Author: Jeta almakos

Ministri i Shoqërisë Informatikës dhe Administratës, Azir Aliu zgjidhet kryetar i ri i Bordit drejtues të ReSPA-së për vitin 2024 dhe se nga ky vit e Maqedonia e Veriut merr kryesimin e Bordit Drejtues të ReSPA për vitin 2024. “Në përputhje me nenin 16 të Marrëveshjes ReSPA, Bordi Drejtues i kryesuar nga një mandat njëvjeçar nga secili prej antarëve të ReSPA, është një mënyrë për të siguruar përfshirjen dhe pjesëmarjen e barabartë të të gjithë antarëve në kryesimin e k’tij bordi. Është një nder dhe përgjegjësi e madhe të zgjidhem kryetari i ardhshëm i Bordit Drejtues, të udhëhequr deri më…

Lexo më Shumë

Shoqatat e punonjësve në media në Maqedoninë e Veriut janë shprehur kundër propozimit të ligjit për media, me të cilin televizioneve dhe radiove u mundësohet që përmes reklamave të institucioneve të shtetit, të kenë në dispozicion 4 milionë euro mjete këto nga buxheti i shtetit. “JO” fushatave të qeverisë në media, është ky qëndrimi i prerë i organizatave dhe shoqatave mediatike. “Krijohet përshtypja se ka një lloj konsensusi në Kuvend për këto ndryshime ligjore. Kjo do të thosha se është vërtet e çuditshme, sepse deputetët që janë kundërshtarë politikë për një kohë të gjatë për asgjë nuk mund të bien…

Lexo më Shumë

Dita Botërore e Fëmijëve Premature ishte rasti që ministri i Shëndetësisë,  Fatmir Mejiti, të vizitojë Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë ku kujdesen këta luftëtarë të vegjël. Ministri Mexhiti theksoi se është i lumtur që mund të ndajë informacionin se po i fitojmë gjithnjë e më shumë betejat me sfidat e lindjes së parakohshme. “Statistikat tregojnë se duke filluar nga viti 2017 vdekshmëria e foshnjave të lindura para kohe është ulur për 74%, pra në vitin 2016 ishte 25 për qind dhe në vitin 2023 do të arrijë në 5.6 për qind”, informoi Mexhiti. Gjatë vizitës, ministri Mexhiti theksoi se…

Lexo më Shumë

Biznesmeni rus Sergej Samsonenko, bashkëshortja e tij Irina, të dy me shtetësi të Maqedonisë së Veriut, Ratka Kamçeva (nëna e biznesmenit Orce Kamçev) si dhe disa kompani të tyre, mes tyre Orka Holding janë emrat e fundit në “Listën e zezë” Amerikane të publikuar pasditen e së enjtes, përcjell INA. Në vendimin e Ministrisë së Financave të SHBA-së, thuhet se të gjithë personat dhe kompanitë e përmendura janë futur në listë për shkak të lidhjes së tyre të ngushtë me Jordan Kamçevin, i cili vetë në korrik të këtij viti ishte futur në “Listën e zezë”, si dhe për shkak…

Lexo më Shumë

Zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale të vitit të ardhshëm do të mbahen së bashku, të paktën kështu thotë kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, ndonëse LSDM vazhdimisht thekson se zgjedhjet do të mbahen brenda afatit të tyre ligjor. Mickoski, megjithatë, thotë se për zgjedhjet është bërë përparim dhe se duhet të merren vesh edhe për datën. Ai shtoi se partia e tij ka bërë propozimin për një datë nëse ato do të jenë të rregullta, e ajo është 8 maji, raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale së bashku me ato parlamentare dhe më 24 prill raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale.…

Lexo më Shumë

MPB Maqedoni informon se njësiti për krime ekonomike dhe kompjuterike në SPB Shkup dje (16.11.2023) ka dorëzuar kallëzim penal kundër personave A.I. (18) dhe Z.A. (42) nga Shkupi për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer “falsifikim parash” nga neni 268 i Kodit Penal. “Gjegjësisht, pas masave dhe veprimeve të ndërmarra nga punonjësit e policisë, gjatë kontrollit të automjetit, te personat janë gjetur para të falsifikuara në vlerë prej 3500 dollarësh në prerje prej 100 dollarësh, e më pas janë ndaluar në stacionin policor”. “Pas kontrollit në tri lokacione në Shkup, një personi i janë gjetur dhe konfiskuar…

Lexo më Shumë

Personi që dje ka shpërndarë lajmin e rremë se po rrëmbehen fëmijë është arrestuar dhe vetë ka pranuar se e ka shpikur ngjarjen, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Ai theksoi se si po afron viti i zgjedhjeve fillojnë siç thotë ai të  “thuren” përralla të tilla. “Nëse shikoni historikisht tre vjet më parë kjo skemë u shfaq në publik, gjoja po shfaqeshin grupe, makina, furgonë etj, të cilët po rrëmbejnë fëmijë. Informacione të tilla, gjegjësisht dezinformatat u shfaqën dje që u raportuan edhe nga mediat, menjëherë personi është arrestuar dhe kemi kërkuar masë të menjëhershme paraburgimi.…

Lexo më Shumë

Qindra qytetarë me mesazhe prekëse, marshuan për paqe në Gaza. Marshi filloi nga parku i çairit dhe vazhdoi deri tek sheshi skenderbeu. Nga platforma për Palestinën kërkuan ndërprerje të menjëhershme të luftës në Gaza dhe respektim të marrëveshjes ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Platforma për Palestinën “Dua të theksoj se lufta në Gaza nuk ka filluar më 7 tetor dhe se mbi 11500 civilë të vrarë prej të cilëve mbi 4630 fëmijë dhe mbi një milion njerëz të larguar nga vendbanimet e tyre, nuk janë viktimat e para dhe të vetmet civile në Palestinë. Sot ne po dëshmojmë gjenocid…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq ka takuar sot përfaqësuesin e posaçëm të Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Trokaz. Siç njofton Sekretariati për Çështje Evropiane, bashkëbiseduesit ranë dakord se integrimi evropian është zgjidhja e vetme dhe optimale për vendin tonë. “Për të arritur qëllimin tonë të përbashkët strategjik, anëtarësimi i plotë në union, prania e Francës dhe zëri i Parisit janë jashtëzakonisht të rëndësishme për Maqedoninë e Veriut, duke inkurajuar përshpejtimin e dinamikës së procesit negociator të shtetit”, thuhet në komunikatën e SEÇ. Siç thuhet në njoftim, bashkëbiseduesit u pajtuan se Franca dhe Maqedonia e Veriut mbeten të përkushtuara për…

Lexo më Shumë

Naser Pajaziti Vendosja e kryqit gjigant në qendrën turistike në Kodrën e Diellit në Tetovë është një akt shumë i dyshimtë, sidomos në këtë kohë në prag të zgjedhjeve… diçka e njohur! Anëtari i bordit kishtar të manastirit “Shën Naumi i Ohrit – Çudibërësi” , Borosav Bozhinovski paska thënë se kryqi është i vendosur në pronë të kompleksit të këtij manastiri që gjendet në Kodrën e Diellit dhe se është bërë me mjete të Kishës Ortodokse Maqedonase (KOM). Ai po ashtu paska pranuar se nuk kanë leje ndërtimi. Pra autori po dihet, por duhet zbuluar shkaqet se pse pikërisht tani…

Lexo më Shumë

Të gjithë të punësuarit në administratën shtetërore dhe publike të territorit të Qytetit të Shkupit më 29 nëntor (e mërkurë) do të punojnë me orar të shkurtuar deri ora 12:00, kurse më 30 nëntor (e enjte) përcaktohet si ditë jo pune, njofton Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, bazuar në konkluzionet e arritura në seancën e 199-të të Qeverisë të mbajtur të martën. “Ky vendim ka të bëjë edhe me shkollat fillore dhe të mesme në zonat e Qytetit të Shkupit, megjithatë vërejmë se nuk ka të bëjë me institucionet parashkollore publike dhe objektet shëndetësore. Ju informojmë se të njëjtë…

Lexo më Shumë

Arben Fetai Grubi paska thënë se BDI ka marrëdhënie të shkëlqyera me Aleancën për Shqiptarët sepse po na bashkojka ideja e integrimit evropian. Tregoni Grubit që pro-evropianizmi nuk është njësi matëse në politikën shqiptare, sepse nuk ka shqiptar që nuk e don integrimin në BE. Rrjedhimisht, nuk ka asgjë që e bashkon ASh-në me BDI-në. Në anën tjetër ka qindra çështje që na ndajnë, duke filluar nga hajnia dhe korrupsioni, kazinot dhe lojërat e fatit, Soravia dhe Eurovia, përqafimi me Mijallkovin më 27 prill dhe ikja e organizuar e Gruevskit, rastet e montuara dhe drejtësia e mohuar për shqiptarët, Ballkani…

Lexo më Shumë