-Pse për shembull ajvari është me 5%, ndërsa ajvari djegës 10%, ku është luksi për feferonat që të bëhet ajvari djegës?
-Nuk e dini!
-Si nuk e di?
-Nuk e di.
Kjo ishte përgjigja pa përgjigje e zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi kur u pyet se pse ajvari djegës ka rritje të TVSH-së nga 5 në10%.
Meqë zëvendëskryeministri nuk e dinte, TV21 doli në terren për të pyetur qytetarët se çfarë konsiderojnë produkte luksoze dhe çfarë të nevojshme.
Unë mendoj se produktet luksoze janë p.sh çipsat, çokollatat ndërsa të tjerat janë të nevojshme.
A mendoni se djathi, kaçkavalli apo “lutenica” janë ushqime luksoze?
-Nuk mendoj që janë luksoze sepse ato janë të nevojshme për secilin qytetarë, në mëngjes drekë por nuk e di çfarë do të ndodhë.
-Ne nuk jemi për luks nuk kemi buxhet për luks.
-Djathi a mendoni që është luks?
-Jo moj vajzë çfarë luksi djathi! Mielli a është luks?! Buka a është luks?! Tregu a është luks?!
-Sa mendoni që duhet të jenë çmimet e djathit apo kaçkavalli?
-300-250 denarë sikur kanë qenë. Kaçkavalli sa ishte 700 denarë?! A janë normal ato, ne pensionet i kemi nga 150-200 euro, nuk i kemi më shumë. Me 200 euro le të jetojnë ata që i rritën rrogat për 80%, deputetët, këta të qeverisë.
-Po i kanë rritur, të holla nuk ka.
A mendoni se kaçkavalli dhe djathi janë ushqime luksoze?
-Lartë, janë lartë.
Sa mendoni që duhet të jetë djathi?
Këtu nuk dihet se çfarë është duke ndodhur.
Le t’i rrisin sa të duan, edhe për ato ka edhe për neve. Çfarë të bëjmë ne i kemi votuar çfarë të duan le të punojnë, a na pyet dikush neve?! Jo.
Zëvendëskryeministri Bytyqi theksoi se qytetarët kanë reaguar për dhjetëra produkte nga 2000 grupe produktesh që përfshihen në vendim.


