Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pretendon se Serbia “asnjëherë nuk ka bërë fushatë” për vendosjen e sanksioneve kundër Kosovës, në një përgjigje të drejtpërdrejt ndaj thirrjes së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për sanksionimin e Serbisë për dhunën në veri të Kosovës. Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur serb në fshatin Banjskë, në komunën e Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Në luftimet që pasuan në manastirin e fshatit, u vranë tre sulmues serbë. Serbia i ka hedhur poshtë akuzat e Kosovës se ajo qëndron pas sulmit të cilësuar nga autoritetet…
Author: Jeta almakos
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar fotografi nga takimet e tij gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Granada të Spanjës. Ndër shumë fotografi të postuara në Facebook, Rama ka zgjedhur edhe një foto me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku shihen në humor të mirë. Ndryshe, gjatë takimit të Komunitetit Politik Evropian që mbahet në Spanjë, Rama tha se duhen marrë masa për të parandaluar një konflikt mes Kosovës dhe Serbisë. “Luftë është fjalë e madhe, por para se të jetë tepër vonë, masa duhen marrë. Ne po e ndjekim situatën nga shumë afër dhe e rëndësishme është…
Familja e një të vajze shqiptare nuk ishte e kënaqur me faktin se ajo po argëtohej me një djalë nga Zagrebi, me të cilin duhej të martohej të shtunën e kaluar, ndaj vendosën, duke gjykuar nga kallëzimi penal, të rrëmbejnë vajzën pasi nuk e donin djalin nga Zagrebi të bëhej dhëndër tyre, transmeton gazeta KOHA shkrimin e Jutarni List. Qëllimi i familjarëve të vajzës shqiptare ishte ta kthenin vajzën në Maqedoninë e Veriut para dasmës, kështu që rolin kryesor e luajti H.N. (57 vjeçar) dhe H.A. (38), për të cilët policia kroate dyshon se në mënyrë të paligjshme ia kanë…
I pyetur për pohimet e kryeministrit Kovaçevski për një Gruevski të vogël dhe të madh që sundon në VMRO-DPMNE, Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, theksoi se ndoshta Frojdi ndikon tek Kovaçevski, prandaj mund të frustrohet nga gjërat e vogla dhe bën krahasime të tilla. Mickoski shtoi se ndoshta nuk ka nevojë të komentohet për shpërthimet e vogla të Kovaçevskit, sepse ai do të mbajë postin vetëm edhe për një kohë të shkurtër. “E dëgjova atë deklaratë dhe më duhet të them se te z. Kovaçevski ka ndikuar Frojdi, andaj ndoshta ka frustrime personale nga gjeta të vogla dhe prandaj bën…
Këtu jemi për të krijuar, e jo për të shkatërruar. Porosisim se Kosova dhe Serbia duhet të jenë për paqe dhe duhet të bëjnë gjithçka për t’i tërhequr lëvizjet e duhura, t’i bëjnë hapat e duhur për të ardhmen e sigurt të qytetarëve të tyre, të popujve të tyre, megjithatë edhe për stabilitetin e tërë rajonit, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçesvski, dhe edhe njëherë bëri thirrje, si vend fqinj, konfliktet të zgjidhen në kuadër të marrëveshjeve tashmë të nënshkruara. Kovaçevski, theksoi se në kuadër të mbledhjes së Komitetit të politikës evropiane sot në Granadë, ka biseduar ndaras me presidentët e Kosovës…
Në emisionin Klan Debat me Xhumadije Ibraimin sonte po diskutohet për propozim ligjin për amnisti të dorëzuar së fundmi në Kuvend nga ana e qeverisë dhe i përpunuar nga Ministria e Drejtësisë. Naser Raufi, avokati njohur nga Shkupi, i cili njëkohësisht është edhe avokat i disa prej të dënuarve në rastin “Monstra”, shprehet se ky propozim i përfshin edhe dy nga të dënuarit e kësaj lënde. Megjithatë, sipas Raufit, të dënuarit për vrasjen në Liqenin e Smillkovës duhet të lirohen menjëherë, pasi janë të pafajshëm dhe se faktet për këtë, sipas tij, janë të qarta. “Kjo është një paradoks aq…
Sipas nenit 81, kryetari i Kuvendit mund ta ndërpresë seancën nëse nuk ka kuorum për vendimmarrje, por edhe në situata për të cilat vlerëson se duhet të ndërpritet, thekson kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, në lidhje me seancën e votimit të ndryshimeve kushtetuese. Xhaferi në emisionin “Vin Vin” theksoi se në rastin e ndryshimeve kushtetuese bëhet fjalë për arsyen e dytë, pra për një situatë në të cilën kryeparlamentari ka vlerësuar se seanca duhet të ndërpritet. “Është e drejta ime ekskluzive të vlerësoj nëse do të ndërpres një seancë apo jo. Kjo e drejtë më garantohet me Rregullore”, tha Xhaferi.…
Grubi padyshim është nervoz, nëse dëshiron që qëllimisht t’i harrojë disa gjëra, mund t’ia kujtojmë kolltukun e VMRO-DPMNE-së, në të cilin ka lënë një vrimë nga ndeja dhe shoqërimi me Gruevskin dhe Mijallkovin, reagojnë nga VMRO-DPMNE. “Dëshpërimi i autoriteteve të BDI-së dhe LSDM-së është drejtpërdrejt proporcional me gënjeshtrat e Grubit, të cilat ai i sajon publikisht. Nisur nga intervista e fundit e Grubit, dëshpërimi ka arritur në një shkallë alarmante. Deklaratat konfuze dhe kontradiktore të Grubit janë dëshmi se ai është nervoz. Ai mund të pretendojë se ka rënë nga Marsi, por të gjithë e dinë se ai qëndron pas…
Eksperti i çështjeve të sigurisë, Ilir Kulla ka thënë se shqiptarët janë rasti më i mirë i suksesit sa i përket bashkëjetesës dhe tolerancës fetare. Ish-ministri shqiptar kështu tha gjatë fjalimit të tij në kuadër të Samitit të OSBE-së në Varshavë. “Në Samitin e OSBE-së në Varshavë u diskutua për dimensionin e të Drejtave të Njeriut në një çështje shumë delikate si ajo e të drejtave të Besimit Fetar, bashkëjetesës, diskriminimit, ekstremizmit, diktaturat dhe demokracinë. Pata kënaqësi të jem një nga drejtuesit e këtij Paneli të rëndësishëm me përfaqësues nga 50 vende. E shkuara, e sotmja dhe e ardhmja e…
Drejtoresha e Klinikës së Onkologjisë, Violeta Klisarovska, thotë se gjithë personeli vazhdimisht kritikohen nga pacientët për shkak të besimit të thyer, ndërsa shton se si punonjës të Klinikës kanë nevojë më të madhe për zbardhjen e skandalit dhe kërkojnë që kur të përcaktohet përgjegjësia të publikohet me emër dhe mbiemër. Klisarovska po ashtu tha se në hetimin e skandalit me vjedhjen dhe rishitjen e citostatikëve bashkëpunojnë plotësisht me organet e rendit. Ajo shton se siguria e barnave është ngritur në nivelin më të lartë dhe se nuk ka më manipulime me barna dhe ka vetëm probleme me mungesën e tyre.…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në konferencën e sotme për shtyp deklaroi se pjesëmarrja në Samitin e tretë të BE-së e cila u mbajt në Granadë ishte një mundësi e mirë për debate dhe diskutime në lidhje me procesin e eurointegrimeve. Ai tha se Samiti i sotëm ishte mjaft i rëndësishëm duke pasur parasysh se kjo u mbajt një ditë para takimit joformal të BE-së në të cilët do të diskutohet për të ardhmen e BE-së. Gjithashtu do të bisedohet edhe për zgjerimin e BE-së. Kryeministri Kovaçevski tha se në Samit u bisedua edhe për digjatilizimin e vendeve…
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në Granda të Spanjës në një konferencë për gazetarë është pyetur edhe për atë nëse Serbia ka synime për të sulmuar Kosovën. Presidenti serb ka thënë se “Serbia s’ka synime të tilla” dhe se “s’ka pasur asnjëherë synime për ta sulmuar dikë në rajon” “Jo, jo aspak. Sepse s‘kemi pasur asnjëherë synim për të sulmuar dikë në rajon”, ka thënë presidenti serb. Sipas tij, Serbia është vend që po e ruan qetësinë dhe ka shtuar se ka zvogëluar prezencën ushtarake në kufi me Kosovën nga 8500 ushtarë në 4 mijë e 400. Vuçiq ka treguar se…

