Me Kosovën, jo një kufi – por janë dy! Një në Bllacë – te policia, dhe tjetri të tuneli!K a gati gjashtë muaj që ky tunel assesi të lëshohet në qarkullim, siç ishte para se me nis rekonstruimi.
Dhe si pasojë e punimeve që nuk po përfundojnë dhe as që duket ndonjë punëtorë të tuneli, kolonat e veturave po bëhen shumë të gjata dhe pritjet për të kaluar tunelin po zgjasin deri 40 minuta.
Sidomos tani gjatë sezonit të verës dhe kur mërgimtarët kanë ardhur si në Maqedoni, ashtu edhe në Kosovë, lëvizjet dhe pritjet e mëdha po shqetësojnë udhëtarët, kryesisht shqiptarë nga të dyja anët.