Author: Jeta almakos

Në Propozimin e Buxhetit për vitin 2024 parashikohen mjete për paga më të larta për të punësuarit e administratës publike, për pensione më të larta në përputhje me zgjidhjen sistemore, por nuk do të ketë paga më të larta për funksionarët. Kështu theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi, në intervistën për Ditarin Qendror të RTM-së. “Ashtu siç parashikohet në Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive të nënshkruar, me të cilën nga shtatori i këtij viti të gjithë të punësuarëve në sektorin publik u janë rritur pagat për 10%, me ç’ rast janë siguruar mjetet në Propozimin e Buxhetit për vitin 2024. Gjithashtu…

Lexo më Shumë

Javën e ardhshme të punësuarit në institucionin e Avokatit të popullit dalin në protestë për shkak se tashmë një periudhë të gjatë kohore jemi të përballur me një raport injirues nga ana e institucioneve shtetërore, Qeverisë dhe Kuvendit, paralajmëroi sot zëvendësi i Avokatit të popullit, Jovan Andonovski, i cili e arsyetoi Raportin vjetor të Avokatit të popullit për shkallë e sigurimit të respektimit, avancimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut 2022 në kuadër të mbledhjes së 115-të plenare në Kuvend. “Siç mund të shihni sot këtu nuk është askush nga Qeveria edhe pse është e obligueshme prania…

Lexo më Shumë

Gjyqtarja Aleksandra Risteska, e cila ishte zgjedhur gjyqtare në Gjykatën e Apelit, të delegohet përkohësisht në Gjykatën Penale deri në shpalljen e vendimit të shkallës së parë për rastin Llaskarca, kërkon Gjykata Themelore Penale në Shkup. Nga Gjykata Themelore Penale në Shkup, informojnë se gjykimi për aksidentin e autobusit në fshatin Llaskarcë është në fazën e fjalëve përfundimtare për të cilën tashmë janë caktuar katër vazhdime gjatë këtij muaji dhe muajit të ardhshëm dhe theksojnë se tashmë janë drejtuar me kërkesë në Këshillin Gjyqësor. “Kërkesa ka për qëllim ekonomizimin dhe përshtatshmërinë e procedurës si dhe parandalimin e zvarritjeve të panevojshme,…

Lexo më Shumë

Ministria e Drejtësisë njofton se ministri Krenar Lloga sot realizoi takim koordinues me zv.kryetaren e Qeverisë përgjegjëse për Politikat e Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska, kryetarët e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë, Prokurorin Publik të RMV-së, Ljubomir Joveski, kryetarët e prokurorive të larta publike dhe PTHP Shkup, koordinatorët e partive më të mëdha politike, përfaqësues nga sektori joqeveritar dhe ekspertë nga Projekti Sundimi i ligjit. Nga Ministria e Drejtësisë thonë se ndonëse ishte i ftuar edhe koordinatori i Grupit Parlamentar të OBRM-PDUKM-së, ai nuk mori pjesë në mbledhjen e sotme dhe ftesa mbetet e hapur për mbledhjet në…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Beses, Fatmir Limani ka reaguar pas vendosjes se kryqit në Koder te Diellit. Sipas Limanit, kjo eshte vazhdimesi e “Projektit 2014” dhe paralajmerim i rikthimit te regjimit të Gruevskit dhe Ahmetit. Ja statusi plote: ŠIAULIAI LITUANEZ Ngjarja në “Kodër të Diellit” është vazhdimsi e “Projektit 2014” dhe paralajmërim i rikëthimit të regjimit Ahmetisto-Gruevist. F. B. L.

Lexo më Shumë

Dënojmë vendosjen e Kryqit në Kodrën e Dielit Tetovë! Kreu i Komunës së Tetovës Bilall Kasami të mbaj përgjegjësi! Vendosja e Kryqit 15 metra të lartë në Kodrën e diellit në një vend turistik , në pragun e sezonit turistik përbën provokim dhe polarizim krejtsisht të panevojshëm. Një Kryqëzimi i vendeve të tilla na e rikujton kohën e regjimit të Gruevskit dhe fushatën tij për të nxitur urrejtje ndërfetare dhe ndëretnike, kohë më parë e cila krijoj ndarje dhe tendencë për të ortodoksuar vendin në masë të madhe, duka ra ndesh me diversitetin kulturor, etnik dhe fetar ne vendin tonë.…

Lexo më Shumë

Këshilltarët e BDI-së nga Tetova, në mënyrë zyrtare kanë kërkuar nga Komuna e Tetovës që të zhvillohet seancë e jashtëzakonshme në këshillin komunal. Kërkesa e integristëve vjen menjëherë pas lajmeve se në Kodrën e Diellit, në Tetovë është vendosur një kryq i lartë afërsisht 15 metra. Në kërkesën e tyre, këshilltarët thonë se në këtë seancë të jashtëzakonshme të këshillit, duhet të merr pjesë edhe kreu i Tetovës, Bilall Kasami nga i cili ata kërkojnë sqarime nëse, kryqi është vendosur me ose pa leje dhe nëse është me leje, kush e dha miratimin. “Këshilltarët e Bashkimit Demokratik për Integrim, sot…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka pritur sot në takim ambasadoren e Suedisë në vendin tonë, Ami Larsson Jain. Ahmeti njofton në faqen e tij në Facebook se me ambasadoren kanë diskutuar mbi ngjarjet aktuale në Maqedoninë e Veriut, procesin e eurointegrimit si dhe reformat, me ç’rast u konfirmua pëkrahja e parezervë e Suedisë për një Maqedoni europiane. Me ambasadoren e Suedisë në vendin tonë, znj. Ami Larsson Jain bashkëbiseduam sot mbi perspektivën europiane të vendit tonë dhe rajonit, sfidat dhe proceset jetike që janë para nesh, qasja ndaj të cilave determinon shpejtësinë e hapit tonë në…

Lexo më Shumë

Nga e hëna, nxënësit shqiptarë të Idrizovës që tashmë duhet të jenë në klasë të gjashtë por akoma nuk kanë nisur vitin shkollor mësimin do ta ndjekin në shkollën fillore “Kongresi i Manastirit” në Çair. Këtë e konfirmoi për “Alsat” ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri duke përsëritur se zgjidhja është e përkohshme. Përveç këtij vendimi, Shaqiri ka nisur edhe procedurën e marrjes së kompetencave për shkollën “Njegosh” të komunës Gazi Babë për shkak të mos hapjes së paraleles shqipe për nxënësit e klasës së gjashtë dhe shkarkimin e drejtoreshës së Shkollës. Kjo ka revoltuar prindërit maqedonas të nxënësve të kësaj…

Lexo më Shumë

Duke folur për ndryshimet kushtetuese, kryetari Lidhjes Demokratike Evropiane, Arjanit Hoxha, tha se pyet eksponentët e VMRO-DPMNE-së, se cila është alternativa, nëse nuk votohen ndryshimet kushtetuese? Ai tha se status quo-ja është e dëmshme për Maqedoninë e Veriut. Hoxha foli edhe për takimin që kishin kohë më parë disa oligark maqedonas për të cilët u tha se dëshirojnë që ta rrëzojnë BDI-në “për shkak pushteti të madh që e ka”. “BDI-në apo cilën do parti politike shqiptare pushteti mund t’i jep dhe ti merr vetëm popullata shqiptare. Nuk mund t’i merr dhe t’i jep pushtet as LSDM dhe as VMRO.…

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë Demokratike Evropiane, Arjanit Hoxha, në emisionin  “Intervistë në SHENJA”, tha se raporti që është dorëzuar i KE-së, është dorëzuar në momentin e duhur për të reflektuar. “Ne jemi në prag të zgjedhjeve dhe normalisht tani thyen shigjetat, se jo vetëm aspekti deklarativ por edhe çështja e asaj që duhet të realizohet. Mendoj se kontributi jonë si parti të reja që kemi këtë frymë për të ndryshuar gjërat dhe jo për të zgjedhur çështje individuale por për të sjellë një frymë të re, mund të kontribuojë në balancimin e politikave, të paktën vetëdisimin për një rrugëtim”, tha Hoxha.…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të nisë nesër procedurën për përgatitjen e teksteve për klasën e shtatë që do të përdoren në vitin e ardhshëm shkollor, pasi Byroja e Arsimit dhe Shkencës javën e kaluar dorëzoi në MASH planin mësimor për klasën e shtatë sipas konceptit të arsimit bazë i cili zbatohet me faza. Ministri Jeton Shaqiri njoftoi se nesër do të fillojë shpallja e thirrjeve për autorë për tekstet që do të krijohen sipas programeve të reja. Meqenëse ato janë dorëzuar në Ministrinë e Arsimit shumë më herët sesa janë dorëzuar programet për klasën e gjashtë, për shkak…

Lexo më Shumë