Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski theksoi se pret që të ketë pajtim mes pushtetit dhe opozitës që zgjedhjet presidneciale dhe ato parlamentare të mbahen në të njëjtën periudhë kohore. “Mendoj se qëndrimet e pushtetit dhe opozitës po afrohen më shumë dhe ndoshta në ditët në vijim do të kemi njoftim zyrtar se është arritur marrëveshje që zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale të mbahen në të njëjtën periudhë kohore”, theksoi Pendarovski, duke u përgjigjur pyetjes nëse qeveria dhe opozita do të arrijnë një marrëveshje për datën dhe nëse sipas tij zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare do të mbahen së bashku apo të…
Author: Jeta almakos
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të udhëtojë sot në Sarajevë, si fazë e parë e turneut të tij nëpër katër vende të Ballkanit Perëndimor. Të martën pasdite ai pritet të mbërrijë në Shkup, ku do të qëndroj për dy ditë, përcjell INA. Siç njoftoi NATO-ja, turneu nëpër rajonin e Stoltenberg do të fillojë me një darkë pune me anëtarët e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, ndërsa nesër do të ketë takime me përfaqësuesin e lartë të bashkësisë ndërkombëtare për BeH, Christian Schmitt dhe me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Borjana Kristo. Pas këtyre bisedimeve, Stoltenberg…
Në lidhje me 20 nismat që i janë dorëzuar Gjykatës Kushtetuese për fillimin e procedurave për vlerësimin e kushtetutshmërisë së disa rregulloreve të publikuara në kundërshtim me nenin 52 të Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese ka marrë vendime për shfuqizimin e 3 rregulloreve për të cilat nga ana e gjykatës “është vlerësuar se me publikimin e së njëjtës, pa mëdyshje rezulton se është tejkaluar afati kushtetues për publikim i parashikuar në nenin 52 të Kushtetutës, përkatësisht gjykata ka vlerësuar se rregulloret e kontestuara nuk janë në përputhje me nenin 51 dhe nenin 52 të Kushtetutës”. Gjykata Kushtetuese ka miratuar edhe vendime për…
Nënkryetari i parlamentit Hysni Ismaili ka reaguar ndaj vendosjes së kryqit në Kodrën e Diellit. Ismaili ka potencuar se pregatitja dhe realizimi i vendosjes të kryqit ilegal ka nisur qysh moti. Paraprakisht, disa muaj, makineria e rëndë ndërtimore ka punuar intenzifikisht në pregatitjen e terenit ashtuqë nuk mund të thuhet se rasti ndodhi befasisht.
Vendimi për avancimin e gjykatëses së lëndës për “Llaskarcën”, që mund të rrezikojë kthimin e lëndës në rigjykim, ka revoltuar familjarët e viktimave të 13 shkurtit të vitit 2019. Sonja Avramovska, e cila humbi të birin në këtë aksident thotë se vetëm në vendin tonë shpërblehet gjykatësit që nuk kryejnë lëndët në kohë dhe dërgohen në vende më të mira të punës. “Gjykatësja shkon në gjykatë të aplet sipas meritave me siguri, për rastet që nuk i ka zgjidh. Para vetë përfundimit para vetë dhënies së fjalëve përfundimtare që të paktën të sillet një vendim i shkallës parë, që të…
Një grua tridhjetë e katër vjeçare nga Manastiri ka ndërruar jetë si pasojë e helmimit me gaz. Trupi i saj u gjet në banjën e banesës së saj. Me gjithë përpjekjet e ekipit të urgjencës dhe më pas spitalit të Manastirit për ta ringjallur, tashmë ishte tepër vonë. Nga MPB thonë se trupi i pajetë i 34-vjeçare është dërguar në spital pa gjurmë të dukshme dhune. Me urdhër të prokurorit kompetent trupi i të ndjerës është dërguar për autopsi.
Plani për rritjen e Ballkanit Perëndimor njihet nga zyrtarë, politikanë dhe analistë, në vendin tonë, në rajon dhe në Evropë, si një rrugë e shpejtë në rrugën drejt integrimit evropian të vendeve të rajonit, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Financave. “Perspektiva evropiane e vendit tonë është e qartë dhe e sigurt. Plani për rritjen e Ballkanit Perëndimor njihet nga zyrtarë, politikanë dhe analistë, në vendin tonë, në rajon dhe në Evropë, si një rrugë e shpejtë në rrugën drejt integrimit evropian të vendeve të rajonit. Ky plan është një investim i rëndësishëm politik dhe financiar i Bashkimit Evropian në…
Projektbuxheti për vitin 2024 që tashmë është miratuar në Qeveri dhe pritet të votohet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, nuk mund të quhet zhvillimor dhe është larg mundësive reale për realizimin e parashikimeve të ekzekutivit. Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve të ekonomike, duke komentuar politikat e Qeverisë sa i përket aspekteve ekonomike që parashikohen me buxhetin për vitin e ardhshëm. Projektbuxheti i miratuar nga Qeveria e ka shifrën më të lartë në krahasim me të kaluarën – 5.5 miliardë euro, apo 5.8 për qind më e lartë sesa më 2023. Deficiti buxhetor është projektuar në 9.2 miliardë denarë apo…
Me kërkesë të SPAK, Gjykata Antikorrupsion ka caktuar masën e sigurisë për ish-Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Top Channel raporton se GJKKO ka vendosur masën e sigurimit “Detyrim për paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” për ish-ministrin. Beqaj do duhet të paraqitet para policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit, një herë në javë, ditë të premte, ora 15:30. Prokurorët e SPAK prej tre vitesh e kishin nën hetim ish-ministrin socialist të Shëndetësisë për veprat penale të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrje në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim, si dhe “Korrupsioni pasiv…
Misioni Paqeruajtës i NATO-së në Kosovë (KFOR) ka nisur një hetim për të vërtetuar faktet e një videoje të publikuar në media, përmes së cilës pretendohet se ushtarë të KFOR-it blejnë drogë, saktësisht kokainë. Në videon e publikuar nga “Syri.net”, një shpërndarës droge që punon me ushtarët e KFOR-it ka arritur të dokumentojë gjithçka përmes pamjeve. Sipas videos, shpërndarësi e takon disa herë ushtarin armen te baza e KFOR-it pranë Aeroportit të Prishtinës, i cili i jep naftë, xhaketa ushtarake, ushqime dhe ujë në këmbim të kokainës. Në një përgjigje për Telegrafin, KFOR-i ka thënë se për raportimet e mediave…
Nexhat Krasniqi, ish-drejtor i Departamentit të Prokurimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, i cili së fundmi u caktua në pozitën e Drejtorit të Departamentit të infrastrukturës rrugore në këtë Ministri, ka reaguar pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) e kanë vendosur në listën e zezë të sanksioneve. Në njoftimin e bërë nga ambasada e SHBA-së në Prishtinë, thuhet se Krasniqi ka keqpërdorur pozitën e tij publike duke pranuar ryshfet. Por, Krasniqi në reagimin e tij ka thënë se asnjëherë nuk është dënuar për korrupsion apo për marrje të ryshfetit. “Në Republikën e Kosovës, ku jetoj e…
Qendra e Paraburgimit në Scheveningen të Hagës ku po mbahen në paraburgim ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka ndaluar këtë të shtunë dhe të diel telefonatat dhe komunikimet përmes video-lidhjes (platformës zoom) mes të paraburgosurve dhe familjarëve të tyre. Vëllau i ish-presidentit Thaçi, Blerim Thaçi ka thënë se deri sa ishin bërë gati që të niseshin për në Hagë, papritmas ishin njoftuar se vizita u ishte anuluar. “Sot, deri sa ishim nisur për të shkuar në Hagë dhe i kishim bërë të gjitha rezervimet e nevojshme atje, pasi që nesër kishim vizitë të konfirmuar te vëllai ynë, na ka…

