Author: Jeta almakos

Maqedonia e Veriut është mesatarisht e përgatitur në pjesën e transportit. Është arritur përparim i kufizuar në të gjitha llojet e transportit, megjithëse është bërë përputhshmëri e pjesshme me legjislacionin e sigurisë së aviacionit, deklaron Komisioni Evropian (KE) në Raportin e Progresit të Vendit në vitin 2023. Në raport theksohet se organet inspektuese sektoriale ende nuk kanë kapacitet të nevojshëm administrativ dhe operacional dhe se nuk ka asnjë angazhim politik për realizimin e reformave të nevojshme sektoriale hekurudhore. Rekomandimet nga viti paraprak, siç thuhet në raport, nuk janë zbatuar dhe mbeten në fuqi. KE-ja rekomandon që shteti vitin e ardhshëm…

Lexo më Shumë

Nga OBRM-PDUKM përmes një njoftimi thonë se Maqedonia për herë të parë ka marrë Raport ku BE konkludon se nuk ka përparim në gati gjitha fushat. Sipas tyre, gjendja më e keqe është gjyqësia, sundimi i së drejtësi dhe korrupsioni që përfshihet në të gjitha sferat e shoqërisë. “Të korruptuarit Kovaçevski, Ahmet, Grubi dhe funksionarët tjerë të BDI dhe LSDM, në vend që të zbatojnë reforma, ata kanë biznese me miliona për ata dhe familjarët e tyre”, thonë nga OBRM-PDUKM. Ata shtojnë se i vetmi shpëtim për shtetin dhe qytetarët është fitorja e partisë së tyre.

Lexo më Shumë

Instituti për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes së Mirë (IPRG) në Shkup sot ka publikuar një anketë lidhur me rejtingun e partive dhe liderëve politik në Maqedoninë e Veriut.  Anketa është realizuar në periudhën prej 5 deri më 9 nëntor 2023 ka realizuar sondazh telefonik (anketë)  me 1050 anketues, në mostër përfaqësuese në nivel të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke marrë parasysh specifikat demografike të popullsisë, si përkatësia etnike, gjinia, vendbanimi dhe njësitë zgjedhore. Hulumtimi është realizuar për nevojat e IPDV me qëllim që të analizohet rejtingu i partive dhe politikanëve. Kjo anketë është realizuar me mjetet financiare të…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministrja Sllavica Gërkovska, në lidhje me vendimin e gjykatës për rastin “Feroinvest kundër IRL-së”, ka shkruar se liria e shprehjes, interesi publik dhe media e lirë janë prioritetet kryesore për një shoqëri. Ajo ka thënë se ata nuk duhet të kërcënohen apo pengohen në asnjë mënyrë. “Jam plotësisht kundër tentativave skandaloze për të diskredituar të drejtën e gazetarëve për të shkruar, alarmuar, kritikuar dhe shprehur dyshime. Profesioni i gazetarit duhet të jetë i pavarur, i lirë, i vetërregulluar nga organe dhe organizata mediatike autoritare, në përputhje me rregulloret ligjore dhe standardet gazetareske. Askush nuk ka të drejtë, as gjyqësori dhe…

Lexo më Shumë

Të dhënat nga buletini i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut tregojnë se ka shënuar rritje sasia e konfiskuar e marihuanës, kokainës dhe llojeve të tjera të drogës gjatë aksioneve policore në terren. Hulumtimi i organizatës joqeveritare “HOPS – Opsione për një jetë të shëndetshme”, thekson se së fundmi kokaina ka zëvendësuar heroinën si droga e dytë më e përdorur në mesin e të rinjve në Maqedoninë e Veriut menjëherë pas kanabisit. Vllatko Dekov nga kjo organizatë, tha se një gram kokainë e pastër në mesin e të rinjve shitet për 100 euro. “Gjenerata më të reja…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Fatmir Bytyqi u shpreh se masat e Qeverisë po japin rezultate, ndërsa inflacioni është në nivelin si para krizës. “E thamë se deri në fund të vitit se inflacionin do ta çojmë deri në nivelin para krizës. 3.5% është inflacioni i fundit, në muajin e fundit”, theksoi Bytyqi. Ai shtoi se gjatë muajit të fundit ka edhe rritje të çmimeve me pakicë për vetëm 1%/ “Në mars paga minimale do të jetë 22.500 denarë, ndërsa rritje pritet të ketë edhe paga mesatare”, u shpreh Bytyqi.

Lexo më Shumë

Ish kryetari i Aleancës për Shqiptarët, njëherit kryetar i kuvendit, Ziadin Sela së bashku me nënkryetaren, njëherit deputete e ASH-së, Ilire Dauti dhe deputeten Artina Qazimi, kanë takuar anëtarët dhe anëtaret e reja të cilët periudhën e fundit i janë bashkangjitur ASH-së në Tetovë, shkruan Top24. Drejtuesit e ASH-së, të shoqëruar edhe nga disa aktivist lokal kanë pirë një kafe me anëtarët më të rinjë dhe kanë bërë foto të përbashkët për prezentimin e tyre. Deputeja Dauti në postimin e saj shkruan: Tetova është gjer aty ku mendohet për të! Faleminderit Ziadin Sela që erdhet në mesin e njerëzve që…

Lexo më Shumë

Zyrtarët policorë kanë gjetur 16 vjeçare nga Shkupi e cila u raportua si e humbur. Nga policia theksojnë se vajza është gjetur në Qendër dhe se e kanë dorëzuar te prindërit. Gjatë ditës së djeshme, e ëma e vajzës 16 vjeçare në stacionin policor në Aerodrom raportoi vajzën e saj për të humbur. Ende nuk dihen shkaqet dhe ku ka shkuar vajza gjatë 24 orëve.

Lexo më Shumë

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Halil Snopçe në “Top Channel” komentoi edhe bashkimin e partive opozitare shqiptare. Sipas tij, tani për Lëvizjen BESA dhe Alternativa problem qenka ASH, dhe jo BDI. “Derisa ASH ishte në opozitë, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi nuk uleshin bashkë, tani ne jemi në Qeveri ata u bashkuan. Kjo i bie që ata nuk paskan problem me BDI, por me ASH-në”, theksoi Snopçe.

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, përmes një postimi në rrjetet sociale ka theksuar se një nga fushat në kuadër të Dialogut Strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA, është edhe heqja e regjimit të vizave nga ana e SHBA-së për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Osmani, përmes hashtagut “A e dini se” shkruan se po bëhen përpjekje që gjatë udhëtimeve të mënjanohen edhe kontrollet e qytetarëve tanë në doganën amerikane. Krejt kjo bëhet në fushën e “Bashkëpunimit dypalësh, qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit” ku në rrjedhë e sipër është qasja e vendit në programe të caktuara për udhëtim pa…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet Raportin e Komisionit Europian ku konfirmohet se edhe përkundër obstrukcioneve dhe bllokadave nga ana e opozitës, por edhe krizave energjetike, të sigurisë, finansiare, etj, Republika e Maqedonisë së Veriut po përmbush kushtet për të vazhduar rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Sipas raportit të KE-së është arritur progres deri në 81% të Kapitujve dhe nuk ka regres tek asnjë kapitull dhe sa i përket gatishmërisë së Kapitujve, ekziston një nivel adekuat të gatishmërisë deri në 90%. Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se Raporti i Komisionit Europian tregon qartë se pengesat kryesore për progres janë pikërisht…

Lexo më Shumë

Raporti i Komisionit Evropian është i drejtë dhe është pasqyrim i realitetit dhe është raporti më i keq që deri tani e ka marrë Maqedonia. Kështu thotë zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së Marija Miteva. “Kjo nuk është një situatë që është thjesht një retorikë e zhveshur politike, por një fakt sepse morëm edhe deklarata nga ana e ish ministrave dhe funksionarëve nga radhët e LSDM-së, të cilët konfirmuan se në raportet paraprake nga vitet e kaluara, të cilat ne si parti politike i kemi kritikuar, kishte një pjesë që thuhej përparim i dobët, ose përpaim i caktuar, se në disa fusha ka…

Lexo më Shumë