Author: Jeta almakos

Ndaj një banori të Shkupit është ngritur kallëzim penal për veprën penale të përdhunimit. Bëhet fjalë për një 81 vjeçar, i cili dyshohet se ka prekur në pjesët intime një të vajzë të mitur, përcjell KlanM. Ngjarja e rëndë, siç raportohet nga MPB, ka ndodhur në 21 Shtator të këtij viti në Kisella Vodë të Shkupit. “Nga ana e Njësisë për krime të dhunshme në SPB Shkup në Prokurorinë Themelore në Shkup është paraqitur kallëzim penal në procedurë të shpejtë për veprën penale ‘përdhunim i fëmijës nën moshën 15 vjeçare’, e dënueshme nga neni 188 paragrafi 5 i Kodit Penal.…

Lexo më Shumë

Qindra produkte ushqimore në Maqedoninë e Veriut nga e premtja, 6 tetor, do të shtrenjtohen pas hyrjes në fuqi të vendimit të Qeverisë për rritjen e normës së TVSH-së nga 5-10 për qind. Rritja bazohet në ndryshimet e fundit në Ligjin e TVSH-së, dhe sipas Ministrisë së Financave, qindra produkte ushqimore janë etiketuar si “luks” andaj edhe do t’i nënshtrohen ngritjes së çmimeve deri dhjetë për qind. Por, në “luks” janë përfshirë edhe ushqime të konsumit të përditshëm si disa prodhime të qumështit, orizi, vezët, peshku, disa lloje të miellit, reçelra, ajvari e të tjera. Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyçi, tha…

Lexo më Shumë

Me datë 05.10.2023 në ora 10:00 në SPB Shkup, nga Kompleksi i klinikave “Nënë Tereza” është raportuar se me lëndime te është dërguar Z.M.(38) nga Shkupi. “Lëndimet i ka pësuar gjatë kryerjes së detyrave të punës në një kompani në zonën e Gazi Babës”, njoftojnë nga MPB. Në vendngjarje kanë dalë policia, ndërsa për ngjarjen është njoftuar edhe inspektori i punës.

Lexo më Shumë

Naser SELMANI Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut, gjenera koloneli Vasko Gjurçinovski, sot ndodhet për vizitë zyrtare në ushtrinë e Serbisë, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Armatës. Në Beograd, Gjurçinovski do të bisedojë me homologun serb, gjeneralin Milan Mojsiloviç, për forcimin dhe ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajon. Vizita realizohet nëkuadër të iniciativës rajonale SEDM, e cila synon të promovojë bashkëpunimin dypalësh dhe stabilitetin rajonal. Vizita e gjeneralit Gjurcinovski në Beograd nuk do të kishte tërhequr vëmendjen e publikut nëse dhjetë ditë më parë nuk do të kishte ndodhur një sulm terrorist në fshatin…

Lexo më Shumë

NATO ka bërë të ditur se tashmë kontingjenti i parë prej 200 ushtarësh të Britanisë së Madhe kanë arritur në Kosovë për të përforcuar KFOR-in si mision paqeruajtës në kuadër të NATO-s, shkruan Express. NATO thotë se ky është një hap i kujdesshëm për të siguruar forcat e nevojshme për të përmbushur mandatin e saj që del nga OKB, për një mjedis të sigurt dhe për të siguruar liri të lëvizjes për të gjithë qytetarët pa dallim. Këto forcat shtesë britanike vijnë pas sulmit të 24 shtatorit dhe pas lëvizjeve të ushtrisë serbe në afërsi të kufirit me Kosovën. Nga…

Lexo më Shumë

Komandanti i forcave paqeruajtëse të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia tha të premten se ngjarjet e fundit në veri të Kosovës tregojnë se situata mbetët e paqëndrueshme dhe shumë lehtë mund të përshkallëzohet ndërsa paralajmëroi shtimin e trupave të NATO-s në terren. Ai i bëri këto komente në një konferencë me gazetarë në Prishtinë, në prag të përfundimit të mandatit të tij, gjatë së cilës tha se situata është bërë më e vështirë për t’u menaxhuar për shkak të një sërë faktorësh ndërhyrës dhe veçanërisht mosbesimit ndërmjet palëve. “Të gjitha këto ngjarje tregojnë se situata mbetët e paqëndrueshme dhe shumë…

Lexo më Shumë

Një 22-vjeçar nga Maroku është ndaluar mbrëmë në Demir Kapi i cili akuzohet për sulm fizik ndaj një punonjësi policie të Frontex-it, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. “Policët nga DBK Negotinë rreth orës 20:00 kanë ndaluar O.K. nga Maroku. Policët nga Stacioni Policor i Vëzhgimit Kufitar Mihajllovë në Qendrën Rajonale Jugore për Çështje Kufitare dhe policët nga Frontex kanë vërejtur gjashtë imigrantë në vendngjarje, ndërsa O.K. në tentativë për t’u arratisur ka sulmuar fizikisht një polic nga Frontex”, thuhet në njoftim. Nga atje theksojnë se personi është ndaluar në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij…

Lexo më Shumë

Në takimin e sotëm të mbajtur në kuadër të fushatës “Ne jemi Evropa”, zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, së bashku me ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratë, kanë vizituar Universitetin e Evropës Juglindore, ku janë takuar me studentët e universitetit. Në takim u trajtua rëndësia e programit “Erasmus Plus”, projektet e mobilitetit dhe rëndësia e tyre për progresin akademik. “Programi “Erasmus Plus” u mundëson studentëve të arsimohen, të fitojnë njohuri dhe përvojë, ashtu si studentët nga vendet e tjera anëtare të BE-së. “Erasmus Plus” është shfaqur si një nga programet më të njohura të Bashkimit Evropian për arsimin,…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se tekstet shkollore për klasën e gjashtë të cilat tanimë janë miratuar nga Komisioni Kombëtar i teksteve shkollore dhe kanë marrë publikimin CIP, tanimë janë duke u shtypur dhe shpërndarë në shkolla. Përgjegjësit për shpërndarjen e teksteve shkollore janë të angazhuar dhe të përkushtuar maksimalisht, në marrëveshje me udhëheqësin e shkollës që ti shpërndajnë edhe gjatë kësaj fundjave. Tekstet shkollore të gjuhës shqipe dhe të shkencave natyrore në gjuhën maqedonase për klasën e gjashtë, për të cilat pas miratimit nga Komisioni Kombëtar për tekste shkollore është marrë publikimi CIP më 27 shtator, gjegjësisht më…

Lexo më Shumë

Produktet ushqimore bazë, të cilat janë pjesë e konsumit të përditshëm të qytetarëve, do të vazhdojnë të tatimohen me normë më të ulët të TVSH-së, përkatësisht nuk ka ndryshim të saj dhe mbetet në 5%, siç parashikon Ligji i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar dhe më detajisht e përcaktuar me Vendimin për përcaktimin e të  mirave dhe shërbimeve që janë me normë preferenciale të TVSH-së, të cilin Qeveria e miratoi më 28 shtator dhe që hyn në fuqi sot. Vendimet e miratuara nuk do të ndikojnë në rritjen e çmimit përfundimtar të produkteve ushqimore bazë. Lista mbetet e gjatë dhe…

Lexo më Shumë

Ligji për sigurinë e sistemeve informative të rrjetit dhe transformimin digjital do të sigurojë nivel të lartë të sigurisë së sistemeve informative dhe të rrjetit në vend  dhe gjithashtu ndërtim dhe zgjerim të infrastrukturës së IT-së, gjegjësisht transformim digjital më efikas dhe më efektiv të Republikës sonë, theksoi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu në konferencën e sotme për shtyp pas debatit publik të organizuar nga Ministria kompetente në të cilën u diskutua ky ligj. Ai shtoi se do të sigurohet shkallë e lartë e përgjegjësisë me qëllim që të sigurohet zhvillim për zgjidhjet softuerike inovative në sistem.…

Lexo më Shumë

Gazetarja e njohur e CNN-it, Christiane Amanpour, e cila të hënën e 2 tetorit intervistuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe një ditë pas me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani ka folur për mediat serbe. Ajo ka treguar se si arriti ta ketë Vuçiqin në intervistë. Ajo ka folur edhe për sulmin terrorist që ndodhi në Banjskë me 24 shtator. Ajo ka thënë se ekziston rreziku i konflikteve të reja. “Mendoj se rreziku ekziston, por nuk është i pashmangshëm. Kjo është arsyeja pse kam dashur të nënvizoj situatën në programin tim gjatë dy mbrëmjeve, duke diskutuar çështjen e vullnetit politik…

Lexo më Shumë