MPB ka parashtruar kallëzim penal ndaj shkupjanëve I.I. 45 vjeç dhe D.Sh. 33 vjeç, pasi të njëjtit dyshohen për falsifikim të patentë shoferit, përcjell TV21.
“Përkatësisht, I.I. ka marrë patentë shoferi të falsifikuar të Maqedonisë, për drejtimin e mjeteve motorike nga kategoritë “A”, “B”, “F”, “G” dhe “M”, ndërsa D.Sh. për kategoritë “B”, “F”, “G” dhe “M” dhe e përdornin atë gjatë drejtimit të automjeteve në Mbretërinë e Belgjikës. Për shkak të kundërvajtjeve të trafikut të kryera në Belgjikë, të dy personave iu është marrë patenta dhe iu është dorëzuar shërbimeve kompetente në vend, pas çka u konstatua se ishin të falsifikuara”, thonë nga MPB/tv21.tv