Ndërsa qytetarët vazhdojnë grumbullimin në Sheshin “Skënderbej” në ditën e 92-të të protestës kundër qeverisë, reagimet e pjesëmarrësve pasqyrojnë vendosmërinë e tubimit.
Një e re pjesëmarrëse në shesh u shpreh se ekzekutivi po tregon shenja pasigurie dhe se përpjekjet e tij po shfaqen si reagime të dëshpëruara.
“Ka përpjekje të dëshpëruara nga qeveria. Mënyra si ajo reagon, fillimisht është hequr si indiferente, por sot e shoh të trembur. I shoh si përpjekjet e fundit të një strukture në rënie që është në grahmat e fundit,” deklaroi ajo.
Më tej, protestuesja nënvizoi se sipas saj, qytetarët tashmë e kanë kuptuar realitetin pas propagandës zyrtare.
“Shqiptarët nuk gënjehen më. Është cjerrë maska e fasadës. Për shumë vite është qeverisur vetëm përmes një ambalazhi, ndërkohë që brenda gjithçka ka qenë e kalbur”, përfundoi e reja për mediat.
The post Sot dita e 92-të radhazi e revoltës, protestuesja: Qeveria është e trembur! Janë në grahmat e fundit appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


