Poliklinikat “Çair” dhe “Bit Pazar” tani iu ngjajnë institucioneve shëndetësore. Kjo falë angazhimit të drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit – Shkup, Vullnet Selimi. “Gjatë orëve të mbrëmjes ka qenë e vështirë të dallohen poliklinikat “Çair” dhe “Bit Pazar”, kjo sepse atyre me vite u kanë munguar dritat. E gjatë këtyre ditëve fal një donacioni nga njerëz të vullnetit të mirë u bë e mundur ndriçimi i hapsirave të jashtme përreth Poliklinikave”, ka shkruar Selimi në Facebook.
Author: Jeta almakos
Sot është dita e raportit. Raporti ynë është detyra jonë ndaj jush, sepse është detyrim ndaj besimit tuaj. Kjo është puna jonë kapitale. Një vepër që është një përmbledhje e mundit dhe punës sonë në dy vitet e fundit dhe bazohet në besimin që keni dhënë. Në të janë shkruar projektet e përfunduara që janë rezultat i punës sonë të mundimshme. Një pjesë e atyre rezultateve janë premtimet e realizuara para zgjedhjeve, sepse ajo që u premtova qytetarëve ishte reale dhe e realizueshme dhe qëndroj pas përkushtimit që çdo premtim i dhënë do të realizohet në veprim. Në dy vitet…
Me rastin e 60 viteve të gjyqësorit kushtetues të Republikës së Serbisë, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska ishte një nga folëset me fjalimin e saj në Konferencën Rajonale në Beograd, e cila në prezantimin e saj theksoi rolin e Gjykata në zbatimin e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. “Edhe pse Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk ka kompetencë të vlerësojë Konventën, apo të veprojë sipas kërkesave për shkeljen e lirive dhe të drejtave të përcaktuara me Konventën, Gjykata, si interpretues i normave kushtetuese, merr parasysh vlerat themelore të rendit kushtetues, dispozitat e tjera të…
Lëvizja BESA përmes një komunikate i ka reaguar Stojançe Angelovit, kryetarit të partisë Dinjiteti që është pjesë e Qeverisë. Ky i fundit kërkoi që as të mos mendohet heqja e kryqit në Kodrën e Diellit në Malësinë e Tetovës, që është vendosur pa asnjë leje. “Sjellja e një funksionari si Stojançe Angelov edhe një herë konfirmon se vendosja e Kryqit në Kodrën e Diellit nuk është për nder të besimit, por kryekëput për provokim politik. Vetëm të dështuarit dhe humbësit politik mund të përpiqen të fitojnë pikë duke shkaktuar tensione etnike mbi baza fetare. Kjo është në dëm të besimtarëve…
Moti me erë të fuqishme në disa vende të Shkupit sot ka shkaktuar disa dëme materiale ku në qendër dhe Çair ka rrëzuar edhe disa drunj mbi vetura dhe shtëpi. Qytetarët nëpër rrjetet sociale kanë shpërndarë fotografi ku shihet se si era e fuqishme 80 km në orë shkaktoi dëme në disa pjesë, informon Klan M. Ndryshe metereologët parashikojnë se fundjavën e ardhshme, një ciklon nga Arktiku do të zbresë në Ballkan dhe në Maqedoninë e Veriut, që do të rezultojë me reshje intensive dëbore dhe mot më të ftohtë./KlanMacedonia
Zëdhënësi i ASH-së, Arben Zeqiri përmes një konference shtypi sërish ka reaguar pas informacioneve për kërcënime që ka pasur drejtori i Agjencisë për menaxhim me pronën e konfiskuar. Sipas Zeqirit struktura dhe individë të caktuar, të cilëve ju pengon qeverisja e ASH-se, po tentojnë që me kërcënime të dështuara ta ndalojne ASH-ne ne misionin e vet. “Aleanca për Shqiptarët që nga themelimi si lëvizje e më pas edhe si parti politike, është zotuar se synim parësor do të ketë dekriminalizimin e institucioneve dhe luftën e pakompromistë kundër korrupsionit. Ashtu si në opozitë përmes denoncimeve publike, edhe sot e tetë muaj…
Sllagjana Taseva kryetare e Transparency International në një koment në rjetet sociale ka shkruar se ministri i drejtësisë, Krenar Lloga është pikë drite në Qeveri, respekt për angazhimin e tij për kthimin e drejtësisë.
Kreu i ASH-së, Arben Taravari i ftuar në emisionin “A më dëgjon” në Monitor.mk, ka folur rreth aktualitetit politik në vend. Taravari ka folur për qeverisjen e ASH-së dhe për bashkimin e opozitës shqiptare. I pyetur se e ka përçarje në ASH, ashtu siç flitet në publik, ai tha se ka mendime ndryshe, por jo edhe përçarje. “Tash për tash nuk vlon. Për ASH-në thonë se vlon prej 2019-tës, dhe vazhdimisht më kanë pyetur a ka përçarje. Tash për tash nuk ka përçarje, pas një viti, 10 vitesh, tre vite nuk e di…Tash për tash ka mendime të llojllojshme dhe…
Kryetari i LSDM-së dhe kryeministër aktual i RMV-së, Dimitar Kovaçevski, ka deklaruar se partia e tij do të jetë fituese në zgjedhjet e radhës dhe se ai sërish do të jetë kryeministër i vendit. Ai theksoi se për partinë e tij nuk është fare e rëndësishme nëse zgjedhjet do të jenë në maj apo qershor. “Pasi me siguri do të bëjmë koalicion që do të fitojë zgjedhjet. Një koalicion që me siguri do të formojë qeverinë e re dhe kandidati për president që do të propozohet nga LSDM dhe do të përkrahet nga koalicioni evropian do të jetë fituesi i…
Kryetari Boban Stefkovski realizoi takim me përfaqësues të zyrës së OSBE-së në Shkup. ✌️Në takim Stefkovski dhe vëzhguesi nga OSBE, Nestani Kapanadze, diskutuan për çështje aktuale. 🤝Komuna Gazi Babë kultivon marrëdhënie miqësore me organizatat ndërkombëtare që kanë përfaqësues të tyre në Republikën e Maqedonisë. 👉Po krijojmë një bashki të hapur për të gjithë!
Raporti i kryetarit Boban Stefkovski është detyrë ndaj jush qytetarëve, sepse është obligim ndaj besimit tuaj. Në Komunën e Gazi Babës janë realizuar 420 projekte të reja që synojnë t’u ndihmojnë qytetarëve tanë dhe kështu t’ua bëjnë jetën ndryshe nga dikur. 👏Numri i madh i qytetarëve që ishin të pranishëm sonte në sallën e Maqedonisë janë dëshmi se Gazi Baba po ecën në drejtimin e duhur! ➡️Kryetari Stefkovski premtoi se edhe në dy vitet e ardhshme do të punojë me përkushtim, përgjegjësi dhe ndershmëri.
Autoritetet përsëri paralajmërojnë masa specifike lidhur me personat dhe kompanitë që përfunduan në të ashtuquajturën listë të zezë të SHBA-së. Kjo listë u plotësua për herë të fundit nga Sergei dhe Irina Samsonenko, si dhe Ratka Kamçeva, për shkak të ndihmës dhe mbështetjes materiale të Orce Kamçevit, i cili më parë ishte në listë për shkak të aktiviteteve korruptive. Lista përfshin gjithashtu kompani në pronësi të Samsonenkos dhe Kamçevit. Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, njoftoi se kjo temë do të diskutohet edhe në qeveri. “Unë pres të krijohet mundësi ligjore ku kompani të tilla nuk do të jenë…

