja për të ulur kostot e të gjithë sistemit. TE-TO është i rëndësishëm sepse na siguron energji termike, e cila është dy herë e gjysmë deri në…

Lexo më Shumë

Kryetarët e komunave të Strugës dhe Ohrit, Merko dhe Pecakov, hynë në luftë të hapur, pasi Merko publikisht akuzoi Komunën e Ohrit se është më së shumti fajtore për situatën në të cilën ndodhet rajoni i Ohrit, lidhur me statusin nën UNESCO. Merko shkoi aq larg sa fajësoi mediat për këtë situatë, të cilat sipas tij përhapin gënjeshtra për komunën e tij. “Pjesa më e madhe e problemeve dhe vështirësive që u shfaqën dhe ekzistojnë ende në rajonin e Ohrit burojnë nga Komuna e Ohrit dhe drejtuesit e saj, të cilët vazhdimisht, nën patericën e mediave, organizatave dhe lobistëve të…

Lexo më Shumë

Prokuroria themelore publike ka ngritur padi kundër një 60 vjeçar nga Shkupi, për te cilin dyshohet se ka kryer vepër penale të rrezikimit te sigurisë së kryetarit të komunës së Karposhit , Stevçe Jakimovski, familjes dhe fqinjëve të tij.  Prokuroria Themelore Publike “Më 4 tetor, i dyshuari ka dalë me motoçikletë para shtëpisë së kryetarit të Komunës së Karposhit dhe familjes së tij dhe pa arsye fillimisht ka filluar të ofendojë me zë të lartë, e më pas e ka kërcënuar se do ta vras dhe do t’ia shkatërrojë jetën. Ai ka vazhduar kërcënimet edhe ndaj fqinjëve të tij që…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar, në një video-mesazh i jep mbështetje të plotë Maqedonisë së Veriut që të bëhet anëtare e BE-së. Varadkar thekson se BE-ja mbron dhe respekton identitetin nacional të shteteve anëtare. Leo Varadkar  “Irlanda e mbështet plotësisht kërkesën e Maqedonisë së Veriut për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian. Ne kemi hyrë në BE 15 vite më parë, kemi qenë një vend i pazhvilluar, madje një vend relativisht i varfër, sipas standardeve evropiane. Anëtarësimi në BE na ka ndihmuar të transformojmë ekonominë tonë, ta përmirësojmë atë, në mënyrë që të rinjtë të qëndrojnë në vend dhe të…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE thotë se pushteti i BDI-së dhe LSDMS-së është i dëmshëm për qytetarët, ekonominë dhe shtetin, pasi çdo ditë me këto dy parti është një tragji-komedi, dhe ngjarja e fundit sipas tyre, është rritja e TVSH-së për nga 5 në 10 për qind për mbi 400 produkte ushqimore. Ata i bënë thirrje Qeverisë që të mbajë seancë urgjente  që të korrigjojë listën dhe t’i kthejë të gjitha produktet që janë pjesë e përditshmërisë së qytetarëve me TVSH prej 5%. Bojan Stojanovski, deputet i VMRO-së “Në kushtet e inflacionit më të lartë në dekadat e fundit, qeveria e rrit taksën me…

Lexo më Shumë

Edicioni i dytë i Natës Ballkanike të Poezisë u mbajt mbrëmë në Shkup. Në manifestimin e organizim nga Shoqata Kulturore Kopro me qendër në Shkup  dhe Shoqata Uskup nga Stambolli u lexuan poezi në disa gjuhë, si shqip, maqedonisht, turqisht dhe boshnjakisht. Kryetari i shoqatës Kopru, Husrev Emin, kujtoi se këtë manifestim  për herë të parë e kanë nisur në Stamboll para dy vjetësh dhe tha se planifikojnë ta bëjnë traditë dhe ta organizojnë edhe në qytete të ndryshme të Ballkanit. HUSREV EMIN,KRYETAR I SHOQATËS KOPRU “Në fakt, në këtë mbrëmje është radha e poetëve të flasin. Ata do të…

Lexo më Shumë

Eksperti i ekonomisë Visar Ademi e vlerëson si masë kontradiktore masën e rritjes së TVSH për 400 produkte ushqimore, me masën paraprake të ngrirjes së çmimeve.  Ai thotë se në qoftë se ajo masë do të ndikonte që konsumatori të paguante një çmim më të ulët të produkteve bazë  ushqimore kjo e dyta tani është e pakuptimtë sepse do të ketë një lloj reprekursioni në shterjtimin e të gjitha produkteve bazë ushqimore gjë që do ta rëndonte shumë edhe buxhetin familjar të qytetarëve të Maqedonisë si dhe shtrejtimi i këtyre produkteve do ta bënte edhe ekzistencën që të jetë akoma…

Lexo më Shumë

Rritja e tvsh-së të rreth 400 produkteve ushqimore nga qeveria i ka befasuar qytetarët për të keq. Disa qytetarë të intervistuar nga Televizioni Shenja, deklarojnë se për qeveritarët kjo nuk ndikon aspak, pasi sipas tyre, ata marrin rroga të majme. QYTETARE “Për ta është mirë, le të marrin rroga ka 10 mi euro, ndërsa për të tjerët as që ua ndin. Çka mendojnë ata, prej nënës e kanë këtë, prej neve marrin , për to. Kjo është vjedhje, a mendojnë ata për popullin a po aspak”. QYTETAR “Pa koment jam, sepse çdo ditë diçka e re bëhet, ndonjëherë punë  pozitive…

Lexo më Shumë

Banderola e shpalosur nga tifozët e AEK-ut të Athinës në ndeshjen ndaj Ajax, ku shkruhej: “Kosova është Shqipëri”, është konsideruar si tradhti dhe “thikë në zemër” nga serbët dhe mediat e këtij vendi. Kjo banderolë e tifozëve të AEK vjen si kundërpërgjigje ndaj rivalëve të Olimpiakos. “Kurir.rs” raporton se tifozët e AEK-ut i kanë befasuar me banderolën e tyre, që ka tronditur gjithë Serbinë. “Tradhti! Tifozët grekë, thikë në zemër serbëve: Vëllezër, këtë nuk e prisnim nga ju! Parulla që tronditi Serbinë”. Ky është titulli i “Kurir” ndaj banderolës së tifozëve të AEK-ut të Athinës. Sipas këtij portali, jo shumë…

Lexo më Shumë