Author: Jeta almakos

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi, ishte sonte i ftuar në emisionin 10Minuta në TV21. Duke folur për fillimin punime në Korridorin 8, ai tha se po punohet në drejtim të shpronësimit të parcelave private dhe shtetrore, ndërkohë që në terren tashmë kanë filluar punimet me pastrimin dhe hapjen e trasesë nga Banjica deri në Kërçovë. “Me marrjen e lejeve urbanistike, fillojmë shpronësimin e tokave, por në këtë periudhë kohore është bërë elaborati për të gjitha shpronësimet që do të bëhen, të gjitha parcelat private dhe ato shtetërore. Njëkohësisht është bërë edhe vlerësimi i të gjitha parcelave. Për…

Lexo më Shumë

Nga VMRO-DPMNE akuzojnë se paraqitjet e Kovaçevskit janë vetëm formë pa përmbajtje. Gjithçka është në stilin “Unë nuk jam nga këtu”. “Kovaçevski duhet ta dijë se qeveria e BDI-së dhe LSD-së me ndryshimet në Kodin Penal bëri një ndërhyrje të drejtpërdrejtë në sistemin juridik dhe në shtetin juridik dhe ai është personalisht përgjegjës për vjetërsinë e proceseve aktuale gjyqësore. Arsyetimi me njëfarë përputhshmërie me legjislacionin evropian u mohua nga përfaqësuesit evropianë dhe të njëjtën gjë do ta kishte dëgjuar pak minuta më pas edhe Kovaçevski, po të mos kishte ikur nga konferenca për media që ai vetë e shpalli. Ai…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk e ka idenë pse Qeveria ditë më parë në mbledhjen e saj nuk vendosi që pasuria e konfiskuar e ish kryeministrit Nikolla Gruevski të nxirret në ankand publik. I pari i organit ekzekutiv thotë se në mbledhjen e djeshme nuk ka qenë prezent, ndërsa me seancën ka udhëhequr zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi. “Unë dje nuk isha në seancë të Qeverisë. Në mungesë të kryeministrit, seancën e udhëheq zëvendëskryeministri i parë ose ndonjëri nga zëvendëskryeministrat. Nuk mund të ndaj hollësi për secilën nga pikat sepse gjithmonë ka shumë pika të propozuara. Nuk kam informacion se jam…

Lexo më Shumë

MPB njofton se te to është paraqitur një rast i helmimit të tre personave nga Shkupi. “Dje, në orën 12:00 në stacionin policorë Kisella Vodë, nga Klinika e Toksikologjisë pranë kompleksit të klinikave “Nënë Tereza” është raportuar se më datë 15.10.2023, C. S. (79), G. S. (55) dhe D. K. (47), të gjithë nga Shkupi, janë helmuar nga ushqimi të cilën e kishin përgatitur vetë në shtëpinë e tyre familjare në Shkup. Personat janë ndaluar për trajtim të mëtejshëm. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Lëvizja Demokratike ka vazhduar me akuza në drejtim të partive në pushtet. Nga LD thonë se kontradiktat e Qeverisë aktuale nuk kanë fund. “Tanimë u pa qartë se miratimi i Kodit penal u bë për amnistimin e veprave kriminale të Gruevskit dhe Mijallkovit, dy figurave kyçe, në kohën e të cilëve shqiptarëve u ndodhën shumë tragjedi. Ne jo rastësisht shtruam pyetjen se në çfarë cilësie Bujar Osmani vizitoi Budapestin dhe se a po përgatitet kthimi i Gruevskit, gjë që çdo ditë e më shumë po vërtetohet dhe gjithë opinioni i gjërë e lexon qartë se BDI shpëtimin e vetëm e…

Lexo më Shumë

Zgjidhje e re për korrigjimin e pagave të funksionarëve shtetëror, do të ketë në dy javët e ardhëshme. Kështu deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski, në pyetjen nëse një gjë e tillë është diskutuar në seancën e djeshme të Qeverisë, pasi zëvendës kryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi bëri me dije se do të bëhet korrigjimi i pagave të personave të zgjedhur dhe emëruar me qëllim që të vie deri te një vendim më i arsyeshëm. Kjo zgjidhje sipas Kovaçevskit duhet të diskutohet me palë të ndryshme, sepse sipas tij, nuk sillet vendim vetëm për pagat e ministrave, por edhe e kryetarëve…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se nuk dëshiron që vendi jonë të mbetet me një grup me Kosovën dhe Bosnje Hercegovinën, sa i përket integrimit në BE. Ndërkaq, sa i përket mundësisë për ndarje nga pakoja me Shqipërinë, ai u shpreh se vendi ynë njëherë është ndarë nga Kroacia, përshkak se nuk kemi sjellë vendim nga të njejtët që tani janë kundër vendimeve për integrimet evropiane, referuar VMRO-DPMNE-së. Ne me Kroacinë e kemi nisur bashkë rrugën integruese, shtoi ai më tej, por tha se Kroacia tani është pjesë e BE-së dhe e zonës së Shengenit. Dimitar Kovaçevski, kryeministër “Ajo që nuk…

Lexo më Shumë

Me respektimin e legjislacionit evropian  edhe sot kryeministri Dimitar Kovaçevski arsyetoi ndryshimet në Kodin Penal, me të cilat, ndër të tjera, dje zyrtarisht u lirua nga akuza për përgjimet masive, ish-drejtori i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit, Sasho Mijallkov, mbi çështjen gjyqësore Target- Fortesa. Kryeministri nuk ka dashur të komentojë vendimin e gjykatës për vjetrimin e lëndës, por ka përsëritur se ka propozuar ndryshime në Kodin Penal për shkak të respektimit të legjislacionit europian. DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR “I gjithë vendimi për ndryshimin e Kodit Penal është marrë me qëllim të harmonizimit me legjislacionin evropian dhe jo për raste konkrete që…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se data e zgjedhjeve duhet të caktohet nga të gjitha partitë, e jo vetëm nga dy parti politike.  Ai nuk u përgjigj nëse pajtohet me kërkesën e VMRO-DPMNE-së që zgjedhjet parlamentare të mbahen bashkë me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 8 maj, por vetëm u shpreh se data e zgjedhjeve është temë diskutimi mes të gjitha partive politike, e jo vetëm temë mes dy partive. Dimitar Kovaçevski, kryeministër “Data e zgjedhjeve është temë diskutimi mes të gjitha partive politike, jo vetëm mes dy partive politike. Si Kodi Zgjedhor ashtu edhe mbajtja e zgjedhjeve bëhen…

Lexo më Shumë

Kim Mehmeti Mos i shikoni ato pamje lemeritëse nga spitali i bombarduar në Gazë, sepse ato kërkojnë të jesh i pandjeshëm dhe i pashpirtë. Ato pamje drithëruese e pasqyrojnë të vërtetën e dhembshme se kjo botë – me në krye pjesën e saj më të ‘civilizuarën’, atë Perëndimoren – nuk qëndron mbi bazat e humanizmit dhe njerëzores, por mbi ato raciste dhe të parasë, mbi ato që të bëjnë të ndejshëm ndaj fëmijës izraelit, por jo edhe ndaj fëmijës së masakruar palestinez. Dhe si e tillë, kjo botë nuk ia mohon Izraelit të drejtën të mbrohet nga sulmuesit, por duke…

Lexo më Shumë

Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski sonte në “Për apo kundër” deklaroi se BDI nuk ka çfarë t’u ofrojë qytetarëve nga sektori ekonomik se si ta përmirësojnë jetën e tyre. Ai thotë se BDI-ja nuk mund ta përmirësojë jetën e qytetarëve në Tetovë, Gostivar, Shkup, Kumanovë dhe tani po kërkon t’ia kalojë topin opozitës. “Ai po përpiqet në çdo mënyrë që të gjejë aktorë të brendshëm apo të jashtëm që mund të ndikojnë në një fragmentim të caktuar në OBRM-PDUKM, por do të përmend se grupi i deputetëve të OBRM-PDUKM-së asnjëherë nuk ka qenë më i bashkuar se sa…

Lexo më Shumë

Gjykata Penale e Shkupit të martën e pranoi kërkesën e Prokurorisë Publike për ndërprerjen e procesit gjyqësor për “aferën e përgjimeve”, për shkak të vjetërsimit të lëndës dhe ndryshimeve të reja në Kodin Penal, të cilat parashikojnë lehtësira për një sërë veprash që kanë të bëjnë me shpërdorim të detyrës zyrtare. Ky vendim nënkupton se do të lihen të lirë ish-drejtori i Policisë Sekrete të Maqedonisë së Veriut, Sasho Mijallkov, dhe pesë ish-zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për përgjimin e mbi 20 mijë qytetarëve maqedonas, përfshirë politikanë, deputetë, gazetarë, klerikë,…

Lexo më Shumë