Që sot ka nisur me punë pika për nxjerrjen e dokumenteve personale, pa termin paraprak. Ajo është e lokalizuar në sallën e policisë së trafikut në kuadër të Stacionit Policor “Prolet” në Komunën e Kisella Vodës. Arsyeja e krijimit të kësaj pike sipas ministri të Brendshme Oliver Spasovskit është numri i madh i popullatës në qytetin e Shkupit dhe për shkak se 70% e qytetarëve që bënin termin, nuk paraqiteshin në terminin e caktuar. Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme “Kemi instaluar 10 stacione të reja pune, ku qytetarët do të mund të fotografohen për dokumentet. Sistemi është testuar…
Author: Jeta almakos
Komisioni Shtetëror Antiokorrupsion sot ka ngritur nsima për ndjekje penale për funksionimin dhe shpenzimin e pakujdesshëm të mjeteve buxhetore të drejtorit të Agjencisë së Filmit. Ky institucion po ashtu ngriti nismë për ndjekje penale kundër kryetarit aktual dhe ish-kryetar të Radovishit për shkak se 12 herë kanë punësuar një person si ushtrues detyre të drejtorit të ndërmarrjes publike “Plavaja”-Radovish pa shpallur njoftim. Anëtari i Komisionit, Nuri Bajrami theksoi se kjo situatë nuk mund të quhet ndryshe veçse korrupsion dhe ndërhyrje në sistemin juridik. Antikorrupsion shqyrtoi sot edhe Raportin e Komisionit Evropian në pjesën që ka të bëjë me punën e…
Në Gjykatën Penale të Shkupit sot vazhdoi gjykimi për rastin “Besa Trans” në të cilin kompania si person juridik dhe pronari i kompanisë Bekim Haxhiu akuzohen për falsifikimin e certifikatës së licencës së autobusit i cili në orët e para të 23 nëntorit të vitit 2021, duke ardhur nga Stambolli për në Shkup, në autostradën “Struma” të Bullgarisë është aksidentuar dhe më pas është djegur. Si pasojë kanë humbur jetën 45 persona, ndërkaq 7 të tjerë janë lënduar. Para Gjykatës, sot dha deklaratë dëshmitari i propozuar nga mbrojtja, i cili paraprakisht ka punuar si shofer në këtë kompani, raporton Portalb.mk.…
Drejtori i Agjencisë për Menaxhim me Pronë të Konfiskuar, Driton Nebiu sot përmes një konference me mediat theksoi se punonjësit e kësaj drejtorie janë pre e kërcënimeve dhe frikësimeve, për shkak procedurave për shitjen e patundshmërive të të cilat së fundmi janë vënë në ankand. Siç bëhet e ditur aktualisht në ankand janë banesat e ish-drejtorit të shërbimit sekret DSK-së, Sasho Mijallkov, pasi që është i plotëfuqishëm aktvendimi për rastin “Perandoria”. “Besoj se opinioni duhet të informohet për ngacmimet dhe fyerjet për pengimin e realizimit për shitjen e pasurisë së konfiskuar, shitje të cilat kryhen sipas rregulloreve ligjore të Qeverisë…
Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, ka zhvilluar një takim me ministren e Punëve të Jashtme të Rumanisë, Luminica Odobescu, gjatë vizitës së saj në Maqedoninë e Veriut. Takimi ka përqendruar në marrëdhëniet dypalëshe dhe mbështetjen e Rumanisë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut. Në bisedë, u theksua rëndësia e bashkëpunimit miqësor dhe mbështetjes afatgjatë të Rumanisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Përveç integrimit evropian, diskutimet përqendruan në fusha të ndryshme të bashkëpunimit, duke përfshirë luftën kundër korrupsionit, drejtësinë, sigurinë kibernetike, punët e brendshme dhe mbrojtjen civile. Zëvendëskryeministri Mariçiq theksoi vendosmërinë e Qeverisë për procesin e integrimeve evropiane dhe…
Nuk e shoh veten dhe nuk besoj se do të jem kryeminsitër i vendit në 100 ditën e fundit të mandatit të kësaj qeverie. Kështu deklaroi zv kryeministri i parë Artan Grubi . Megjithatë, pa përmendur asnjë emër të mundshëm, Grubi thotë se kryeminsitër shqiptarë patjetër do të ketë. Ai shtoi se kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut do të jetë kandidat ose kandidate me propozim nga BDI dhe lideri i kësaj partie, Ali Ahmeti. ARTAN GRUBI,ZV KRYEMINISTËR I PARË “Mund t’ju siguroj se unë nuk e shohë veten në postin e kryeminsitrit shqiptarë në 100 ditëshin e…
Prokuroria publike ka reaguar ndaj ministrit të Drejtësisë Krenar Lloga në lidhje me vërejtjet e tij për raportinn e punës së prokurorisë gjatë vitit 2022. Sipas prokurorisë disa vërejtje të ministrit janë të pasakta. Nga Prokuroria thonë se nuk është e saktë se në raportin vjetor për punën e prokurorive publike në vitin 2022 nuk ka të dhëna për kohëzgjatjen dhe efikasitetin e procedurave hetuese. PROPURORIA PUBLIKE “Në raport thuhet se në vitin 2022, prokuroritë themelore publike kanë lëshuar urdhra për zhvillimin e procedurave hetimore ndaj 1398 personave, që është 91 persona më shumë se një vit më parë. Prokuroritë…
Ish-kryeministri dhe ish-lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski ka komentuar në rrjetet sociale vendimin e gjykatës në Strasburg, me të cilin është konstatuar se ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ka shkelur të drejtën e lirisë së garantuar, sipas nenit 5 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. “Vendimi i gjykatës në Strasburg ka të bëjë me Mile Janakieskin për përndjekjen politike, veprimin e paligjshëm dhe arbitraritetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të caktuar. Rastet e motivuara politikisht dhe represioni i LSDM-së dhe Zaevit në sistemin e drejtësisë me qëllim të eliminimit të kundërshtarëve politikë, është vetëm fillimi i zbardhjes…
Dënim me burg në kohëzgjatje prej dy vjet e tre muaj shqiptoi gjyqtarja Marija Kletniçka nga Gjykata themelore penale Shkup për 21-vjeçarin Shukri Zeqiri nga Shkupi, i cili më 12 tetor në bulevardin “Nikolla Karev”, në pjesën e njohur si “Rruga e plastikave” në Shkup, ka shkelur një fëmijë 10-vjeçar, i cili nga goditja ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa ai ka ikur. Të akuzuarit, gjyqtarja i shqiptoi edhe dënim për ndalesë të drejtimit të automjetit motorik në periudhë prej tre viteve, me çka koha e kaluar në burg nuk llogartet në dënimin dhe ia vazhdoi edhe masën…
Ministria për Arsim dhe Shkencë (MASH) nesër do ta fillojë procedurën e përpunimit të teksteve shkollore për klasën e shtatë të cilat do të shfrytëzohen gjatë vitit të ardhshëm shkollorë, pasi Byroja për arsim dhe shkencë javën e kaluar materialet mësimore për klasën e shtatë i dorëzoi deri te MASH-i sipas Konceptit për arsim fillor që e zbaton në etapa. Ministri Jeton Shaqiri kumtoi se nesër do fillojë shpallja e thirrjeve për autorë për tekstet shkollore që do përpunohen konform me programet e reja. Pasi ata deri te MASH-i janë dërguar shumë më herët sesa janë dërguar programet për klasat…
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që të ngre nismë për përgjegjësi në Qeveri dhe për ndjekje penale për punë pa përgjegjësi dhe shpenzim të mjeteve nga buxheti të drejtorit të Agjencisë së Filmit. Kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska në hollësi e ka shpjeguar rastin me Agjencinë e Filmit, raportet e revizionit për punën financiare të Agjencisë dhe dokumentet të cilat janë kontrolluar, në mesin e të cilave edhe për punësimet në Agjenci dhe angazhimin e ekspertëve dhe personave me kontratë në vepër. Ivanovska theksoi se Qeveria duhet t’i dëgjojë rekomandimet e…
Kryeopozitari Hristijan Mickoski gjatë një aktiviteti partiak në Manastir, theksoi se qëllimi përfundimtar është fitorja e dyfishtë në zgjedhjet e ardhshme, ato presidenciale dhe parlamentare, përcjell KlanM. “Lajmi që dua t’ju them është i mrekullueshëm. Kandidati i VMRO-DPMNE-së do të fitojë bindshëm në zgjedhjet presidenciale, dhe VMRO-DPMNE dhe koalicioni do të fitojnë bindshëm në zgjedhjet parlamentare. Nuk ka më asnjë forcë që do ta ndalojë atë. Askush nuk e ka fituar popullin. Është e rëndësishme që ajo fitore të jetë historike, të jetë me 61 deputetë, një fitore e tillë na duhet për reforma, për projekte për transformimin e Maqedonisë”,…

